Ngjarjet e këtij romani rrëfehen nga mazhordomi Stivens, i cili për më shumë se tridhjetë vjet ka jetuar në Darlington Holl, rezidenca madhështore e lordit Darlington. Stivensi rrëfen një pjesë të jetës së tij, diku nga mesi i viteve '30, një periudhë e ngarkuar për të personalisht, por edhe për historinë e Anglisë dhe të Evropës.
Si mund të shërohen plagët e vjetra, kur krimbat gëlojnë në to? Si mund të mbretërojë përjetë një paqe e ngritur mbi masakrat apo dredhitë e një magjistari? E kuptoj se me sa zell dëshironi që tmerret tuaja të vjetra të pluhurosen në hiç. Por ato presin nën shtresën e tokës, si kocka të bardha që njerëzit t’i zhvarrosin.
Në rininë e tij, si djalosh i talentuar në pikturë, por edhe krenar e i vëmendshëm ndaj mjerimit ku ishte zhytur vendi, artisti Masuxhi Ono, nuk dëshironte t’ia kushtonte artin e tij vetëm kremtimit të bukurisë fizike, asaj “botës fluturake” të jetës së natës, qejfeve dhe zdërhalljeve me miq e geisha.
Kur ishte fëmijë Keti, tashmë tridhjetë e një vjeçare, jetonte në Heilsham në një shkollë private, ku fëmijët ishin strehuar larg nga bota e jashtme, të rritur me idenë se ata ishin të veçantë dhe mirëqenia e tyre ishte e rëndësishme jo vetëm për ata, por për gjithë shoqërinë.
But Ray has his own buried feelings to contend with. Decades earlier, he and Emily would listen to jazz when they were alone, and now, as Sarah Vaughan sings through the speakers, he struggles to control everything the sound brings with it.
Nga mjedisi i qetë dhe i huaj i shtëpisë së saj angleze, Etsuko, një grua japoneze që tashmë jeton vetëm, largon vështrimin nga e tashmja e dhembshme për të kërkuar gjetkë kuptimin dhe arsyen e jetës së saj. E angështuar nga vetëvrasja e vajzës së madhe, ajo kthehet pas me mendje deri në Nagasaki, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, ku në shkretinë...
But then as he traverses a landscape by turns eerie and comical - and always strangely malleable, as a dream might be - he comes steadily to realise he is facing the most crucial performance of his life.