Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Sfidat e te drejtave te njeriut per nje shoqeri te lire, Arben Puto
  • Sfidat e te drejtave te njeriut per nje shoqeri te lire, Arben Puto

Sfidat e të drejtave të njeriut për një shoqëri të lirë, Arben Puto

Toena

E ndjeva se për mua ishte koha të ngrija zërin live. Dhe, këtë, e bëra në një intervistë me "Zërin e Amerikës", më 16 dhjetor 1990. Ajo është një nga nxitjet, së cilës i shtohet dhe roli aktiv, që mora në kohën e mbledhjeve, ku ne, një grup intelektualësh, filluam të bëjmë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

5,95 GBP
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Sfidat e të drejtave të njeriut për një shoqëri të lirë
Origjinali: Sfidat e të drejtave të njeriut për një shoqëri të lirë
Gjinia: Shkenca sociale
Autori: Arben Puto
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2015
Fq. 272
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-99943-1-885-8

Koment nga autori

E ndjeva se për mua ishte koha të ngrija zërin live. Dhe, këtë, e bëra në një intervistë me "Zërin e Amerikës", më 16 dhjetor 1990. Ajo është një nga nxitjet, së cilës i shtohet dhe roli aktiv, që mora në kohën e mbledhjeve, ku ne, një grup intelektualësh, filluam të bëjmë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Jemi mbledhur në disa vende asokohe, dhe vendosëm të krijojmë organizatën e parë joqeveritare të pavarur për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

U vendos që unë të jem drejtuesi i parë i saj, një nder që e vlerësoja, por edhe që më obligonte shumë në kohë dhe në rrethana krejt të reja. Historinë e organizatës nuk e bëj vetëm unë, e bëjnë gjithë anëtarët e ekipit. Madje ata do ta vazhdojnë kur mua mosha do të më kërkojë ta lë stafetën në vitin 2000. Në këto kujtime të miat ka vend dhe nderim për të gjithë ata që punuan fillimisht bashkë: Ylli Popa, Neshat Tozaj, Kristo Frashëri, Njazi Jaho, bërthama e shëndoshë e organizatës, por edhe të tjerë, sipas meje.

Ky libërth është një dëshmi dhe një nderim për njerëzit që u morën me këtë kauzë. Dekadën e fundit të shek. XX e kujtoj me emocione të thella. M'u desh të përballesha me shumë vështirësi. Ishte një punë e pazakontë, por iu vura me përkushtim vlerave të lirisë për vendin tim. Dhe, e ndiej se bëra detyrën, si patriot.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994318858
ean13
9789994318858
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2882

Botuesi: Plejad

Studime dhe tekste per lindjen e krishtere, Giussepe Valentini

. Një dokumentim me vlerë të rrallë e të pashoqe ikonografike dhe bibliografike, e veprimtarisë kulturore dhe shpirtërore, që lulëzoi në kolonitë shqiptare të Siçilisë në gjysmë – mijëvjeçarin e jetës së tyre në atdheun e ri.
8,50 GBP
More
In Stock

Referenca: 2471

Botuesi: Naimi

Epiri, nje histori pellazgo - shqiptare, Besnik Imeri

Po bëhen gati 100 vjet që fqinjët jugorë të shqiptarëve, grekët, mëtojnë botërisht Epirin e Veriut, të ashtuquajturin Vorio – Epir, i cili gjoja padrejtësisht iu qenka marrë nga shqiptarët. Pasi morën në vitin 1878 Toskërinë e Jugut dhe në vitin 1913 Toskërinë e Mesme, projekti grek synon krejt Epirin, duke kërkuar edhe Toskërinë e Veriut.
6,80 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2788

Botuesi: Dituria

Epiri dhe Thesprotia ne shekuj, Jonuz Kucuku

Që në lashtësi e në vazhdimësi, Epiri ka qenë krejt shqiptar dhe shtrihet nga gjiri i Ambrakisë (Artës) në jug deri në malet e Pindit në Lindje dhe në brigjet e detit Jon në perëndim duke përfshirë edhe ishujt përballë.
8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Politika e jashtme e Shqipërisë, Paskal Milo, vol. 1

Shqipëria ka pasur një politikë të jashtme, përgjithësisht pasive e modeste për nga shkalla e angazhimit dhe arritjeve, më tepër reaguese sesa të projektuar e të paravendosur, por edhe mbrojtëse e paqësore. Në momente të veçanta ka dëshmuar edhe politikë aktive, relativisht të pavarur, qëndresë, por edhe synime strategjike më të përcaktuara.
29,75 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Himni kombëtar, Vasil S. Tole

Ngritja e flamurit nën tingujt dhe fjalët e "Betimit mbi flamur" ishte vetëm një akt formal nga ana e Ismail Qemal Bej Vlorës për ta "ligjëruar" këtë këngë tash e tutje, si këngën tonë kombëtare.
7,65 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001455

Botuesi: Te tjere

Të gjithë nëpër vendet e tyre, Preç Zogaj

Një libër politik i shkruar si libër artistik “Të gjithë nëpër vendet e tyre” ka në fokus ngjarje dhe marrëdhënie politike të periudhës 2005-2009 në Shqipëri. Në vazhdën e librave të mëparshëm të së njëjtës kolanë, Preç Zogaj, sjell si shkrimtar dhe si dëshmitar pamjet e një bote që rrotullohet non-stop në sytë e
5,95 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000964

Botuesi: Dituria

Ditaret shqiptare, Justin Godart

"Ditarët shqiptarë", është i pajisur me shënime të shkurtra për mjaft personalitete shqiptare, në vitet kur ai vizitoi Shqipërinë.Ai ka folur mjaft edhe për personalitete të tilla, që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në vend, sidomos pas shpalljes së pavarësisë.
5,95 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Nga historia e shqiptarëve të Egjiptit gjatë shekujve XV – XX, Muhamed Mufaku

Historia e shqiptarëve të Egjiptit ose "Shqiptarët e Misirit" siç ishin njohur në traditë, është pjesë e historisë kombëtare nga se kolonia shqiptare e Egjiptit, që u formua aty qysh nga fillimi i shek. XIX dhe u zgjerua dukshëm në gjysmën e dytë të shek. XIX dhe në fillim të shek. XX, paraqet një nga vatrat më të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare...
10,20 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001635

Botuesi: Onufri

Faik Konica - jeta ne Uashington, Ilir Ikonomi

Ky libër është biografia intime e Faik Konicës gjatë kohës që ai përfaqësonte Shqipërinë e Zogut në Uashington, 1926-1939, e der sa vdiq më 1942. Bazuar në dëshmi të zbuluara në arkivat amerikane, britanike dhe shqiptare, libri hedh dritë mbi marrëdhëniet komplekse të Konicës me Zogun, marrëdhëniet e Konicës me qeverinë e SHBA, miqësinë dhe polemikat mes...
17,00 GBP
More
Ka mbaruar
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000391

Botuesi: Botimet Dudaj

Historia diplomatike e ceshtjes Shqiptare, Arben Puto

Arben Puto është një prej historianëve më të njohur shqiptarë. Në vitet e punës së vet në fushën e studimeve, ai ka shkruar disa libra, ndër të cilët përmendim "Çështja Shqiptare në aktet ndërkombëtare pas Luftës së I Botërore", "E Drejta Ndërkombëtare Publike Libër Universitar", "Historia diplomatike e çështjes shqiptare 1878-1926".
8,50 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000394

Botuesi: Albin

Konventa Evropiane per te drejtat e njeriut, Arben Puto

Arben Puto është një prej historianëve më të njohur shqiptarë. Në vitet e punës së vet në fushën e studimeve, ai ka shkruar disa libra, ndër të cilët përmendim "Çështja Shqiptare në aktet ndërkombëtare pas Luftës së I Botërore", "E Drejta Ndërkombëtare Publike Libër Universitar", "Historia diplomatike e çështjes shqiptare 1878-1926" etj.
4,90 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000398

Botuesi: Albin

Neper analet e diplomacise Angleze, Arben Puto

Arben Puto është një prej historianëve më të njohur shqiptarë. Në vitet e punës së vet në fushën e studimeve, ai ka shkruar disa libra, ndër të cilët përmendim "Çështja Shqiptare në aktet ndërkombëtare pas Luftës së I Botërore", "E Drejta Ndërkombëtare Publike Libër Universitar" etj.
4,08 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001773

Botuesi: Toena

Lufta italo - greke, diktatore e kuislinge, Arben Puto

Lajmi që Shqipëria i ka shpallur luftë Shteteve të Bashkuara të Amerikës është prishur me indinjatë nga shqiptarët besnikë në këtë vend. Një hap i tillë i turpshëm kundër këtij vendi duhet të jetë marrë nga "qeveria" e Tiranës. Kjo qeveri përbëhet nga një grusht kuislingësh.
10,20 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje