- Ka mbaruar

Banner
Sasia | Zbritja për njësi | Ju kurseni |
---|---|---|
3 | 494 Lekë | Deri në 1 481 Lekë |
Fan Noli mbetet një nga intelektualët më të shquar, me një kontribut të çmuar në kulturën dhe historinë shqiptare të gjysmës së parë të shek. XX. Letrat që po botojmë në këtë libër i përkasin periudhës 8 maj 1906 – 2 shkurt 1913.
Titulli: Letra të panjohura të Fan Nolit (1906 – 1913)
Origjinali: Letra të panjohura të Fan Nolit (1906 – 1913)
Gjinia: Studime
Përgatiti: Shpëtim Sala
Shtëpia botuese: Botime Françeskane
Viti: 2008
Fq. 112
Pesha: 0.14 kg
ISBN: 978-99956-701-5-3
Mbi librin
Fan Noli mbetet një nga intelektualët më të shquar, me një kontribut të çmuar në kulturën dhe historinë shqiptare të gjysmës së parë të shek. XX. Letrat që po botojmë në këtë libër i përkasin periudhës 8 maj 1906 – 2 shkurt 1913. Noli u nis nga Egjipti si një misionar, me detyra të shumëfishta politike, i rekomanduar nga Thanas Tashkoja tek kryesia e shoqërisë "Malli i Mëmëdheut", me qendër në Jamenstoun. Duke veçuar vlerat historike që përmbajnë letrat e Nolit dërguar Thanas Tashkos, do të vërejmë angazhimin e Nolit për:
• Krijimin e shoqërisë patriotike "Besa – Besë" dhe federatës "Vatra".• Krijimi dhe konsolidimi i gazetave te botuara në Amerikë "Kombi" dhe "Dielli".
• Mbledhjen e ndihmave për kryengritësit në Shqipëri.
• Botimin e librave të Kishës Ortodokse në gjuhën shqipe si: "Sherbes' e Javës së Madhe" (Boston, 1908), "Librë e Shërbesave të shënta të Kishës Orthodokxe" (Boston, 1909), "Librë e të kremteve të mëdha të kishës ortodokse" (1911).
• Krijimin e kishës së "Shën Gjergjit" në Boston.
• Inkurajimin dhe ndihmën për "Bandën e Lirisë".
Referenca: SKU001663
Botuesi: Skanderbeg Books
Në nivel ndërkombëtar, tema e letërsisë shqipe ende mbetet përgjithësisht e patrajtuar. Kjo lënie pas dore vjen kryesisht nga mungesa e specialistëve ndërkombëtarë me njohuri të shëndosha të gjuhës letrare shqipe dhe jo për shkak të ndonjë mungese të vetë krijimtarisë letrare.
Botuesi: UET Press
Libri i Belina Budinit "Tri kohë të Shqipërisë në Time", tregon, veç të tjerash, se paradigma e kohës, është po aq e përshtatshme për tekste studimorë, sa ç'është e tillë për metafora poetike. Titulli është i bukur. Dhe jo vetëm titulli. Teksti ka prirjen ta shtyjë mendimin përtej asaj që lexon.
Botuesi: Dituria
Krahina e Gollobordës (Kalabardhës) është e njësuar me Dibrën që në lashtësi, kur banohej nga fisi ilir i penestëve. Në mesjetë feudalët arbërorë dhe ngjarjet historike, për këtë krahinë, kanë qenë të njëjta me Dibrën e epërme.
Referenca: SKU001676
Botuesi: Te tjere
Në libër shtrohet pyetja se cili është roli i bashkësisë ndërkombëtare në rindërtim: a duhet të merren vendime pa pjesëmarrjen e vetë vendeve në krizë për të arritur rezultate të shpejta apo a nevojitet vetëm përkrahja ndaj vendeve në konflikt në proceset e tyre për stabilizim?
Referenca: 2096
Botuesi: Tirana Times
Megjithëse populli shqiptar nuk është në përgjithësi kundër të huajve, ai ka preferenca të caktuara në lidhje me vendet e huaja, të cilat mund të ndahen në dy grupe: pro – perëndimore dhe pro – lindore.
Referenca: SKU001962
Botuesi: Te tjere
"Historia e Skënderbeut", e shkruar në latinisht nga Marin Barleti, prift shkodran, u botua për herë të parë në Romë rreth viteve 1508 - 1510. Kjo vepër monumentale historike tregon jetën dhe veprën e heroit legjendar të kombit shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Botuesi: Pegi
Lexuesi në këtë libër përmes dokumentacioneve e fotove që e shoqërojnë studimin, do të gjejë një informacion të bollshëm e të bazuar mbi problemin e autoktonisë së shqiptarëve të çamërisë në trojet e tyre historike, marrëdhëniet gjenetike e etno-kulturore mes çamëve të krishterë dhe atyre myslimanë, mbi marrëdhëniet e tyre në jetën e përditshme e...
Botuesi: Akademia e Shkencave
Përmes dokumenteve të këtyre dy vëllimeve përshkruhen ngjarjet dhe veprimtaria e personaliteteve politike në ato dy vite, jetike për ndërtimin e shtetit shqiptar, kur shumë tregues në rrjedhat e politikës botërore dhe të situatës së brendshme në Shqipëri, i kishin rralluar aq shumë radhët e optimistëve, sa që ata që ende shpresonin për ditë më të mira,...
Referenca: SKU001792
Botuesi: Onufri
Shqipëria nga diktatura në demokracinë bolshevike si dhe nga diktatura e proletariatit pa proletarë, në kapitalizmin borgjez pa borgjezi. Konflikti mes demokracisë dhe lirisë. Pushteti i drejtësisë pa drejtësi. Korrupsioni dhe krimi i pandëshkuar: piramidat financiare, grushtet e shtetit deri te tragjedia e Gërdecit dhe masakra e 21 janarit.
Referenca: SKU001529
Botuesi: Toena
"Të vërtëtat e Fshehura të kanalit të Korfuzit" është cilësuar nga historianët të cilët kanë referuar mbi këtë botim në ceremoninë e prezantimit si varianti më shterues për këtë ngjarje që edhe 54 vjetë më vonë kishte mbetur i pazbardhur.
Botuesi: Te tjere
Tirana është një ndër qytetet më përfaqësuese shqiptare, e padiskutim më i bukuri. Me ta arritur, gjoksi të gufohet njëlloj sikur të merrje frymë thellë.
Botuesi: Shtepia Botuese 55
Ndërsa gjendesha Në Shqipëri nën hijen e nëj pishnaje të mrekullueshme në breg të Adriatikut, e shtrirë në rërë dhe duke soditur plazhin dhe valët dikur të ndaluara, mendoja për të skhuarën e dhimbshme të këtij vendi. M’u duk e nevojshme të kujtoja fatin e mjerë të shqiptarëve, me qëllim që vuajtjet e jetura nën diktaturën komuniste të mos harrohen.
Botuesi: Cabej
Kujtimet nga jeta e përditshme në Tiranën e viteve të periudhës para kohës së komunizmit vijnë me një shqipe për t’u pasur zili, herë herë si një album familjar dhe më pas si grimca nga jeta e një fëmije si dhe një meditim mbi diktaturën dhe pasojat që ajo pati në të menduarit dhe të jetuarit.
Referenca: SKU000806
Botuesi: Bota Shqiptare
Titulli: Gjysëmhëna dhe ShqiponjaSundimi OtomanIslamizmi dhe Shqiptarët 1874-1913Autori: George GawrychE përktheu nga origjinali: Aurel ManushiShtëpia botuese: Bota ShqiptareViti: 2007f. 342Pesha: 0.37 kg.
Referenca: SKU000950
Botuesi: Bota Shqiptare
"Çezari i Ballkanit" është historia e pa treguar më parë e një grupi të vogël ushtarësh amerikanë të OSS - së (Zyrës së Shërbimeve Strategjike) që luftuan nazizmin, pas vijës së armikut në Shqipëri, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Është libër i bazuar në fakte dhe ngjarje të vërteta.
Fan Noli mbetet një nga intelektualët më të shquar, me një kontribut të çmuar në kulturën dhe historinë shqiptare të gjysmës së parë të shek. XX. Letrat që po botojmë në këtë libër i përkasin periudhës 8 maj 1906 – 2 shkurt 1913.