Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
120,75 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
115,00 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Historia me e vjeter e Shqiperise, Zhan Klod Faveirial
  • Historia me e vjeter e Shqiperise, Zhan Klod Faveirial

Historia me e vjeter e Shqiperise, Zhan Klod Faveirial

2924
Plejad

Grekët mburren se letërsia e tyre ka filluar me Homerin. Po Homeri vetë, nga cila shkollë greke ka dalë? Nga cilat shkolla është formuar? Përpara shkollave greke, ka pasur shkolla pellazgjike dhe një literaturë të madhe dhe të përkryer, e cila ka qenë themeli i letërsisë greke.

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 141,93 SEK Up to 425,78 SEK
143,75 SEK
Sasia
In Stock

Përshkrimi

Titulli: Historia më e vjetër e Shqipërisë
Origjinali: Historie de l'Albanie
Gjinia: Histori
Autori: Zhan Klod Faveirial
Shqipëroi: Gent Ulqini
Shtëpia botuese: Plejad
Viti: 2004
Fq. 552
Pesha: 0.59 kg
ISBN: 978-99927-982-7-0

Fragmente nga libri
I nderuari z. Dozon, ish konsulli i Francës në Janinë, dëshmia e të cilit ka një peshë të rëndësishme dhe i cili për mbledhjen e këngëve, gramatikën dhe fjalorin e tij, padyshim ka meritë të madhe për Shqipërinë, pohon se "në raportin fonetik gjuha shqipe ka një begati dhe shumëllojshmëri që e kalon mjaft gjuhën e Aristofanit". Si mundet që kleri grek të mos jetë i fajshëm, kur ka penguar dhe ende pengon në ditët e sotme lëvrimin e kësaj gjuhe kaq të bukur! Grekët mburren se letërsia e tyre ka filluar me Homerin. Po Homeri vetë, nga cila shkollë greke ka dalë? Nga cilat shkolla është formuar? Përpara shkollave greke, ka pasur shkolla pellazgjike dhe një literaturë të madhe dhe të përkryer, e cila ka qenë themeli i letërsisë greke. Të shpërhapur nëpër Shqipëri, Maqedoni e gjetkë, qysh nga koha romake, Vllehët dhe Shqiptarët, shtrihen më vonë në Greqi, prej ku grekët ishin larguar. E për të thënë të vërtetën, janë ata që derdhën gjakun në momentin kur Europa ndërhyri dhe krijoi këtë mbretëri të vogël. Shqiptarët dhe Vllehët, më së fundi, e kuptuan mistifikimin prej të cilit ata kishin mbetur viktima dhe ata e dinë tashmë se si grekët i vënë emrin e tyre punës së tjetrit. Dikur në Kostandinopojë, për t'i dhënë peshë vetes, greqizantët përvetësuan emrin e romakëve, ashtu si helenizantët marrin sot emrin e Helenit. Por një dinakëri e tillë i ka kaluar koha. Kjo ka dalë në shesh dhe silogjet helenizuese, herët a vonë, do të punojnë për këdo tjetër, veç jo për grekët.  

Detajet e librit
Plejad
2924
0
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001313

Botuesi: Te tjere

Ministrat e brendshëm 1912-2007, Volumi 2, Hilë Lushaku

Libri duket si një skenë ku aktrojnë radhazi politikanë, me skenarë "misterioze", duke zbuluar të vërteta, shumë të panjohura për një periudhë 95 vjeçare, pas së cilës nuk duhet të ndizen polemika për vlerat apo antivlerat e tyre. Libri nuk retushon, është i drejtpërdrejtë, larg ndikimeve politike apo simpative për individë, hap kapakët e pluhurosur të...
184,00 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 2698

Botuesi: UET Press

Pavaresia, Ilir Ikonomi

Historia që rrëfehet në këtë libër duket aq e pabesueshme saqë i ngjan një legjende. Autori flet me hollësi për udhëtimin e paharruar të Ismail Qemalit nga Stambolli në Vlorë. Faktet që jepen në këtë libër janë nxjerrë nga qëmtimi i mijëra dokumenteve historike dhe asgjë nuk është e fantazuar.
92,00 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001962

Botuesi: Te tjere

Historia e Skënderbeut, Marin Barleti

"Historia e Skënderbeut", e shkruar në latinisht nga Marin Barleti, prift shkodran, u botua për herë të parë në Romë rreth viteve 1508 - 1510. Kjo vepër monumentale historike tregon jetën dhe veprën e heroit legjendar të kombit shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.
115,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: UET Press

Qeverisja dhe politika si ndërvarësi, Salih Kelmendi

Ky libër do të pasurojë lexuesit e tij me shumë njohuri, parime bazë të qeverisjes dhe administrimit. Por, edhe më të çmuara se veprat e tij janë urtësia, mençuria, aftësia, ndershmëria, përkushtimi me të cilin Salih Kelmendi u shërbeu qytetarëve të Tiranës dhe mbarë shoqërisë.
172,50 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: 2879

Botuesi: Plejad

Kontribute per kronologjine e historise se Shqiperisë 337-395, Giussepe Valentini

Menjëherë pas luftës më 1945, At Giussepe Valentinit në Itali i caktohet drejtimi i revistës kulturore "Letture", një revistë të cilën ai e orientoi, strukturoi dhe frymëzoi në mënyrë aq efikase, saqë brenda 10 vitesh të aktivitetit ajo arriti të transformojë në mënyrë radikale gjithë këndvështrimin kritik katolik italian p
115,00 SEK
More
In Stock

Botuesi: Toena

Në vazhdën e gjurmimeve, Gazmend Shpuza

Në këtë libër përfshihen punime, artikuj e kumtesa, recensione dhe shënime historiografike të pabotuara, të botuara pjesërisht apo dhe tërësisht më parë në organe të ndryshme shkencore dhe periodike.
115,00 SEK
More
Në gjendje

Në fillim ishte Bardha, Ylli Polovina

Që Beratin e pë rfytyroja si një  femër më  është  dukur fillimisht krijim i natyrshëm i moshës së fëmijërisë. Kjo është  një  periudhë, kohe e çiltër njerëzore, plot fantazi, ku gjithçka ka dhuntinë magjike të shpirtërizohet: pemët, lulet, shushurima e gjetheve në një park, uturima e ujërave lumorë, psherëtima e një flladi poshtë strehëve të shtëpisë...
115,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000317

Botuesi: Ideart

Historia e Shqiperise ne shekullin XX, Nina Smirnova

Autorja ruse, Nina Smirnova, ka paraqitur qartazi historinë e Shqipërisë, përmes dëshmive të panjohura më parë, nga arkivat perëndimore dhe ruse në veçanti, si dhe ka shprehur interpretime të reja mbi personalitetet, personazhet, faktet dhe realitetet e shekullit më të trazuar në historinë e shqiptarëve.
143,75 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000964

Botuesi: Dituria

Ditaret shqiptare, Justin Godart

"Ditarët shqiptarë", është i pajisur me shënime të shkurtra për mjaft personalitete shqiptare, në vitet kur ai vizitoi Shqipërinë.Ai ka folur mjaft edhe për personalitete të tilla, që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në vend, sidomos pas shpalljes së pavarësisë.
80,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Sfidat e të drejtave të njeriut për një shoqëri të lirë, Arben Puto

E ndjeva se për mua ishte koha të ngrija zërin live. Dhe, këtë, e bëra në një intervistë me "Zërin e Amerikës", më 16 dhjetor 1990. Ajo është një nga nxitjet, së cilës i shtohet dhe roli aktiv, që mora në kohën e mbledhjeve, ku ne, një grup intelektualësh, filluam të bëjmë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
80,50 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001170

Botuesi: Tirana Times

Pak ndryshe, Astrit Lulushi

Me gjuhë sintetike e elastike që të kujton herë – herë Volterin apo Emile Chartier (Alain), me ngjeshje ideore dhe forcë konkluduese që shkon deri në aforizma a shpërthime proverbiale, Astrit Lulushi vjen me këtë libër për t'i thënë disi ndryshe dukuritë e jetës sonë, përmes lëvrimesh filozofike, sociologjike e kulturore.
115,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Skanderbeg Books

Zonjat angleze në Shqipëri, Afrim Karagjozi

Në Shqipëri kanë ardhur vazhdimisht shumë vizitorë të huaj, udhëtarë kalimtarë apo misionarë të ndryshëm të njohur e të panjohur, një pjesë madje kanë lënë edhe libra të vyer për Shqipërinë e shqiptarët.
80,50 SEK
More
Në gjendje