Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
120,75 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
115,00 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Te teatri, Elsa Demo
  • Te teatri, Elsa Demo

Te teatri, Elsa Demo

Berk

Turma solli ndër mend dialogët e çdo nate gjatë periudhës së rezistencës në atriumin e gjelbër, refrenin: “monument do të thotë të kujtosh”.

172,50 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Te teatri
Origjinali:Te teatri
Autori: Elsa Demo
Botues: Berk
Viti: 2023
Fq. 468
Pesha: 0.600 kg
ISBN: 978-9928-368-11-9
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Në të gdhirë të 17 majit 2020, kur Tirana ishte e zhytur në gjumin e zgjatur të së dielës dhe në shtetrrethimin prej pandemisë, u shemb brenda pak orësh Teatri Kombëtar. Përpara ndërhyrjes së mjeteve të rënda, ishin ndërprerë burimet e ndriçimit dhe valët wi-fi rrotull korpusit teatror, përkarshi Ministrisë së Brendshme. Forca të armatosura e të shumëfishta të ndërhyrjes së shpejtë, hynë në ambjentet e teatrit dhe nxorën jashtë me dhunë artistët dhe aktivistët, që prej dy vitesh mbronin objektin. Muajt e fundit, duke ndjerë rrezikun, roja e tyre ishte bërë e përnatshme. Jo më kot slogani “Monument kulture, mbrohet nga shteti”, nisi të përdoret në formën “Monument kulture, mbrohet nga populli”, banderolë që qëndroi deri ditën e fundit në oborr.

Qytetarët arritën në vendngjarje në mëngjes, më këmbë, sepse edhe transporti urban ishte jashtë shërbimit (zgjatja e kufizimeve dhe e ndalimqarkullimit në qytet përtej parashikimit, u analizua më vonë si një plan i mirëmenduar nga qeveria dhe bashkia e kryeqytetit për shembjen e teatrit). Njerëzit panë mjegullën e pluhurit, dëgjuan zhurmën gërryese të ekskavatorëve që rrëzonin muret dhe shkulnin themelet, sikur të ishin rrënjët e një kanceri në tokë. Në fund, e vetmja gjë që mbeti në fushëpamje, ishin pishat, mbjellë në oborrin e teatrit pas vitit ’90, si homazh për ata që kishin luajtur Hamlet dhe Klaud, po edhe sekretarë partie e figura shqiptarësh të nënshtruar. Turma solli ndër mend dialogët e çdo nate gjatë periudhës së rezistencës në atriumin e gjelbër, refrenin: “monument do të thotë të kujtosh”.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928368119
ean13
9789928368119
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: UET Press

Loja që ndryshoi Shqipërinë, Sokol Balla

Idhulli im dhe i miliona tifozëve, Franz Beckenbauer, si dhe Robert Papa, pranë tij, ngelën të habitur. Një djalë i ri, me syze, bëri aktin e paprecedent: po i kërkonte Kaiserit një autograf mbi një foto të tijën, me ngjyra, me Kupën e Botës që kishte ngritur dy muaj më parë, në Romë.
103,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001767

Botuesi: Te tjere

Mergim Mbreteror: Mbreti Zog & Mbreteresha Geraldina, Neil Rees

Pas Luftës së Dytë Botërore, Shqipërisë i duhej një mbret i ri, post i cili iu ofrua personave të ndryshëm. Gjatë viteve 1920, një prijës shqiptar, me ndihmën e oficerëve në pension të ushtrisë Britanike, vendosi rend në vend. Në vitin 1928, ai mori titullin Mbreti Zog.
57,50 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001666

Botuesi: Onufri

Mbi krimin në Ballkan, Ismail Kadare

Lënda që përfshin ky libërth, në radhë të parë letrat, bashkë me gjykimet mbi to, kapin një periudhë çerekshekullore: 1987-2011. Ngjarje të mëdha, kanë tronditur në këtë kohë, gjithë planetin, veçanërisht kontinentin europian, rrjedhimisht gadishullin ballkanik, e bashkë me të, hapsirën tonë shqiptare.
57,50 SEK
More
In Stock

Referenca: SKU000391

Botuesi: Botimet Dudaj

Historia diplomatike e ceshtjes Shqiptare, Arben Puto

Arben Puto është një prej historianëve më të njohur shqiptarë. Në vitet e punës së vet në fushën e studimeve, ai ka shkruar disa libra, ndër të cilët përmendim "Çështja Shqiptare në aktet ndërkombëtare pas Luftës së I Botërore", "E Drejta Ndërkombëtare Publike Libër Universitar", "Historia diplomatike e çështjes shqiptare 1878-1926".
115,00 SEK
More
Ka mbaruar

Qeverisja e Shqipërisë, Gjet Ndoj

Libri që ka rrokur 630 referenca nga 2500 dokumenta të nxjerra nga Arkivit  të Shtetit e Arkivit të Forcave të Armatosura. “Qeverisja e Shqipërisë gjatë Luftës së II Botërore (1939 – 1944)” sjell një tjetër vështrim për atë që ka ndodhur në Shqipëri, për të vërtetën.
287,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Artini

Bektashinjtë Shqiptarë, Robert Elsie

Ndonëse është shkruar shumë për bektashinjtë në Turqi, pak është botuar për degën shqiptare të sektit. Robert Elsie shqyrton historinë dhe kulturën e bektashinjve, analizon shkrimet për rendin nga udhëtarët e hershëm në rajon si Margaret Hasluck dhe Sir Arthur Evans dhe sjell një listë gjithëpërfshirëse të teqeve dhe tyrbeve në Shqipëri dhe në vendet...
230,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Reklama

Shqipëria, Arturo Galanti

Një vepër monografike mbi Shqipërinë, e shqyrtuar në aspektet gjeografike, etnografike, historike, por njëkohësisht edhe në kuadrin e politikës së jashtme italiane e të gjeopolitikës europiane...
138,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001919

Botuesi: Fishta

Skënderbeu, një histori politike, Aurel Plasari

Skënderbeu ishte jo vetëm një nga ushtarakët më të shquar të shek. XV. Ai ishte gjithashtu një realist politik. Historiani që studion burimet dokumentare lidhur me karrierën e tij gjen dëshmi të pareshtura të qartësisë së vizionit të Skënderbeut.
379,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dodona Press

Shqiptarët dhe krijimi i shtetit Grek, Elena Kocaqi

Rebelimi u organizua si një luftë fetare që zhduku të gjithë popujt e feve te tjera si hebrejt, katolikët dhe myslimanët dhe urdhërin për këtë gjë nga burimet historike, duket se e ka dhënë Ipsilanti, nje ortodoks nga Azia, i mbështetur nga Rusia .
172,50 SEK
More
Në gjendje

Syrja dhe Eqrem Bej Vlora 1890-1913, vol.1, Beqir Meta, Hasan Bello

Hartimi i një korpusi dokumentar mbi kontributin dhe aktivitetin e Syrja dhe Eqrem Bej Vlorës ka si qëllim të hapë siparin e këtyre studimeve, për t`i dhënë shtysë studiuesve dhe historianëve të hedhin dritë mbi rolin që këto dy figura kaq të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare dhe Pavarësisë Shqiptare kanë dhënë në këtë periudhë.
230,00 SEK
More
Në gjendje