- Çmim i zbritur

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Në rininë e tij, si djalosh i talentuar në pikturë, por edhe krenar e i vëmendshëm ndaj mjerimit ku ishte zhytur vendi, artisti Masuxhi Ono, nuk dëshironte t’ia kushtonte artin e tij vetëm kremtimit të bukurisë fizike, asaj “botës fluturake” të jetës së natës, qejfeve dhe zdërhalljeve me miq e geisha.
Titulli: Artist i botës flutarake
Origjinali: An artist of the floating world
Gjinia: Roman
Autori: Kazuo Ishiguro
Shqipëroi: Loran Gami
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2019
Fq. 234
Pesha: 0.372 kg
ISBN: 978-9928-233-97-4
Masuxhi Ono është një artist japonez, piktor, tashmë i dalë në pension, i cili ka humbur të birin dhe të shoqen gjatë Luftës së Dytë Botërore. Tashmë, i qetë dhe babaxhan, jeton me të bijat, i përkushtohet të nipit si një gjysh i mirë dhe kopshtit të shtëpisë së tij të bukur. Në pamje të parë, asgjë nuk i trazon ujërat e kësaj pleqërie të bardhë. Mirëpo, bisedimet për martesën e vajzës së dytë, sipas zakoneve japoneze, do të nxjerrin në pah kujtime dhe shqetësime të së kaluarës së tij.
Në rininë e tij, si djalosh i talentuar në pikturë, por edhe krenar e i vëmendshëm ndaj mjerimit ku ishte zhytur vendi, artisti Masuxhi Ono, nuk dëshironte t’ia kushtonte artin e tij vetëm kremtimit të bukurisë fizike, asaj “botës fluturake” të jetës së natës, qejfeve dhe zdërhalljeve me miq e geisha. Në vend të kësaj, ai e vuri artin e tij në shërbim të lëvizjes imperialiste që e shpuri Japoninë drejt Luftës së Dytë Botërore. Mirëpo, zgjedhjet e tij gjatë luftës, të volitshme për atë kohë, kanë lënë gjurmë në sytë e kolegëve dhe miqve, duke ia cenuar reputacionin.
Megjithatë, plaku, duke menduar se ka vepruar në të mirë të vendit, nuk e kupton zemërimin dhe përbuzjen ndaj tij. Atij i duket sikur jeton në një botë krejt të huaj dhe i vetmi realitet për artistin mbetet idealizimi i vetvetes, jeton me këmbëngulje dhe nuk arrin të bëjë hesapet me përgjegjësitë e veta. I akuzuar nga shoqëria për dështimin e saj dhe i fyer për stilin e tij estetik në të shkuarën, ai përshkon nga e para historinë e tij personale, që e bën edhe hero, edhe burracak, por mbi të gjitha, një qenie njerëzore. Romani “Artist i botës fluturake”, ka qenë kandidat për fitimin e Man Booker Prize, më 1986, dhe po në të njëjtin vit ka fituar Whitebread Book Award, një çmim që jepet për shkrimtarët që jetojnë në Britani dhe në Irlandë.
“Artist i botës fluturake” është romani i përsosur, në të cilin Ishiguro shpreh trashëgiminë e tij japoneze dhe ngërthen bukurinë dhe delikatesën e prozës angleze.
Temat që më mahnisin në këtë roman janë: pengu, faji, luhatshmëria e kujtesës, dhembjet e plakjes dhe vetmia. Stili i Ishiguros është i përmbajtur dhe në libër duket sikur nuk ndodh asgjë, mirëpo sa herë e mbaroj së lexuari, e shoh Onon – dhe botën – në një dritë krejt tjetër.
“Artist i botës fluturake” është një vëzhgim delikat i një Japonie të trazuar të pas luftës, një periudhë ku bindjet ishin përmbysur, sistemi politik kishte ndryshuar, hierarkia e brezave dukej se kishte rënë, madje edhe gjeografia e qyteteve kishte ndryshuar. E gjitha kjo është më e prekshme, parë nga sytë e një njeriu që refuzohet nga e ardhmja dhe që zgjedh të refuzojë të shkuarën e tij.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Pegi
Botuesi: Pegi
Botuesi: Pegi
Botuesi: Pegi
Botuesi: Faber and faber
Botuesi: Pegi
Botuesi: Pegi
Botuesi: Pegi
Botuesi: Pegi
Në rininë e tij, si djalosh i talentuar në pikturë, por edhe krenar e i vëmendshëm ndaj mjerimit ku ishte zhytur vendi, artisti Masuxhi Ono, nuk dëshironte t’ia kushtonte artin e tij vetëm kremtimit të bukurisë fizike, asaj “botës fluturake” të jetës së natës, qejfeve dhe zdërhalljeve me miq e geisha.
check_circle
check_circle