Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Rebelët, besimtarët, të mbijetuarit, Noel Malcolm
  • Rebelët, besimtarët, të mbijetuarit, Noel Malcolm

Rebelët, besimtarët, të mbijetuarit, Noel Malcolm

Artini

Secila bazohet në kërkime origjinale, më e gjata, mbi Ali Pashain, përdor për herë të parë një pasuri të materialit dorëshkrues për të treguar historinë e plotë të rolit thelbësor që ai luajti në politikën ndërkombëtare të Luftërave Napoleonike. 

17,00 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Rebelët, besimtarët, të mbijetuarit (Kopertinë e trashë)

Origjinali: Rebelët, besimtarët, të mbijetuarit

Gjinia: Histori

Autori: Noel Malcolm

Shqipëroi: Ana HaxhiEnes Lekiqi

Shtëpia botuese: Artini

Viti: 2020

Fq. 936

Pesha: 1.157 kg

ISBN: 978-9951-803-53-3

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Rebelët, besimtarët, të mbijetuarit Studime mbi historinë e shqiptarëve 

Falë një gjysmëshekulli nën komunizëm, si dhe gjuhës pak të njohur, Shqipëria ka vuajtur nga neglizhenca dhe izolimi. Megjithatë, siç na tregon ky libër, tokat shqiptare kanë një histori të gjatë bashkëveprimi me të tjerët. Ato kanë qenë një terren takimesh të krishtërimit dhe islamit; një kanal përmes të cilit, Venecia lidhej me Ballkanin Osman; një vend me interes për habsburgët; dhe një vatër për ambiciet e fuqive fqinje në periudhën e vonë osmane. Vetë shqiptarët mund të kenë shumë identitete të ndryshme. 

Studimet e paraqitura në këtë vëllim, nga një prej ekspertëve kryesorë të botës mbi historinë shqiptare, variojnë nga shekulli i pesëmbëdhjetë deri në të njëzetin, duke fokusuar politikën, historinë shoqërore, fenë dhe diplomaeinë. Secila bazohet në kërkime origjinale, më e gjata, mbi Ali Pashain, përdor për herë të parë një pasuri të materialit dorëshkrues për të treguar historinë e plotë të rolit thelbësor që ai luajti në politikën ndërkombëtare të Luftërave Napoleonike. Studimet e tjera sjellin në jetë individë të zakonshëm, deri rnë tani të panjohur nga historia, për shembull: gratë e largu.ara para Inkuizicionit ose autorin e autobiografisë së parë shqiptare. 

Një pjesë e këtyre studimeve janë botuar më parë (disa të vështira për t'u gjetur, dhe vetëm një ekziston në shqip), por përmbajtja më e madhe e këtij libri na shfaqet këtu për herë të parë. Ky nuk është vetëm një botim historik për lexuesit e interesuar në historinë e Evropës Jug-Lindore. Në të përfshihen çështje rnë të gjera si: konvertimi fetar, "kriptolishtërimi" mes myslimanëve, metodat e skllavërimit brenda Perandorisë Osmane dhe natyrën e krijimit të mitit modern për identitetin kombëtar.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789951803533
ean13
9789951803533
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001773

Botuesi: Toena

Lufta italo - greke, diktatore e kuislinge, Arben Puto

Lajmi që Shqipëria i ka shpallur luftë Shteteve të Bashkuara të Amerikës është prishur me indinjatë nga shqiptarët besnikë në këtë vend. Një hap i tillë i turpshëm kundër këtij vendi duhet të jetë marrë nga "qeveria" e Tiranës. Kjo qeveri përbëhet nga një grusht kuislingësh.
10,20 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: UET Press

Loja që ndryshoi Shqipërinë, Sokol Balla

Idhulli im dhe i miliona tifozëve, Franz Beckenbauer, si dhe Robert Papa, pranë tij, ngelën të habitur. Një djalë i ri, me syze, bëri aktin e paprecedent: po i kërkonte Kaiserit një autograf mbi një foto të tijën, me ngjyra, me Kupën e Botës që kishte ngritur dy muaj më parë, në Romë.
7,65 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2758

Botuesi: Plejad

Teodor Ipen dhe Shqiperia ne fokusin e Perandorise Austro-Hungareze, Annelise Wernicke

Ipeni theksonte se nëse do të ndiqej programi i Lidhjes së Prizrenit, kjo do të çonte patjetër në një organizim federalist, gjymtyrët e së cilës do të ishin fiset, krahinat dhe qytetet e ndryshme në të cilat ndahej Shqipëria. Përfaqësuesit e tyre do të drejtonin Konventën, e cila natyrshëm do të nxirrte nga gjiri i saj një figurë shtetërore për ta vënë në...
6,80 GBP
More
In Stock

Botuesi: Artini

Miku më i madh i shqiptarëve Aubrey Herbert dhe krijimi i Shqipërisë së sotme, Jason Tomes, Bejtullah Destani

Ai udhëtoi shpesh në Shqipëri dhe bëri emër si ekspert për rajonin, madje u nderua me kërkesa të herëpashershme për të pranuar fronin shqiptar. Herberti ishte këmbëngulës, madje mendjemprehtë, në krijimin dhe shfrytëzimin e mundësive për ngritjen e çështjes së kombësisë shqiptare para, gjatë dhe pas Luftës së Parë Botërore.
17,00 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Enciklopedi pa fund, Qytetarët e nderit të Tiranë, Valter Gjoni

Në gjurmët e një tradite, ajo që bashkon më shumë shqiptarët dhe çdo komb tjetër, ajo që është fillesë e çdo bashkësie, është historia. Ajo histori, që daton fillimet e gjuhës, kulturës, ekzistencës së saj, duke i dhënë kuptim identitetit, karakterit dhe shumë aspiratave të jetës sonë. Shqiptarët nuk kanë histori të mbushur me triumfe e mposhtje.
10,20 GBP
More
Në gjendje

Imago & Verbum, Stefan Çapaliku

Në të vërtetë, vitet e fundit, edhe te ne ka nisur të flitet diçka më shumë se dikur rreth kujtesës kulturore. Madje po bëhen përpjekje për të zgjeruar dhe thelluar të kuptuarin në mënyrave se si funksionon memorja personale në sferën kulturore. Cilat janë tiparet dalluese të saj? Si, ku dhe kur prodhohet ajo? Si e përdorin atë në jetën e përditshme? Si...
8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Tirana Times

Çështja kombëtare shqiptare, Elez Biberaj

Elez Biberaj, që nga viti 2005 e deri tani, ka qenë drejtor i seksionit të Euro - Azisë në "Zërin e Amerikës". Ai është përgjegjës për planifikimin, drejtimin dhe zhvillimin e programeve të radios, televizionit dhe internetit të "Zërit të Amerikës" në gjuhën ruse, ukrainase, shqipe, boshnjake, kroate, greke, maqedonase dhe serbe.
6,80 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Shqipëria 1878–1928, Xhafer Sadiku

Të tëra ngjarjet dhe aktorët vendimtarë historikë janë parë ndryshe nga historiografia nacional-komuniste, që ende sundon në ligjërimin tonë publik për historinë e kësaj periudhe.
12,75 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2969

Botuesi: Te tjere

Lufta e fundshekullit XX per Kosoven, Ismet Hajrullahu

Në rolin e një studiuesi, Ismet Hajrullahu synon të bëjë një analizë, ndër të parat analiza, të periudhës "hyrëse" të luftës për Kosovën, që është edhe ajo më e vështira, atë të viteve 1989 – 1998... Autori ka zgjedhur si yll polar të analizës së tij pikërisht faktorin më të ri, UÇK, lindjen dhe afirmimin e saj.
8,50 GBP
More
Ne gjendje