Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Mobi Dik, Herman Melville
  • Mobi Dik, Herman Melville

Mobi Dik, Herman Melville

Zenit Editions

Përveç këtyre vlerësimeve më të dukshme, të cilat prekin Mobi Dikun, që nuk ka si të zgjojnë veç rastësisht në shpirtin e çdo njeriu ndjesinë e alarmit, kishte edhe një mendim tjetër, ose më mirë të themi një tmerr të turbullt e të paemër që lidhej me të, i cili nganjëherë, për shkak të fuqisë që mbart, mbizotëronte krejtësisht gjithçka tjetër; edhe prapëseprapë kaq mistik dhe kaq pranë së të parrëfyeshmes qe ky mendim sa unë pothuajse rashë në dëshpërim me përpjekjen për ta hedhur në një formë të kuptueshme.

1 500 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Mobi Dik (kopertinë e trashë)

Origjinali: Moby – Dick or The Whale

Gjinia: Roman

Autori: Herman Melville

Shqipëroi: Rudi Erebara

Shtëpia botuese: Zenit Editions

Viti: 2014

Fq. 644

Pesha: 0.845 kg.

ISBN: 978-9928-113-28-3

Ky libër është në gjuhën shqipe

Fragment nga libri

Çfarë ishte balena e bardhë për Ahabin deri tani u dha një shenjë; se çfarë ishte, ndonjëherë, për mua, ende ka mbetur e pathënë. Përveç këtyre vlerësimeve më të dukshme, të cilat prekin Mobi Dikun, që nuk ka si të zgjojnë veç rastësisht në shpirtin e çdo njeriu ndjesinë e alarmit, kishte edhe një mendim tjetër, ose më mirë të themi një tmerr të turbullt e të paemër që lidhej me të, i cili nganjëherë, për shkak të fuqisë që mbart, mbizotëronte krejtësisht gjithçka tjetër; edhe prapëseprapë kaq mistik dhe kaq pranë së të parrëfyeshmes qe ky mendim sa unë pothuajse rashë në dëshpërim me përpjekjen për ta hedhur në një formë të kuptueshme. Unë veç mund ta vendos këtë ballë përpara teje. Lexoje, në mundsh...

Mbi autorin

Herman Melville (1 gusht 1819 – 28 shtator 1891), ndër shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë së gjithë kohëve dhe perkursor i prozës amerikane. Kryevepra e tij "Mobi Dik" u botua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar dhe më pas në vendin e tij SHBA dhe për shumë vite mbeti e papikasur prej kritikës, e cila sot e vendos atë unanimisht në romanet më të epërm të letërsisë botërore duke e cilësuar si eposi homerik modern. Vepra të tjera të rëndësishme të tij janë: Bartleby shkruesi, Omoo, Billi Bad marinari, Xhaketa e bardhë, Mardi etj.

Detajet e librit
Zenit Editions

Referencat specifike

isbn
9789928113283
ean13
9789928113283
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001939

Botuesi: Argeta LMG

Mbi uje, Gi de Mopasan

Titulli: Mbi ujëOrigjinali: Sur l'eduGjinia: NovelëAutori: Gi dë MopasanShqipëroi: Leonard MeroShtëpia botuese: Argeta – LMGViti: 2010Fq. 104Pesha: 0.11 kgISBN: 978-99956-17-64-6  
500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Bij dhe dashnorë, D. H. Lawrence

"Bij dhe dashnorë" është portretizimi i parë modern i një fenomeni që më pas, falë Frojdit, do të njihej si kompleksi i Edipit. Kurrë s'ka pasur djalë më të varur nga dashuria e nënës dhe më të mbushur me urrejtje për të atin sesa Pol Moreli, protagonisti i këtij romani.
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pakti

Zonja me kamelie, Aleksandër Dyma (i riu)

Njëri nga ta është Armandi, njeri i shtresave të larta. Ata jetojnë çaste të bukura të një dashurie të pamundur, e cila mbyllet me lotët mbi fletët e librit Manon Lesko.
650 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Don Kishoti i Mançës, Migel De Servantes Saavedra

Me pikëllim të madh u flet të afërmeve për gabimet e veta, dhe në atë gjendje pafuqie urdhëron që i lë trashëgiminë mbesës vetëm nëqoftëse ajo nuk martohet me një që ishte i dhënë pas leximit të librave kalorësiakë. Kjo kryevepër mbyllet kështu me vdekjen e heroit tonë, kalorësit Don Kishoti.
800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Familja e tmerrshme, Emil Zola

Tek "Familja e tmerrshme" kam dashur të studioj temperamente e jo karaktere. Këtu qëndron arsyeja e ekzistencës së librit. Kam zgjedhur personazhe të dërrmuara prej nervave të gjakut, të privuara nga vullneti i lirë, të shtyrë për të vepruar në jetë nga fataliteti i mishit.
1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000974

Botuesi: Dituria

E kuqja dhe e zeza, Stendal

Historia e të riut inteligjent e ambicioz, Zhylien Sorelit, që ka fatin të arsimohet dhe guximin e ambicjen të dallohet në shoqërinë e lartë, është gjithmonë aktuale. Dy dashuritë e tij; zonja Dë Renal dhe Matildë dë la Mol, janë simbol i kundërshtive të egra që përplasen në shpirtin e Zhylienit. 
1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Diaboliket, Barbey D’Aurevilly

Diaboliket është pa dyshim vepra më përfaqësuese e shkrimtarit me personalitet të spikatur, Jules-Amédée Barbey d’Aurevilly: krijesat e tij, perverse dhe tërheqëse, të përbinshme dhe të adhuruara, përshkruhen me kënaqësinë e atij që, teksa lë të shfaqet kudo dëshira dhe epshi, i jep rëndësi erotike ccdo detaji dhe heronjtë e tij, dandy të lodhur e të...
1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Kështjella e Kapelierit, Archibald J. Cronin

Kjo histori e famshme e Kroninit është një roman shpirttrazues krenarie, lakmie dhe ndëshkimi të tmerrshëm. Kur i ati e detyron Meri Brodin të shkëputet nga shkolla, duke prerë të gjitha kontaktet e saj me të shkuarën dhe të ardhmen, jeta e vajzës mbetet rrethi i ngushtë, i ftohtë, i trishtuar, i shtëpisë atërore në një qytet të vogël të Skocisë.
1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Jeruzalemi i çliruar, Torquato Tasso

Jeruzalemi i çliruar është një poemë epike nga poeti italian Torquato Tasso, botuar për herë të parë në vitin 1581, e cila tregon një version të mitizuar të Kryqëzatës së Parë, në të cilën, kalorësit e krishterë, të udhëhequr nga Godfrey i Bouillon – it, luftojnë myslimanët për të marrë Jeruzalemin.
2 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

1984, George Orwell

Uinston Smith punon për Ministrinë e së Vërtetës në Londër, qyteti kryesor i Rripit Ajror. Vëllai i Madh vëzhgon nga çdo poster, Policia e Mendimit zbulon çdo akt tradhtie. Kur Uinstoni gjen dashurinë me Xhulian, ai zbulon se jeta nuk ka pse të jetë e mërzitshme dhe plogështuese, ndaj i hapen sytë nga mundësitë e reja.
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Zenit Editions

Mobi Dik, Herman Melville

Çfarë ishte balena e bardhë për Ahabin deri tani u dha një shenjë; se çfarë ishte, ndonjëherë, për mua, ende ka mbetur e pathënë. Përveç këtyre vlerësimeve më të dukshme, të cilat prekin Mobi Dikun, që nuk ka si të zgjojnë veç rastësisht në shpirtin e çdo njeriu ndjesinë e alarmit, kishte edhe një mendim tjetër, ose më mirë të themi një tmerr të turbullt...
1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Mobi Dik, përshtatje për fëmijë, Herman Melvill

Në librin ‘’Mobi Dik’’, Melvill flet për ligësinë që përfaqësohet nga personazhet kryesore të rrëfimit:  në njërën anë balena e bardhë, si ligësia që shkatërron çdo gjë që i del përpara, dhe në anën tjetër kapiten Ahab, që paraqet ligësinë nga kokëfortësia.
600 Lekë
More
Në gjendje