Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,29 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,93 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
10,41 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Marrëveshja e Mukjes, Uran Butka
  • Marrëveshja e Mukjes, Uran Butka

Marrëveshja e Mukjes, Uran Butka

Lumo Skëndo

Marrëveshja e Mukjes lindi si një nevojë për bashkëpunim mbarëkombëtar gjatë Luftës Antifashiste, për vetëmbrojtje e çlirim dhe për një Shqipëri të lirë, demokratike e popullore, siç u vendos atje.

10,41 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Marrëveshja e Mukjes
Origjinali: Marrëveshja e Mukjes
Gjinia: Histori
Autori: Uran Butka
Shtëpia botuese: Instituti i Studimeve Historike "Lumo Skëndo"
Viti: 2018
Fq. 240
Pesha: 0.310 kg
ISBN: 978-9928-4416-9-0
Ky libër është në gjuhën shqipe



Mbi librin

Kuvendi i Mukjes, ose siç u quajt në atë kohë "Lidhja e Mukajt", për analogji me Lidhjen e Prizrenit (1878), u mblodh në datat 1-2 gusht të vitit 1943, në fund të pushtimit Italian dhe në prag të pushtimit gjerman të Shqiperisë, pra, në një moment kyç të historisë dhe arriti të bashkonte të dy anët antagoniste politike dhe ushtarake të asaj kohe, organizatën e Ballit Kombëtar dhe Këshillin e Peëgjithshëm Nacionalçlirimtar, duke prodhuar Marrëveshjen kombëtare të Mukjes, një nga më të rëndësishmet e më të veçanta në historinë moderne të Shqiperisë.

Marrëveshja e Mukjes lindi si një nevojë për bashkëpunim mbarëkombëtar gjatë Luftës Antifashiste, për vetëmbrojtje e çlirim dhe për një Shqipëri të lirë, demokratike e popullore, siç u vendos atje. Marrëveshja e Mukjes është simbol i bashkimit, por edhe i ndarjes, i kompromisit historik, por edhe i mosmarrëveshjes, i unitetit kombëtar, por edhe i tradhtisë, i shansit historik, por edhe humbjes së këtij shansi, i fjalës së bekuar, por edhe i fjalës së mallkuar (siç u shkrua në atë kohë ), i luftës së përbashkët të të gjithë faktorëve politikë e ushtarakë shqiptarë kundër pushtuesve nazifashistë, por edhe të luftës civile brenda vetes, pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes.

Detajet e librit
Lumo Skëndo

Referencat specifike

isbn
9789928441690
ean13
9789928441690
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Prapaskena e vitit 1997, Kostandin Koliqi

Më tutje me penelata realiste autori përshkruan daljen në skenë të Zan Caushit, që sot dergjet në burgun e Burrelit dhe marrjen e vendimit nga Komiteti i Shpëtimit për dënimin me vdekje të 111 “armiqve të popullit” dhe spiunë të Berishës. “Në listën, vendim, ishin 111 emra të dënuarsh, unë isha i 17-i në listën e tyre!”, thotë z. Koliqi, po ashtu bandat...
6,25 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Cabej

Shtëpia te selvia, Anisa Markarian

Kujtimet nga jeta e përditshme në Tiranën e viteve të periudhës para kohës së komunizmit vijnë me një shqipe për t’u pasur zili, herë herë si një album familjar dhe më pas si grimca nga jeta e një fëmije si dhe një meditim mbi diktaturën dhe pasojat që ajo pati në të menduarit dhe të jetuarit.
12,49 
More
Në gjendje

Referenca: 2096

Botuesi: Tirana Times

Shqiperia 1943-1945, Bernd Fischer

Megjithëse populli shqiptar nuk është në përgjithësi kundër të huajve, ai ka preferenca të caktuara në lidhje me vendet e huaja, të cilat mund të ndahen në dy grupe: pro – perëndimore dhe pro – lindore.
15,62 
More
In Stock

Botuesi: UET Press

E vërteta pavarësia e Kosovës, kujtime, Ekrem Bardha

Aktivisti Ekrem Bardha ishte nje shembull i asaj që dikush mund të bëjë për mbrojtjen e të drejtave të shkelura të njeriut, si ato që ndodhnin rutinë nëpër Shqipëri, në një shkallë që bota po fillonte të kuptonte.
20,82 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001270

Botuesi: Te tjere

Shteti mesjetar i Skënderbeut, Jahja Drancolli

Çështja e Shtetit Shqiptar të Mesjetës (VII-XV), sidomos e Shtetit të Arbrit dhe e shtetit të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, nuk kërkon t’i qasemi sipas pozicionit, metodologjisë dhe qëndrimit nga i qasej historiografia e vjetër.
5,21 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2880

Botuesi: Plejad

Kontribute ne kronologjine e historise se Shqiperise 1060-1560, Giuseppe Valentini

Valentini arriti në Shqipëri në një kohë kur misionarët jezuitë tashmë e quanin të konsoliduar pozitën e tyre në gjirin e katolicizmit shkodran. Megjithatë, me mprehtësinë dhe intuitën që e karakterizonte, ai e kuptoi menjëherë se veprimtaria e tyre vërtitej e gjitha brenda qerthullit katolik shkodran.
8,33 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2471

Botuesi: Naimi

Epiri, nje histori pellazgo - shqiptare, Besnik Imeri

Po bëhen gati 100 vjet që fqinjët jugorë të shqiptarëve, grekët, mëtojnë botërisht Epirin e Veriut, të ashtuquajturin Vorio – Epir, i cili gjoja padrejtësisht iu qenka marrë nga shqiptarët. Pasi morën në vitin 1878 Toskërinë e Jugut dhe në vitin 1913 Toskërinë e Mesme, projekti grek synon krejt Epirin, duke kërkuar edhe Toskërinë e Veriut.
8,33 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: UET Press

Enveriada, Alfred Peza

Në pranverën e vitit 1985, kur vizitoi për herë të parë “Syrin e Shqiponjës”, Udhëheqësi i Ri kuptoi se Paraardhësi ishte i pazëvendësueshëm.  Qendra Sekrete në Tiranë, pasi krijoi planetin e ri që komandohej nga Zoti Ateist, duhej t’i shtronte rrugën “përjetësisë” së pushtetit. 
10,41 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001082

Botuesi: Onufri

Woodhouse, Zerva dhe Camet, James Pettifer

Historia e ngjarjeve në Epir dhe në Çamëri gjatë Luftës së Dytë Botërore në periudhën e Luftës Civile Greke vetëm sa ka nisur të trajtohet seriozisht nga historianët në studimet e tyre. Tri vende janë të përfshira thellësisht në këtë çështje: Greqia, Shqipëria dhe Britania.
5,21 
More
Ka mbaruar
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2140

Botuesi: Te tjere

Masakra e Tivarit, Uran Butka

Krimet me përmasa, implikime dhe pasoja ndërkombëtare, siç ishte edhe Masakra e Tivarit, duhen ndriçuar e gjykuar drejtësisht dhe dënuar, të paktën, moralisht, që të mos mbeten si njollë e pashlyer, si plagë e hapur dhe si urrejtje vepruese.
10,41 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Bota Shqiptare

Vetëm një natë, Uran Butka

Shkrimtari, historiani dhe ish – deputeti i parlamentit shqiptar, Uran Butka, publikon një tregim i shkurtër, të cilin e ka shkruar gjatë periudhës komuniste, kohë në të cilën literatura kundër linjës së Partisë konsiderohej akt tradhtie dhe dënohej.
6,25 
More
Në gjendje