Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Histori e permbledhur e Greqise, Richard Clogg
  • Histori e permbledhur e Greqise, Richard Clogg

Histori e përmbledhur e Greqisë, Richard Clogg

IDK

Ky libër jep një paraqitje të përmbledhur e të ilustruar të historisë së Greqisë moderne duke filluar nga shkëndijat e para të lëvizjes kombëtare në shekullin e 18-të, gjer në ditët e sotme. Greqia ishte vendi i parë i Evropës Lindore që fitoi pavarësinë e plotë në vitet 1830 dhe i pari që arriti të anëtarësohej në Bashkësinë Evropiane ne vitin 1981.

700 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Histori e përmbledhur e Greqisë
Origjinali: A concise history of Greece
Gjinia: Histori
Autori:  Richard Clogg
Shqipëroi: Stavri Pone
Shtëpia botuese: IDK
Viti: 2004
Fq. 260
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-99927-1-876-5

Mbi librin

Ky libër jep një paraqitje të përmbledhur e të ilustruar të historisë së Greqisë moderne duke filluar nga shkëndijat e para të lëvizjes kombëtare në shekullin e 18-të, gjer në ditët e sotme. Greqia ishte vendi i parë i Evropës Lindore që fitoi pavarësinë e plotë në vitet 1830 dhe i pari që arriti të anëtarësohej në Bashkësinë Evropiane ne vitin 1981.

E megjithatë, historia e saj është në shumë aspekte e ndryshme nga ajo e pjesës perëndimore të kontinentit, jo thjesht si pasojë e trashëgimisë së ortodoksisë, apo e sundimit të gjatë otoman, por edhe për faktin që Greqia ka qenë e mënjanuar nga lëvizje të tilla të mëdha të historisë me ndikim aq të madh në Europën Perëndimore, si Rilindja Europiane.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789992718765
ean13
9789992718765
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2736

Botuesi: Tirana Times

Perplasja e ideve, Gideon Rose, Jonathan Tepperman

Përplasja e ideve tregon historinë e debateve të forta ideologjike të shekullit të kaluar dhe ngritjen e rendit modern. Duke kombinuar disa ese të reja me pjesët e zgjedhura nga 90 vjet botime të Foreign Affairs.
1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botart

Robespier dhe Revolucioni Francez, Joel Schmidt

Admirues entuziast i heronjve të Romës së lashtë, ai kërkon të shfaqet herë si Ciceoni që godet me ashpërsi Katinilat e Revolucionit Francez, herë si Bruti që e çon Luigjin XVI në gijotinë. Ashtu si Katoni i Utikës, ideali i tij përfundon në krim, duke miratuar më në fund regjimin e Terrorit.
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Hakmarrja e Trojës, Erhan Afyoncu

Dinastia osmane numëron mjaft emra komandantësh të mëdhenj, por askush përveç Fatih Sulltan Mehmetit nuk arriti t'i kushtojë rëndësi aq të madhe shkencës, filozofisë, komunikimit dhe artit. Fatih Sulltan Mehmeti është themeluesi i vërtetë i Perandorisë Osmane; madje mund të thuhet me plot gojën që ai ishte një udhëheqës rilindjeje.
400 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2742

Botuesi: Dituria

Lindja e Europes, Roberto Lopez

Për iluministët e vjetër e të rinj, një mijë vjet midis shekujve V e XV pas K., qenë kohë e injorancës dhe partikularizmit, e skllavërisë dhe e feudalizmit. Por jo e gjithë epoka në mes u prek apo, nga ana tjetër, trajtoi dukuri të panjohura ose të paracaktuara të zhdukeshin me ardhjen e epokës moderne.
1 250 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Ballkani pa anë e pa fund, Fernando Gentilini

Ëndrra kosovare për pavarësi, çlirimi nga Serbia pas përmbysjes së Millosheviçit, ringjallja e Sarajevës, një Mal i Zi sërish i pavarur, mrekullitë e Shqipërisë dhe kërkesa e maqedonasve për të përftuar identitetin e tyre: Ballkani mbetet ngaherë një tokë legjendash, i aftë të shkatërrojë jetë njerëzish e të prishë kufijtë.
800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Kriza botërore, Winston S. Churchill, vol. 2

Njerëzimi kurrë nuk ka qenë në një situatë të tillë. Pa arritur ndonjë nivel më të lartë të zemërgjerësisë dhe duke mos përdorur një udhëheqje më të urtë, njerëzit për herë të parë morën në duar të tilla armë, me ndihmën e të cilave mund të zhdukin pa u gabuar gjithë njerëzimin.
1 050 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Plejad

Armiku Jude, Denald Stefan Prifti

Me anë të këtij studimi jam munduar të jap një prekje shumë të vogël të problematikës në fjalë, pasi ajo përbën një subjekt mjaft të madh dhe kërkon hulumtime të mëtejshme e të zgjeruar në këtë fushë.
700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Historia e Botës, Epoka e Revolucioneve, vëllimi i tretë

Përmbysjet tronditëse nisin kur evropianët – të shtyrë nga nevoja për zgjerim, etja për fitim, entuziazmi fetar apo nga varfëria – fillojnë pushtimin e botës. Qysh në mesin e shekullit XVIII elitat intelektuale evropiane nisin të ndërgjegjësohen gradualisht për këtë prirje të qartë të rrjedhës së historisë si dhe për rolin që ato vetë luajnë në të.
3 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Historia e Kuvajtit, Amir Muharemi

Duke lexuar këtë libër, njihemi me historinë politike dhe ekonomike të Kuvajtit, që shtrihet në ekstremin verior të Gjirit Persik, mes Arabisë Saudite dhe Irakut, gërshetuar edhe me historinë, me ngjarje të vendeve fqinje apo të vendeve të tjera të mëdha që kanë pasur lidhje ekonomike dhe historike me Kuvajtin.
1 250 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Çmimi i lirisë, Piotr S. Wandycz

Ndërsa vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore ndryshuan dramatikisht nga njëri-tjetrin, autori pohon se ato u lidhën nga një bashkësi e caktuar fatesh. Këto të fundit krahasohen duke i ndjekur pas, që prej epokës së Mesjetës dhe erës së Modernitetit të hershëm, deri në shekujt XIX dhe XX.
1 000 Lekë
More
Ka mbaruar