Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Ministrat e brendshem 1912-2007, Volumi 1, Hile Lushaku
  • Ministrat e brendshem 1912-2007, Volumi 1, Hile Lushaku

Ministrat e brendshëm 1912-2007, Volumi 1, Hilë Lushaku

SKU001312
Te tjere

Nëpërmjet pasqyrimit të jetëshkrimeve plotësohet më tej Historia e Shtetit modern shqiptar, pasurohet informacioni për përplasjet ndërmjet shqiptarëve sipas ndarjeve klanore apo lidhjeve politike, paraqiten prova të ndëshkimit çnjerëzor dhe hakmarrjeve mesjetare, prezantohen akrobacitë politike në shkeljet ligjore deri në ekstrem, shpalosen intriga e pazare politike, madje edhe në dëm të çështjeve kombëtare.

13,60 GBP
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Ministrat e brendshëm 1912-2007, Volumi 1

Autor: Hilë Lushaku

Shtëpia botuese: ILAR

Viti: 2009

Pesha: 0.73

ISBN: 978-99956-07-42-5

Mbi librin

"Ministrat e Brendshëm 1912-2007", përshkruan realisht jetën e protagonistëve të dikasterit të cilësuar "i frikshëm", për të cilin janë tjerrur në vite legjendime intriguese makbethiane e është folur me hamendje të pafundme. Me emrat e tyre janë lidhur shumë fate apo jetë njerëzore, që u kalbën burgjeve apo u tretën në internime. Në 964 faqe të librit, shkruar konciz, pasqyrohen karakteret, formimi, përkushtimi në detyrë, aktiviteti politik e atdhetar i ministrave por edhe kritikat e vlerësimet që u janë bërë. Shumë prej tyre janë shquar për tharme të forta e qëndrim agresiv ndaj njëri-tjetrit. Disa inatçorë apo bajraktarë, të tjerë egoistë apo karrieristë, dikush kryelartë apo pari kanë qenë të tillë edhe në detyrë. Nuk përjashtohen servilët ndaj të huajve apo kryeqeveritarëve, por në shumë prej tyre spikatin cilësi të larta atdhetarie, bindje ndaj ligjit, shpirti demokratik, ndjeshmëria ndaj problemeve të popullit. Në libër nuk ka gjykime apo vlerësime të jetëve të ministrave të Brendshëm nga autori, por ka skeda me fakte, me informacione, me të dhëna të panjohura, hulumtuar në arkiva e biblioteka, por edhe duke "gërmuar" në biseda me ministrat që janë të gjallë.

Nëpërmjet pasqyrimit të jetëshkrimeve plotësohet më tej Historia e Shtetit modern shqiptar, pasurohet informacioni për përplasjet ndërmjet shqiptarëve sipas ndarjeve klanore apo lidhjeve politike, paraqiten prova të ndëshkimit çnjerëzor dhe hakmarrjeve mesjetare, prezantohen akrobacitë politike në shkeljet ligjore deri në ekstrem, shpalosen intriga e pazare politike, madje edhe në dëm të çështjeve kombëtare. Lexuesi do të gjej në këtë libër të dhëna për veprimet e sjelljet kontradiktore të shumë ministrave, të kahershëm dhe të tanishëm, dikur miq, më pas armiq për vdekje, dikur kundërshtarë e më pas në një klan  kundër të tjerëve. Kjo dukuri, e politikanëve me etje pushtetari, e bën tërheqës librin, sidomos kur prezantohen dokumente arkivore të panjohura deri më sot. Libri duket si një skenë ku aktrojnë radhazi politikanë, me skenarë "misterioze", duke zbuluar të vërteta, shumë të panjohura për një periudhë 95 vjeçare, pas së cilës nuk duhet të ndizen polemika për vlerat apo antivlerat e tyre.

Libri nuk retushon, është i drejtpërdrejtë, larg ndikimeve politike apo simpative për individë, hap kapakët e pluhurosur të shumë gjërave të panjohura, ndriçon tunelin ku janë futur e errësuar shumë personalitete politike e atdhetare që meritojnë të paraqiten sikur kanë qenë, burra shteti apo politologë, diplomatë apo poliglotë, studiues apo mediokër, atdhetarë apo njerëz të klasës, profesionistë apo karrieristë, pjesë e elitës apo shërbëtorë të politikës, etj. Libri qartëson pozicionin e secilit ministër të Brendshëm në vendimmarrjen politike shqiptare që nga koha e Ismail Qemalit e deri më tani, duke shpalosur para publikut integritetin e personalitetin e tyre. Nëpërmjet jetëshkrimeve përshkruhen edhe rrethanat tërësore që ka kaluar dikasteri blu, shumë herë e influencuar nga politika e jashtme apo gjendja e rëndë ekonomike e politike në vend. Libri ndihmon rishikimin e historisë tonë mbasi faktet e paraqitura rrezatojnë fort shumë gjëra të shikuara në optikën e prirjeve të individëve apo të interesave të grupimeve politike. Në qerthullin kohor të shtetit, nga pavarësia e deri tani, ministrat e brendshëm janë linçuar nga politika, shumë quhen ende tradhtarë, agjentë e poliagjentë, disa janë internuar, 19 janë detyruar për të emigruar jashtë vendit, 21 të tjerë janë burgosur, 6 janë pushkatuar, 4 janë ekzekutuar jashtë atdheut, 4 janë vrarë në përballje me strukturat e shtetit.

Ende disa janë të mbuluar nga hija e urrejtjes për krimet e sistemeve politike, aq sa pas promovimit të librit, pinjollë të tyre shprehen të pakënaqur përse ky libër nuk u sistemua sipas sistemeve politike. Harrojnë ata se krimet nuk i bëri ministri, por sistemi. Ata duhet të mësojnë, dhe kjo mundësohet nga ky libër, se burgosjet, internimet, djegiet e shtëpive, sekuestrimet e pasurisë, internimet, etj, u ligjëruan qysh në qeverinë e parë të shtetit shqiptar, kur Mufid bej Libohova e Mehdi bej Frashri, hartuan ligjet e urdhëresat e para për sigurinë në vend. Libri shuan kuriozitetet apo shumë hamendje nëse qenë tradhtarë Ahmet Zogu, Mehdi Frashri, Mufid Libohova, Musa Juka, Esad Toptani, Koço Kota, Kolë Bib Mirakaj, Fejzi Alizoti, Mustafa Kruja, Maliq Bushati, Koçi Xoxe, Mehmet Shehu apo Kadri Hazbiu, etj. Po kështu, ai hedh dritë edhe për veprimtarinë e ministrave të Brendshëm në të gjitha ngjarjet historike, që nga roli i tyre në shpalljen e pavarësisë, mbështetjen e Vilhelm Vidit, qeverinë e Durrësit, kongresin e Lushnjës, revolucionin e qershorit, ardhjen e "Legalitetit", sundimin e mbretërisë zogiste, pushtimin fashist e nazist, regjimin komunist e tranzicionin demokratik aktual. Jo më pas është edhe aktiviteti e qëndrimi i ministrave në kohën e kryengritjes së Haxhi Qamilit, në përpjekjet për autonomi në periudhën e zotërimit të internatit, në lëvizjen esadiste më 1920, në kryengritjen e Mirditës në vitin 1921, në lëvizjen e marsit 1922, në krizën politike të vitit 1923, në kryengritjen e Dukagjinit më 1926, në lëvizjen e Vlorës më 1932 dhe atë të Fierit më 1935, situatën politike më 1937, pragpushtimin italian, lëvizjen komuniste në vend, etj. Me shumë interes janë të dhënat për protagonistët e gjyqit special më 1945 dhe më 1946, ilustruar me akuza, me dëshmi e prova të padëgjuara, për gjyqet e mëvonshme ku veçohen ato të Koçi Xoxes, të Kadri Hazbiut e Feçor Shehut, etj.

Duke u njohur me jetën e 60 ministrave të Brendshëm lexuesi kupton se sa e ashpër është lufta për pushtet, sidomos në Shqipëri. Kjo duket në kritikat e akuzat ndaj ministrave të Brendshëm, bërë nga pasardhësit në detyrë ose nga kundërshtarët politikë, nga të cilat nuk ka shpëtuar asnjëri prej tyre. Jetëshkrimet prezantojnë gjëra të pathëna, të cilat janë ende enigma për publikun e gjerë. Shumë ministra kanë qenë në postin e ministrit të Brendshëm në disa kabinete qeveritare, ku spikatin Mufid Libohova, Esad Toptani, Mehdi Frashri, Ahmet Zogu, Rauf Fico, Musa Juka, Fiqiri Dine, Abdurrahman Dibra, Kostaq Kota, Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu (25 vjet aq sa edhe Zhozef Fushe në Francë), Hekuran Isaj. Libri zbulon lidhje interesante ndërmjet ish ministrave të paraçlirimit të vendit, sikur janë Aqif Pasha me Ibrahim Biçakçiun (babë e bir), Mufid Libohova me Eqeremin (vëllezër) kanë qenë kushërinj të I. Qemalit, Shefqet Vërlaci ishte baxhanak me Aqi Pashën (kundërshtarë për vdekje), Ceno Kryeziu qe martuar me motrën e Zogut, Zogu qe gati 7 vjet dhëndër i Sh. Vërlacit, Esad Toptani ishte kushëri me Aqif Pashën, Mehdi Frashri qe kushëri me A.Zogun, M.Frashëri dhëndër i D.Biçakut i cili ishte kushëri me Aqif Pashën, Luigj Gurakuqi ishte mik me Luigj Gurakuqin, L.Gurakuqi ishte mik me Kolë Bib Mirakaj e Rexhep Shalën, S.Vllamasi ishte baxhanak me Riza Danin, etj.   

Detajet e librit
Te tjere
SKU001312

Referencat specifike

isbn
9789995607425
ean13
9789995607425
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fan Noli

Prejardhja dhe formimi i popullit shqiptar vol. 1, Nelson R. Cabej

Në këtë vëllim të parë të punimit "Prejardhja dhe formimi i popullit shqipar" bëhet një përpjekje për të hetuar çështjen e formimit të popullit shqiptar në mënyrë të gjithanshme, duke marrë në shqyrtim tërësinë e të dhënave historike, gjuhësore, arkeologjike, të artit, besimit, folklorit, etnografisë etj.
17,00 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Përjetime 1936-2021, Bahri Beci

Duke ndarë me lexuesin përsiatje të imëta e të trazuara, që nga fëmijëria e tij e hershme rrugicave të Shkodrës, e deri tek argumentimet e thukëta në debatin kulturor e sociologjik në vend, Bahri Beci ravijëzon tre kohë historike të Shqipërisë: • gjatë viteve 1936-1944, kur në Shqipëri ishte vendosur sistemi kapitalist dhe ekonomia e tregut; • gjatë...
10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Annuario, numri 2, 2013

Titulli: Annuario, numri 2, 2013Origjinali: Annuario, numri 2, 2013Gjinia: Revistë historike dhe antropologjikeShtëpia botuese: Qendra e Kërkimeve Historike dhe AntropologjikeViti: 2013Fq. 142Pesha: 0.199 kgISBN: 977-2225-6210-01
5,10 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001439

Botuesi: UET Press

Kërkimi i legjitimitetit dhe venitja e Utopisë, Fatos Tarifa

Përqasja e autorit është e saktë: ai shtron së pari pyetjen se cilat kanë qenë bazat e legjitimitetit të rendit socialist dhe ofron një përgjigje të sofistikuar, e cila varion për vende të ndryshme dhe, më në fund, argumenton mjaft bindshëm rolin që kanë luajtur problemet e legjitimitetit në shembjen e sistemit komunist.
6,80 GBP
More
In Stock

Referenca: SKU001773

Botuesi: Toena

Lufta italo - greke, diktatore e kuislinge, Arben Puto

Lajmi që Shqipëria i ka shpallur luftë Shteteve të Bashkuara të Amerikës është prishur me indinjatë nga shqiptarët besnikë në këtë vend. Një hap i tillë i turpshëm kundër këtij vendi duhet të jetë marrë nga "qeveria" e Tiranës. Kjo qeveri përbëhet nga një grusht kuislingësh.
10,20 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Toena

Luani i Epirit, Ali Pasha dhe Suli, Spiro Mela

"Shekulli i Tetëmbëdhjetë, mbase dhe ai i nëntëmbëdhjetë, nuk arritën të afirmojnë, nga  Adriatiku deri në Detin e Zi, një figurë historike mbresëlënëse, më të fuqishme, më të komplikuar dhe më enigmatike se ajo e Ali pashë Tepelenës."
12,75 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Nga historia e shqiptarëve të Egjiptit gjatë shekujve XV – XX, Muhamed Mufaku

Historia e shqiptarëve të Egjiptit ose "Shqiptarët e Misirit" siç ishin njohur në traditë, është pjesë e historisë kombëtare nga se kolonia shqiptare e Egjiptit, që u formua aty qysh nga fillimi i shek. XIX dhe u zgjerua dukshëm në gjysmën e dytë të shek. XIX dhe në fillim të shek. XX, paraqet një nga vatrat më të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare...
10,20 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Akademia e Studimeve Albanologjike

Kalendari Primitiv, vol.1, Rrok Zojzi

Me fjalë të tjera, është kalimi nga një etnografi albanologjike me bazë të fortë te shkolla gjermanike/herderiane, drejt një etnografie, e cila do të futej nën sundimin e materializmit historik, paradigmë e vendosur si e detyrueshme në rrugë shtetërore. Studimi ka qenë botuar në formën e një artikulli, por këtu është shkëputur si një monografi dhe, për...
5,10 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001742

Botuesi: UET Press

Fjala e lire, sfide europiane, Sokol Balla

Studimi i Sokol Ballës, i realizuar për llogari të studimeve të tij Master në Universitetin e Cardiff, na krijon një rast sistematik për të rimenduar debatin për lirinë e shtypit në Shqipëri. Ai është një debat i vjetër; i cili është një debat i bërë pafund këta 20 vjet në Shqipëri; i cili është një debat i bërë brenda nocionit të debatit të madh për lirinë.
4,25 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Fishta

Të Rënët, volumi 2, Hilë Lushaku, Bajram Ibraj

Të rënët:kushtuar punonjësve të strukturave të varësisë së Ministrisë së Brendshme, të rënë në detyrë apo për shkak të saj) : [në kujtim të jetëve të humbura në radhët e institucioneve ligjzbatuese të Ministrisë së Brendshme 1990-2022.
12,75 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Ngritja e një shteti, Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj është një nga politikanët më aktivë të Kosovës në dhjetë vitet e fundit. Aktualisht është ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, ndërkohë që këtë post e ka ushtruar edhe në një mandat tjetër (2011-2014), duke luajtur një rol qendror në konsolidimin dhe fuqizimin e diplomacisë bilaterale dhe multilaterale të Kosovës.
10,20 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000855

Botuesi: Botimet Dudaj

Skenderbeu i shperfytyruar, Kristo Frasheri

Pikënisje e këtij studimi kritik historik u bë trajtesa me titull "Skënderbeu" e historianit zviceran O. J. Schmitt, botuar vetëm në përkthimin shqip. Autori i trajtesës kritike prof. Dr. Kristo Frashëri, një njohës i mirë i historisë së Skënderbeut, nuk u pajtua në asnjë pikë me këndvështrimin negativ të historianit zvicerian.
6,38 GBP
More
Ka mbaruar