Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur

Rezultatet e kërkimit

Janë 108 libra.

Je duke parë 1 - 12 nga 108 artikull(j)

Botuesi: Onufri

Romanet me një vëllim, Martin Camaj

Tiranitë, krahas nervozizmit dhe stuhive kalimtare, janë përpjekur të krijojnë portat e rreme e të gabuara. Në ngrehinën e përkorë të letrave shqipe, atje ku është duke zënë vendin e vet Martin Camaj, ashtu si në çdo panteon, hyhet vetëm prej një porte, asaj të madhes. E ajo portë, siç e tregon emri, nuk njeh veçse arsyet e mëdha.
3 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Më thuaj kush jam, Julia Navarro

Guilermoja, një gazetar jo fort i suksesshëm, pranon propozimin e tezes së vet për të hetuar rreth jetës së stërgjyshes, Amelia Garajoa, një grua për të cilën dihej vetëm se kishte braktisur të shoqin dhe të birin pak para se të shpërthente Lufta Civile në Spanjë.
1 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Kalorësi i bronztë, Paullina Simons

"Kalorësi i Bronztë" paraqet tmerret e sulmit gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore në Rusi dhe fatet e kryqëzuara të dy të dashuruarve. Dy motra, Tatiana dhe Dasha, ndajnë të njëjtin krevat, në një dhomë tepër të ngushtë, me vëllain dhe prindërit.
1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Trilogjia e mjegullës, Carlos Ruiz Zafon

Në Kalkutën e vitit 1916, një tren në flakë shqyen natën, ndërsa binjakët e porsalindur, Beni dhe Sheri shpëtojnë për mrekulli. Gjashtëmbëdhjetë vjet më vonë, thëngjijtë e atij zjarri kthehen e nisin sërish të digjen rreth dy të rinjve, duke shënjuar fatin e tyre.
1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Kënga e Qyqes, Robert Galbraith

Kur një modele me jetë të trazuar bie nga ballkoni i hotelit në rrugën Mejfër dhe gjen vdekjen, të gjithë mendojnë se ajo ka vrarë veten. Por vëllai i saj ka dyshimet e veta, ndaj pajton një hetues privat, Kormoran Strajkun, për të shqyrtuar rrethanat.
1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Keini dhe Abeli, Jeffrey Archer

Duke huazuar titullin e këtij romani nga Bibla, nga historia e vëllezërve Kain dhe Abel (Cain and Abel), britaniku Jeffrey Archer na risjell nëpërmjet një drame njerëzore, historinë e dy djemve që lindin në dy anë të ndryshme të botës.
1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Panairi i kotësive, Uilliam M. Thekeri, vol. 1

Zonja Beki Sharp, antiheroina e romanit "Panairi i Kotësive". Sharp (i/e mprehtë) siç ka emrin ka edhe tipin. Ajo e përdor mençurinë dhe dinakërinë e saj për t'u ngjitur më lart në shkallën shoqërore përmes mjeteve të vetme të disponueshme nga një grua në Anglinë e asaj kohe – flirtim strategjik.
1 250 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Argeta LMG

Panairi i kotësive, Uilliam M. Thekeri, vol. 2

Zonja Beki Sharp, antiheroina e romanit "Panairi i Kotësive". Sharp (i/e mprehtë) siç ka emrin ka edhe tipin. Ajo e përdor mençurinë dhe dinakërinë e saj për t'u ngjitur më lart në shkallën shoqërore përmes mjeteve të vetme të disponueshme nga një grua në Anglinë e asaj kohe – flirtim strategjik.
1 250 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000054

Botuesi: Botimet Dudaj

Historia pa mbarim, Michael Ende

Ky roman i botuar më 1979, i përkthyer menjëherë në shumë gjuhë të huaja të botës dhe i nderuar me dhjetë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, është libri i një fantazie shpërthyese, që mbart në vetvete një ndërthurje filozofish të larmishme, ku kritika ndaj epokës sonë mbështillet nga simboli artistik dhe ku lënda poetike dhe misteri i nënshtrohen një...
1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Kështjella, Franc Kafka

Në botimin e vitit 1951, Maks Brodi dëshmon se sipas fjalëve të Kafkës romani do të përfundonte me vdekjen e K – së në kohën që i vjen lajmi nga Kështjella se ishte miratuar për të leja e qëndrimit.
1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: SARAS

Portreti i Belinit, Jason Goodwin

Nëse doni vërtet të merrni arratinë nga kjo botë e sotme, e ftohtë dhe e mërzitshme, ky është libri që ju çon në një tjetër botë. Aq sa është një roman letrar dhe trillim historik, aq edhe një mister. Hetimi i shpie këta detektivë mendjemprehtë, guximtarë dhe tërheqës, në Venecia, ku lexuesit fatlumë përjetojnë një periudhë të magjishme të historisë së...
1 200 Lekë
More
Ne gjendje