Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
120,75 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
115,00 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Albanologu me i madh i shekullit XX, Ndricim Kulla
  • Albanologu me i madh i shekullit XX, Ndricim Kulla

Albanologu me i madh i shekullit XX, Ndricim Kulla

2892
Plejad

Ishte një njeri i një origjinaliteti të rrallë, unik në llojin e tij. E shoqërizonte me natyrshmëri besimin me një kulturë të gjerë, të thellë, të nxjerrë e të kërkuar në dorë të parë, të filtruar nga një lakmi e parakohshme, e pareshtur dhe e palodhur për të vërtetën, në një shumëllojshmëri fushash të dijes.

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 90,83 SEK Up to 272,50 SEK
92,00 SEK
Sasia
In Stock

Përshkrimi

Titulli: Albanologu më i madh i shekullit XX
Origjinali: Albanologu më i madh i shekullit XX
Gjinia: Biografi
Autori: Ndriçim Kulla
Shtëpia botuese: Plejad
Viti: 2010
Fq. 240
Pesha: 0.43 kg
ISBN: 978-99956-57-61-1

Koment nga Guido Somavila
Drejtuesi ynë, profesori gjuhës dhe letërsisë shqipe, e njëherësh edhe drejtuesi i i katedrës së filologjisë bizantine dhe letërsisë së krishterë antike në Universitetin e Palermos, na la duke shkuar tek Zoti, e duke vdekur ashtu siç rrojti, nën dritën e një besimi sa të fortë aq edhe inteligjent, sa inteligjent aq edhe të qetë, të thjeshtë, popullor. Ishte një njeri i një origjinaliteti të rrallë, unik në llojin e tij. E shoqërizonte me natyrshmëri besimin me një kulturë të gjerë, të thellë, të nxjerrë e të kërkuar në dorë të parë, të filtruar nga një lakmi e parakohshme, e pareshtur dhe e palodhur për të vërtetën, në një shumëllojshmëri fushash të dijes. Por lipset të shtohet, madje të vendoset në majë, ndjeshmëria e tij fortësisht e gjallë dhe tejet fine, në nivele nga më të larmishmit: nga niveli spiritualo – mistik në nivelin psikologjik dhe artistik, e deri në atë gastronomik. I ngjante një Sokrati të skenës së "bashkë – pirjes". Edhe i ati i tij, ashtu si Sokrati, pat qenë gurgdhëndës. Këto aluzione sokratike nuk janë të rastësishme, pasi sa herë që u shpjegoj Sokratin nxënësve të mi të liceut, unë e imagjinoj atë në portretin e At Valentinit.  

Detajet e librit
Plejad
2892
0
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Kujtime nga Shqipëria, Odile Daniel

Ndërsa gjendesha Në Shqipëri nën hijen e nëj pishnaje të mrekullueshme në breg të Adriatikut, e shtrirë në rërë dhe duke soditur plazhin dhe valët dikur të ndaluara, mendoja për të skhuarën e dhimbshme të këtij vendi. M’u duk e nevojshme të kujtoja fatin e mjerë të shqiptarëve, me qëllim që vuajtjet e jetura nën diktaturën komuniste të mos harrohen.
172,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Histori e Skënderbeut, Naim Frashëri

Vepra doli në një çast historik tepër të mprehtë: Perandoria Osmane po shkonte drejt fundit të saj dhe rreziku i copëtimit të vendit tonë nga shtetet shoviniste ishte shumë i madh. Kërkohej më shumë se kurrë që ndërgjegjja kombëtare të forcohej dhe, veç kësaj, te shqiptarët të krijohej mendësia se ishte e drejta e tyre të jetonin të lirë si komb më vete...
138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Cadra e Kuqe, Fatos Baxhaku

Ky libër nuk pretendon assesi që të jetë një botim gjithëpërfshirës për këtë temë. Shumë prej protagonistëve të dikurshëm janë shuar ngadalë, në heshtje dhe pa lënë shumë gjurmë. Këta kanë mbetur vetëm ndër copëza kujtimesh të lodhura. 
138,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001817

Botuesi: Onufri

Statutet e Shkodres ne gjysmen e pare te shekullit XIV

Statutet e Shkodrës, të gjetura pas pothuajse shtatë shekujsh nga hartimi i tyre fillestar, dalin më në fund në dritë në një botim të veçantë kritik, me një sërë studimesh që nxjerrin në pah veçoritë thelbësore dhe pozitën e rëndësishme në kuadrin e zhvillimeve shqiptare dhe adriateske të shekujve XIV - XV.
172,50 SEK
More
Ka mbaruar

Kosova dhe Shqipëria në të adhmen: më afër apo më larg njëra tjetrës, Nexhmedin Spahiu

Vrojtimi i këtyre momenteve historike nxjerr përfundimin se ishte qëndrimi serb karshi Kosovës ai që ka rezultuar realitete të ndryshme kulturore e politike në korpusin etnik shqiptar që nga idetë e para kombëtare shqiptare e deri më sot. Punimi provon se ka një identitet të qartë kulturor e politik të Kosovës, i cili në kohët në vijim do të artikulohet...
46,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Kujtimet e një albanozauri, Melhem Mobarak

Periudha e vizitave të tij kondicionon me lidhjet e forta të miqësisë së madhe, të ashtuquajtur "miqësi luftarake" midis Shqipërisë komuniste dhe Kinës së Mao Ce Dunit. Kritikët kanë shprehur mendime se te libri i tij vihen në dukje fazat e ndryshme të aleancës midis diktaturës së Enver Hoxhës dhe asaj kineze, deri në thartimin e tyre për shkak të vizitës...
80,50 SEK
More
Ne gjendje

Qeverisja e Shqipërisë, Gjet Ndoj

Libri që ka rrokur 630 referenca nga 2500 dokumenta të nxjerra nga Arkivit  të Shtetit e Arkivit të Forcave të Armatosura. “Qeverisja e Shqipërisë gjatë Luftës së II Botërore (1939 – 1944)” sjell një tjetër vështrim për atë që ka ndodhur në Shqipëri, për të vërtetën.
287,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Himni kombëtar, Vasil S. Tole

Ngritja e flamurit nën tingujt dhe fjalët e "Betimit mbi flamur" ishte vetëm një akt formal nga ana e Ismail Qemal Bej Vlorës për ta "ligjëruar" këtë këngë tash e tutje, si këngën tonë kombëtare.
103,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001438

Botuesi: UET Press

Edi Rama, Politikani Pop(ulist)-Star, Belina Budini

Nuk është aspak e rastit që ky libër është shkruar nga Belina Budini. Në moshë të re, sidomos për barrën profesionale që ka mbajtur mbi supe, ajo bën pjesë te ai brez, i cili nuk ka kurrfarë kompleksi ndaj tematikës së çështjeve që merr në shqyrtim, kudo, në faqet e shtypit, në bisedat shoqërore, përballë studentëve, në mbledhje publike e gjetiu.
57,50 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001442

Botuesi: UET Press

Intuicionet e tranzicionit, vëllimi i parë, Preç Zogaj

Libri ka vlerën e një "burimi parësor" të dhënash, citimesh, deklaratash, kronika të ngjarjeve, profilesh të personazheve të shkruara me gjuhën e një shkrimtari, i cili i merr hua letërsisë fjalën e bukur dhe ia jep politikës, dhe nga kjo e fundit merr hua racionalitetin dhe pragmatizmin për të kapërcyer dëshpërimin e të vërtetave të shoqërisë shqiptare...
172,50 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Prejardhja dhe formimi i popullit shqiptar vol. 1, Nelson R. Cabej

Në këtë vëllim të parë të punimit "Prejardhja dhe formimi i popullit shqipar" bëhet një përpjekje për të hetuar çështjen e formimit të popullit shqiptar në mënyrë të gjithanshme, duke marrë në shqyrtim tërësinë e të dhënave historike, gjuhësore, arkeologjike, të artit, besimit, folklorit, etnografisë etj.
230,00 SEK
More
Ka mbaruar