Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,40 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,91 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Historia e Serbeve, Pjesa e pare, Kostandin Jirecek
  • Historia e Serbeve, Pjesa e pare, Kostandin Jirecek

Historia e Serbëve, Pjesa e parë, Kostandin Jirecek

SKU001349

Në historinë e studimeve mbi Ballkanin gjatë gjysmës së dytë të shek. XIX Jireceku radhitet ndër studiuesit e parë, veçanërisht për studimet e tij për bullgarët, serbët. Konsiderohet si autori i punimit të parë serioz historik me karakter shkencor mbi popujt ballkanik, "një kollos i madh i shkencës", i cili dha një kontribut të madh mbi historinë e popujve të Ballkanit.

7,43 CHF
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Historia e Serbëve - Pjesa e parë

Origjinali: Geschichte der Serben

Gjinia: Historia botërore

Autor: Kostandin Jirecek (Costantin Jierecek)

Shqipëroi: Elda Gjana-Boriçi

Shtëpia botuese: 55

Viti: 2010

f. 488

Pesha: 0.62 Kg.

ISBN: 978-99943-56-73-7

Mbi autorin dhe librin

"Pas studimeve të panumërta monografike të cilat janë botuar në "Arkivin për  gjuhësinë sllave" dhe në raporte të mbledhjeve të "Akademisë së Vjenës", Constandin Jirecek ishte njeriu i duhur, dhe madje mund të thuhet i vetmi, që të merrte përsiper "Historinë e serbëve", të serisë "Historia e shteteve", dhe të cekët një fushë punimi, e cila kërkon jo vetëm zotërimin e gjuhës, por në të njëjtën masë edhe njohjen e metodave të hulumtit të historisë dhe të shkencës gjuhësore, si dhe marrjen parasysh jo vetëm të artikujve pafundësisht të shpëndarë, por edhe punën përgatitore bibliografike dhe grumbullimin e burimeve më të domosdoshme. Kështu historia e tij e serbëve, u bë historia e parë e vërtetë e përmbledhur në gjuhën gjermane..." - Herman Onken Në historinë e studimeve mbi Ballkanin gjatë gjysmës së dytë të shek. XIX Jireceku radhitet ndër studiuesit e parë, veçanërisht për studimet e tij për bullgarët, serbët. Konsiderohet si autori i punimit të parë serioz historik me karakter shkencor mbi popujt ballkanik, "një kollos i madh i shkencës", i cili dha një kontribut të madh mbi historinë e popujve të Ballkanit. Gjatë veprimtarisë së tij shkencore e cila përfshin gati 40 vjet, Jireceku u kushtoi punime gati të gjithe popujve të Ballkanit, ku ndër të tjera u mor dhe me studimin e Kanunit të Dushanit, dhe të Statutit të Dobrovnikut. Ka shkruar punime nga lëmi i historisë, i letërsisë, filologjisë, etnografisë. Gjithsësi kontributin më të madh e ka në fushën e historisë dhe të historisë së gjeografisë.  

Detajet e librit
SKU001349

Referencat specifike

isbn
9789994356737
ean13
9789994356737
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Lufta e Trojës, luftë pellazgo – ilire, Elena Kocaqi

Ky studim synon të trajtojë Luftën e Trojës nga konteksti historik dhe human e shkëputur nga konteksti mitologjik dhe hyjnor. Disa autorë antikë dhe modernë e kanë trajtuar këtë luftë vetëm nga ana mitologjike duke përzier hyjnitë me njerëzit, por ka fakte historike të mjaftueshme për ta trajtuar atë nga ana humane.
11,89 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001575

Botuesi: Dituria

Historia e Perandorisë Bizantine, Georg Ostrogorsky

"Historia e Perandorisë Bizantine" e Ostrogorskit nis me zhvendosjen e qendrës politike të Perandorisë Romake në Lindjen helenistike dhe mbaron me pushtimin e Kostandinopojës nga Muhamedi ll-të që, edhe nëse mbyll një kurbë politike, nuk shënon, sigurisht, fundin e ndikimit bizantin mbi jetë dhe kulturën europiane.
15,85 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: 2641

Botuesi: Plejad

Toka dhe deti, Carl Schmitt

Pikëpamjet e ndryshme të kombeve dhe të burrave të shtetit në lidhje me politikën, luftën, armiqësinë, të drejtën dhe humanizmin i kanë rrënjët tek raporti që kanë ata me hapësirën.
5,95 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Lufta e Dytë Botërore, Winston S. Churchill, vol. 1

Një ditë Presidenti Rusvelt më tha se po kërkonte mendimin publik se si mund të quhej lufta. Unë iu përgjigja menjëherë: "Një luftë e panevojshme". Kurrë nuk do të ishte penguar një luftë më lehtë se kjo që kishte asgjësuar gjithçka që kishte mbijetuar nga lufta e mëparshme.
11,89 CHF
More
Në gjendje

Dy në një, 20% ulje mbi Ballkanin

Në këtë paketë ofrojmë dy libra, Histori e Ballkanit: Nacionalizmi, luftërat dhe fuqitë e mëdha 1804-2012 nga Misha Glenny dhe Ballkani imagjinar, Maria Todorova. Çmimi i kopertinës për të dy librat është 3 mijë lekë. Ofrohen me 20% ulje.
29,73 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Mari - Antuaneta, Stefan Cvajg

Biografinë e librit të tij për Mari - Antuanetën, i cila u kurorëzua mbretëreshë e Francës në moshën 15-vjeçare, Stefan Cvajgu e bazoi në dokumentet e korrespondencës së Mari-Antuanetës me nënën e saj.
11,89 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Endrra kineze, Li Junru

Koncepti i "Ëndrrës Kineze" preku menjëherë zemrat e popullit kinez. Në epokën moderne, Ëndrra Kineze mishëron idealet dhe përpjekjet e njerëzve, shpresën se Kina do të ngrihet përsëri dhe do të bëhet e fuqishme dhe e pasur.
4,95 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Rikthimi i historisë dhe fundi i ëndrrave, Robert Kagan

Në këtë libër të rëndësishëm, që është shkruar në kohën e duhur dhe në mënyrë kaq mjeshtërore, Robert Kagan tregon se "fundi i historisë" ishte një iluzion. Sfidat e sotme globale paraqesin një sprovë jetike për demokracitë e botës.
6,94 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Si vdesin demokracitë, Steven Levitsky, Daniel Ziblatt

Demokracitë mund të vdesin si pasojë e një coup d'état (grusht shteti) – ose mund të vdesin ngadalë. Kjo e dyta ndodh në rrjedhojë të një mashtrimi, pak nga pak: fillon me zgjedhjen e një udhëheqësi autoritarian dhe vazhdon me abuzimin e pushtetit qeverisës dhe shtypjen e plotë të opozitës.
11,89 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000320

Botuesi: Ideart

Pushtet dhe parajse, Robert Kagan

Në një kohë kur marrëdhëniet mes SHBA dhe Europës janë në gradën e fundit, që pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, ky libër i shkurtër, por mjaft goditës, përbën një literaturë thelbësore. Robert Kagan i detyron të dyja këto forca të mëdha ta shohin veten te sytë e njëri – tjetrit.
5,95 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2899

Botuesi: Tirana Times

Histori e shkurter e Brazilit, Boris Fausto

"Histori e shkurtër e Brazilit" mbulon një periudhë më shumë se 500 vjeçare, nga origjina e kolonizimit portugez e deri në ditët e sotme. Ky libër ka për qëllim të arrijë lexuesin e gjerë, jo vetëm duke shpalosur faktet më të rëndësishme të historisë së Brazilit.
9,91 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001033

Botuesi: Dituria

Europa në kohën tonë 1945-1992, Uollter Laker

Libri "Europa në kohën tonë" i historianit Uolltër Lakër, është një kronikë e pasur e evoluicionit politik, ekonomik, social dhe kulturor të kontinentit që prej fillimit të Luftës së Ftohtë deri në rënien e Murit të Berlinit dhe shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik.
9,91 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001978

Botuesi: Dituria

Historia e Italise, Pierre Milza

Studiuesve që merren me studimin e historisë së Italisë u duhet të përballen me një problem të rendit kronologjik. A duhet filluar historia nga rënia e Perandorisë Romake? Apo duhet të merret si pikënisje themelimi i qyteteve të lira dhe i republikave detare në Mesjetë? 
15,85 CHF
More
Ne gjendje