Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Sfidat e një humani, Clyde (Klajdi Thaçi)
  • Sfidat e një humani, Clyde (Klajdi Thaçi)

Sfidat e një humani, Clyde (Klajdi Thaçi)

Dituria

Në frymën e romaneve të famshme distopike, shumë të pëlqyera sidomos nga të rinjtë, vjen një roman që ka në qendër Truentin me 11 sfidat e tij, nga një vend me emër të trilluar, Trembaldi, "futur në ujë prej grykësisë së më të fortëve dhe djallëzoreve"!

7,49 CHF
6,74 CHF Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Sfidat e një humani
Origjinali: Sfidat e një humani
Gjinia: Roman
Autori: Clyde (Klajdi Thaçi)
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2021
Fq. 176
Pesha: 0.273 kg
ISBN: 978-9928-335-98-2
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Nevoja për të vënë drejtësi mbi fatin dhe pranimi i së vërtetës, qoftë edhe e hidhur, janë shtyllat që krijojnë shtegun drejt të cilit përvijohet e gjithë jeta e Truentit. I mbetur vetëm me nënën e verbër, pasi braktiset nga i ati, i riu nga Trembadi i shpall luftë fatit dhe kërkon të ndryshojë përfundimisht rrethanat në të cilat jeta e ka vendosur. Megjithatë, rruga drejt përmbushjes së misionit, është e mbushur me sfida, të cilat i përjeton dyfish për shkak të karakterit tepër të ndjeshëm. Papritmas, dashuria e fortë për Retorikën, gazetaren që e njeh rastësisht, zë peshën qendrore në mendimet e tij dhe e largon prej qëllimeve që i kishin dhënë deri atëherë kuptim realitetit që kishte krijuar. Tradhtia e mikut më të ngushtë, vëmendja e tepruar ndaj veprimeve dhe qëllimeve të njerëzve, bota e tyre e errët... bëhen burim i trazimit të tij të brendshëm. Truenti pret nga të tjerët përsosmëri dhe, kur këtë nuk e gjen, zhgënjehet, zhgënjehet vazhdimisht. Virgjëria, seksi, paratë dhe të mirat materiale, braktisja, marrëdhënia prind-fëmijë - të gjitha të trajtuara në këtë libër, ku eksplorohet veçanërisht bota e brendshme njerëzore dhe zërat që lindin e mbesin përgjithmonë aty.

Detajet e librit
9789928335982
9789928335982
2 libra të tjera në këtë kategori: