Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur

Rezultatet e kërkimit

Janë 19 libra.

Je duke parë 1 - 12 nga 19 artikull(j)

Botuesi: Albas

Sojliu mendjemprehtë, Don Kishoti i Mançës, Miguel de Cervantes Saavedra

Shumë pak mund të ketë ngelur pa thënë për Don Kishotin. Në këtë kulm të letërsisë universale, në romanin e parë modern, Servantesi trilloi historinë e një sojliu fshatar, i cili marroset prej leximit të tepërt të romaneve kalorësiake dhe, si kalorës i mirëfilltë endacak, merr udhët me qëllimin e mirë për t’u ardhur në ndihmë nevojtarëve.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001891

Botuesi: Dritëro

Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, Dritëro Agolli

Kronikë e karrierës së palavdishme të një zyrtari "në vijë", romani është në të njëjtën kohë pasqyrë e pozitës së mjerë të vartësit të tij, Demkës, një kalemxhi i stërvitur, që pak nga pak është ndarë me talentin. Vitet e fundit, veçanërisht pas botimit në Francë, këtij romani i është rikthyer vëmendja.
1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Zenit Editions

Servantesi: Loja e Botës, Harold Bloom

Don kishoti dhe Sanço janë bashkëbisedues idealë. Ajo që e lidh Donin me shqyrtarin e tij, është pjesëmarrja e ndërsjelltë në atë që quhet ‘’rregulli i lojës’’, ndërsa ndërsjelltësia e tyre është një dashuri noprane për  sho-shok.
400 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2571

Botuesi: Te tjere

Poezi, Federico Garcia Lorca

Çfarë të them për poezinë? Çfarë mund të them për këto re, për këtë qiell? T'i shoh, t'i shoh, t'i shoh... dhe kurrgjë më tepër. Ti do ta kuptosh se një poet nuk mund të thotë kurrgjë për Poezinë. T'ua lëmë këtë detyrë kritikëve dhe profesorëve. Mirëpo as ti, as unë, as kurrnjë poet nuk e dimë ç'është poezia.
250 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Misteri i kriptit të magjepsur, Eduardo Mendoza

Zhdukjet e mistershme të vajzave në kolegjin e motrave lazariste të San Gervasios janë pikënisja e aventurës detektiveske që ka si protagonist pacientin e një çmendine, i cili, i detyruar të bëhet detektiv, përfshihet në gjithfarë incidentesh prej të cilave ia del mbanë, duke e përmbushur misionin dhe duke zbuluar një farsë të ndërlikuar pasanikësh.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Ligjërata, Jorge Luis Borges

Kështu ndodhi që në moshën 47 vjeç, para meje u hapën perspektivat e një jete të re dhe pasionuese. Udhëtova në veri e në jug të Argjentinës dhe Uruguait, duke mbajtur ligjërata për Swedenborg – un, Blake – un, për mistikët persianë dhe kinezë, për budizmin dhe poezinë gauço, për Martin Buber – in, për Kabalën.
700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000247

Botuesi: Ideart

Koha e Sheges, Naim dhe Sami Flamuri

Ishte fati ynë gjithë ç'ka do të lexoni në këtë libër. Dhe historitë që fillojnë me fatin tonë, fatin e një familjeje, ndërthuren e lidhin histori të tjera, më të mëdha, mbipersonale, që nga gjetja e varrit të humbur ku prehet shtati i motrës së Skanderbegut, që prej të dhënave mbi Otellon - Arapin e Venetikut.
500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Flutura mes gjinjve, Mira Meksi

Shkrimi i Mira Meksit është një nga shembujt e shkëlqyer të investigimit letrar, të tejkalimit të rrëfimit tradicional dhe të krijimit të një tregimi të ri në letërsinë shqipe ku gërshetohen elemente të esesë, realizmit magjik dhe tregimit neofantastik.
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2105

Botuesi: Dituria

Emri i trëndafilit, Umberto Eco

Vepra më e njohur letrare e Umberto Ecos, Emri i trëndafilit, i jepet përsëri lexuesit, por në një ribotim të riparë e të përpunuar pas 32 vjetësh nga vetë autori. "Ky nuk është një rishkrim", – thotë Eco në një intervistë. "Është një pëmirësim kozmetik, por disa portete kanë pësuar më shumë se një tualet."
1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Dueli, Agron Tufa

Marrëdhënia midis persekutorit, viktimës dhe mbrojtësit të saj (dalëzotësit) është shumë e ndërlikuar. Sidoqoftë, në letërsinë klasike ndeshim një skemë estetike tepër të konsumuar dhe të ngurtë të këtyre marrëdhënieve.
1 000 Lekë
More
Në gjendje