Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Ushtari i mirë Shvejk, vëllimi i dytë, Jaroslav Hashek
  • Ushtari i mirë Shvejk, vëllimi i dytë, Jaroslav Hashek

Ushtari i mirë Shvejk, vëllimi i dytë, Jaroslav Hashek

"O Shvejk! O Shën Mëri! Do t'ju pushkatoj! Hajvan! Gomar! O bajgë e qelbur! O hale! Të jesh kaq budalla, kaq idiot?!"

900 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Ushtari i mirë Shvejk, vëllimi i dytë (Kopertinë e trashë)

Origjinali: O sudy dobreho vojaka Svejka za svetove valky

Gjinia: Roman

Autori: Jaroslav Hashek

Shqipëroi: Gëzim Erebara, Tonin Bushati

Shtëpia botuese: Extra

Viti: 2003

Fq. 424

Pesha: 0.582kg.

ISBN: 978-99927-36-29-1

Mbi librin

"O Shvejk! O Shën Mëri! Do t'ju pushkatoj! Hajvan! Gomar! O bajgë e qelbur! O hale! Të jesh kaq budalla, kaq idiot?!""Si urdhëroni, tamam ashtu është, zoti toger, unë jam idiot!" Dhe ai, Jozef Shvejku, do të jetë me të vërtetë, sipas pohimit të vetë trupës mjekësore të përfaqësuar ashtu si duhej, budallai më i madh i kompanisë, por edhe dinak si një dhelpër, tregtar qensh (të vjedhur) në jetën civile dhe pijanec tërë kohën e kohës.

Historia e tij dhe vetë personi tij janë kthyer në legjendë. Jarosllav Hashek e krijoi personazhin në vitin 1911. Emrin e mori nga një deputet çek, Shvejku, që ishte bërë i njohur për numrin e pallogaritshëm të gomarllëqeve që nxirrte nga goja, pa e ditur se ç'dërdëlliste. Model qe gjithashtu edhe adjedanti Straslipska, pijanec i njohur në mbarë qytetin, dhe që më pas u desh të lumturohej nga ajo lavdi e dyshimtë, sepse jo kushdo hyn në letërsinë botërore. Ç'e bën kaq komik ushtarin? Ai është "i mirë", sepse bën gjithmonë atë që i kërkojnë të bëjë dhe se miraton çdo gjë që i thonë.

Në marrëdhënie me pushtetin, Shvejku është i përherë i binduri që u del përpara gjërave. Dhe ç'lumë fjalësh për të mos thënë asgjë! Ai nuk i merr seriozisht pyetjet që i bëhen dhe përgjigjet pa dredha, duke thënë pikërisht atë që i vjen në mendje, që në njëfarë mënyre është diçka në shkallën zero të arsyes, por që merr një forcë të madhe në fushën e humorit. Ky libër mbetet si satira më e bukur antimilitariste në historinë e letërsisë botërore.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789992736291
ean13
9789992736291
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2724

Botuesi: Fan Noli

Klubi Pikuik, Charles Dickens, vol. 2

Pak nga pak, z. Uinkëll arriti t'ia fitonte zemrën z. Benxhamin Alen, e madje edhe zhvilloi një bisedë miqësore me z. Bob Sojer, të cilin, i gjallëruar nga konjaku, silla dhe muhabeti, dalëngadalë e kaploi qesëndisja dhe tregoi me ngazëllim të njëmendtë një gazmore të bukur.
1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Ema, Jane Austen

Ema Udhaus është e bukur, e pasur dhe inteligjente. Ajo është e kënaqur me jetën e saj dhe nuk ndien nevojën e dashurisë apo të martesës. Megjithatë, asgjë nuk e tërheq më shumë sesa ndërhyrja në dashuritë e të tjerëve. Ajo pleks disa intriga dashurore dhe në fund gjendet e kapur në rrjetën e tyre.
1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU002004

Botuesi: Pegi

Eter e bij, Ivan Turgeniev

"Ky roman, përveç bukurisë artistike, është i përsosur edhe sepse zgjon mendimin, të shtyn drejt arsyetimit... Kjo ndodh edhe sepse romani është i tëri i sinqertë dhe të prek në thellësi. Vepra, nga kreu deri në rreshtin e fundit, është shkruar me shumë ndjenjë..."
600 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000261

Botuesi:

Kolonel Shaberi, Honore de Balzak (Balzaku)

Titulli: Kolonel ShabëriAutori: Honore dë Balzak (Balzaku)Botuesi: ABCViti: 2007Pesha: 0.1 Kg. Mbi autorin Honoré de Balzac lindi në Turs më 20 maj të 1799. Ne moshen 8 vjeçare mamaja e tij e dërgoi te studidonte ne oratorin e V
200 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Cranford, Elizabeth Gaskell

Krenfordi është një qytezë e vogël në zemër të Anglisë, ku gjithçka duket se shkon mbroth. Jemi në gjysmën e parë të viteve 1800 dhe tregimtarja jonë, - tani jo më e reja Meri Smith, - na rrëfen historitë e qytezës që vëzhgohet nga sytë e vëmendshëm të mikeshave të saj fisnike, të cilat janë edhe protagonistet e jetës së saj sociale.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Arsye dhe ndjenjë, Jane Austen

Tri motra humbasin të atin dhe gjenden ngushtë ekonomikisht për shkak të makutërisë së kunatës së tyre.
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Santori

Bota e djeshme, Stefan Zweig

Bota e djeshme janë Vjena dhe Europa e 1914 – s, ku Stefan Cvajgu u rrit dhe pati sukseset e para si shkrimtar, ku lexoi me pasion, shkroi dhe udhëtoi, lidhi miqësi me Frojdin, Rilken dhe Valerinë... Një botë e stabilizuar ku, me gjithë tensionet nacionaliste, liria e mendimit gëzonte gjithë të drejtat.
1 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Ditari sekret 1836-1837, A. S. Pushkin

Fati po realizohej – kisha thirrur Dantesin në duel. Mos është kjo vdekja e dhunshme nga një flokëbardhë që më kishte paralajmëruar një fallxhore gjermane? Dantesi u bë shpagimi i fatit për karakterin tim të dobët. Në qoftë se fitorja do të jetë në anën time, atëherë unë do të përmbys ligjet hyjnore dhe Venusi do të mbretërojë pafundësisht në qiejt e mi.
500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000798

Botuesi: Cabej

Faust, Johann Wolfgang von Goethe

Fausti nuk është vetëm një univers botëkuptimor për nga gjerësia dhe larmia e ideve, që trajtohen, përmenden apo thjesht vegojnë në të dhe që zbulohen apo shpalosen vazhdimisht në një dritë të re para nesh, sa herë që marrim të lexojmë a rilexojmë tërë veprën apo pjesë të caktuara të saj.
1 000 Lekë
More
Ka mbaruar