Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,73 GBP 6,37 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
12,28 GBP 13,64 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,19 GBP 9,10 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
rubairat, omar khayam
  • Rubairat, Omar Khayam
  • rubairat, omar khayam

Rubairat, Omar Khayam

SKU000772
Onufri

Rubairat janë një nga veprat poetike më të bukura të botës. Janë aq të kjarta sa mund të merren vesh lehtë prej cilitdo këndonjësi të zakontë, aqë të thella nga kuptimi sa një Rubai vlen disa togje vëllimesh, aqë moderne nga mejtimet dhe ndjenjat, sa na duket që auktori i tyre ka rrojtur në kohët tona dhe në zemër të Evrop

4,55 GBP
4,09 GBP Ruaj 10%
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Rubairat
Gjinia: Poezi
Autori: Omar Khayyam
Shqipëroi: Fan S. Noli
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2007
Fq. 128
Pesha: 0.196 kg
ISBN: 978-99943-42-32-7

Komente mbi librin

"Rubairat janë një nga veprat poetike më të bukura të botës. Janë aq të kjarta sa mund të merren vesh lehtë prej cilitdo këndonjësi të zakontë, aqë të thella nga kuptimi sa një Rubai vlen disa togje vëllimesh, aqë moderne nga mejtimet dhe ndjenjat, sa na duket që auktori i tyre ka rrojtur në kohët tona dhe në zemër të Evropës. Natyrisht, hapim gojën kur mësojmë që ka rrojtur në zemër të Azisë dhe që ka vdekur tetëqint vjet më parë. Me gjithë këto, është një lajthim të besohet që Rubairat kanë mbirë në tokën persiane si për çudi. Përkundër, janë produkti natyral i kohës dhe i vendit të tyre, të cilat ishin mjaftë pëllore për të lindur të këtilla lule të rralla."

Fan Noli

"Lexoni Rubairat, me shpirt të kulluet, siç i ka shkrue Poeti, dhe do të lartësoheni shpirtnisht. Pse Vena e Dashunija, dy motivet qendrore të veprës së tij, pas vështrimit të tyne të zakonshëm, kanë marrë gati kuptime metafizike. E mu kjo fuqi idealizmi e ban tonin Omar Khajamin, dhe na ep përshtypjen sikur aj të ketë jetue jo në Lindje, por mu në zemër t'Evropës."

Pashko Gjeçi

 

Detajet e librit
SKU000772
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2839

Botuesi: Zambaku

Haxhi Murati, L. N. Tolstoj

Haxhi Murati, krahu i djathtë i luftëtarit epik të Kaukazit, Shejh Shamilit, bëhet i famshëm për trimëritë dhe bëmat e tij në sukseset që arriti në luftën çlirimtare kundër rusëve. Por, situata ndryshon nga një ngjarje, tisi i mistershëm i të cilës ende nuk është zbuluar. Haxhi Murati hyn në kalanë Vozdvijenskaja dhe u bë e ditur se ai kaloi në anën e...
4,09 GBP 4,55 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Fan Noli

I huaji, Albert Camus

Nga thellësitë e së ardhmes gjatë kësaj jete absurde që kisha bërë, një frymë e pakuptueshme ngjitej drejt meje duke kapërcyer vitet e pajetuara dhe kjo frymë rrafshonte në udhë e sipër gjithçka më shtrohej përpara në ato vite po aq të zbrazëta që po jetoja.
8,19 GBP 9,10 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000390

Botuesi: Albin

Getsbi i Madh, Frensis Skot Ficxherald

Protagonisti i këtij romani, Xhei Getsbi, në të vërtetë quhet Xhejms Gec; në pamje të parë, ai është një i pasur i ngeshëm që jeton jashtë Nju-Jorkut, buzë ngushticës së Long Islandit, në një vilë madhështore ku jep pritje të jashtëzakonshme.
3,27 GBP 3,64 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

1984, George Orwell

Uinston Smith punon për Ministrinë e së Vërtetës në Londër, qyteti kryesor i Rripit Ajror. Vëllai i Madh vëzhgon nga çdo poster, Policia e Mendimit zbulon çdo akt tradhtie. Kur Uinstoni gjen dashurinë me Xhulian, ai zbulon se jeta nuk ka pse të jetë e mërzitshme dhe plogështuese, ndaj i hapen sytë nga mundësitë e reja.
11,46 GBP 12,73 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2958

Botuesi: Zambaku

Pullaliu, Lev Tolstoi

Kopeja e kuajve dhe jeta e njërit prej tyre është objekti i novelës "Pullaliu", një metaforë e shoqërisë njerëzore, e padurimit, paragjykimit, ligësisë dhe mosdurimit të tjetrit, të ndryshëm.
3,27 GBP 3,64 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Panairi i kotësive, Uilliam M. Thekeri, vol. 1

Zonja Beki Sharp, antiheroina e romanit "Panairi i Kotësive". Sharp (i/e mprehtë) siç ka emrin ka edhe tipin. Ajo e përdor mençurinë dhe dinakërinë e saj për t'u ngjitur më lart në shkallën shoqërore përmes mjeteve të vetme të disponueshme nga një grua në Anglinë e asaj kohe – flirtim strategjik.
10,23 GBP 11,37 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botime Koliqi

Letra Ottlës dhe Familjes, Franz Kafka

 Përmes kësaj korrespondence, lexuesit mund të shohin një aspekt më intimitet të autorit të njohur, si dhe të kuptojnë më mirë kontekstin personal dhe historik të jetës së tij. Letrat ofrojnë një perspektivë të veçantë në krijimtarinë dhe personalitetin e Kafka-së, duke e bërë këtë libër një burim të çmuar për studiuesit dhe dashamirësit e veprës së tij.
8,19 GBP 9,10 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Njeriu i parë, Albert Camus

Por çdo çast e kishte degdisur drejt çastesh të tjera, çdo qenie drejt qenieve të tjera, dhe për ta mbyllur nuk kishte dashur asgjë nga ajo çka kishte zgjedhur, në mos po atë që pak nga pak i ishte imponuar përmes rrethanave, kishte zgjatur nga rastësia po aq sa nga vullneti, dhe më në fund ishte kthyer në domosdoshmëri: Xhesika. 
9,82 GBP 10,91 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Jeruzalemi i çliruar, Torquato Tasso

Jeruzalemi i çliruar është një poemë epike nga poeti italian Torquato Tasso, botuar për herë të parë në vitin 1581, e cila tregon një version të mitizuar të Kryqëzatës së Parë, në të cilën, kalorësit e krishterë, të udhëhequr nga Godfrey i Bouillon – it, luftojnë myslimanët për të marrë Jeruzalemin.
16,37 GBP 18,19 GBP
More
Ka mbaruar
Ndoshta mund të pëlqejë edhe