Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,77 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
11,66 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,10 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Sekretet e Stambollit, Corrado Augias
  • Sekretet e Stambollit, Corrado Augias

Sekretet e Stambollit, Corrado Augias

Living

Pa i shpëtuar tërheqjes së atij ekzotizmi, Augiasi ngre me hijeshi velin dhe zbulon thelbin më autentik të qytetit, atë që turisti jo gjithmonë di apo mundet të rrokë.

13,32 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Sekretet e Stambollit
Origjinali: I segreti di Istanbul
Kategoria: Histori
Autori: Corrado Augias
Perktheu: Erion Gjatolli
Botues: Living
Viti: 2023
Fq. 308
Pesha: 0.600 kg
ISBN: 978-9928-338-62-4
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Ky libër është rrëfimi, ndoshta edhe romani i Stambollit. Protagonist është një qytet i përjetshëm, i jashtëzakonshëm, një qytet i mishëruar në rrënojat e veta. Fabula janë historitë e burrave dhe grave që e themeluan, jetuan dhe e braktisën. Për shekuj me radhë, Bizanti, Kostandinopoja, Stambolli, kanë qenë një destinacion shumë i kërkuar, herë i keqkuptuar, herë i dashur, dhe i parë gjithmonë me habi që në shfaqjen e parë të profilit të tij të jashtëzakonshëm përkundër qiellit të Lindjes.

Ajo gjysmëhënë, e cila jo rastësisht shfaqet në flamurin e Republikës Turke, është (dhe në të njëjtën kohë nuk është) e njëjta që mund ta shohim netëve në çdo qiell europian. Ashtu si aroma e veçantë e qytetit, tingujt, thirrjet e marinarëve, pasqyrimet e dritave janë (dhe në të njëjtën kohë nuk janë) të njëjta me ato të një porti çfarëdo të kontinentit europian.

Ajo çka i dallon është një ndjesi e pacaktuar, një atmosferë përfshirëse, që dikur quhej “ekzotizëm” dhe që vazhdon të mbijetojë ende sot. Pa i shpëtuar tërheqjes së atij ekzotizmi, Augiasi ngre me hijeshi velin dhe zbulon thelbin më autentik të qytetit, atë që turisti jo gjithmonë di apo mundet të rrokë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928338624
ean13
9789928338624
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000911

Botuesi: Ideart

Skandal, ese mbi moralin shqiptar, Ylli Pango

Pastaj erdhi nata kur, siç ishte paralajmëruar edhe në gazeta, do të shfaqej "kapja e madhe", "gjëma". Njerëzit në të gjithë Shqipërinë, të përgatitur më së miri psikologjikisht e me sytë që u digjnin nga kureshtja, u gozhduan përpara ekraneve dhe panë... Ç'panë?! Dy fjalë nga teksti... ... Kjo ngjarje duhet të ketë ndodhur rreth 300 vjet më parë...
5,55 
More
Ka mbaruar

Botuesi: UEGEN

Shqipëria një dhe njëmijë, Indro Montanelli

Shënimet e udhëtimit shoqërohen me analiza të plota, me referime interesante historike, duke argumentuar të gjitha idetë që shtron, sidomos në përqasjet historiko-sociale dhe ekonomike.
8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Nga Çaslavi në Hollywood, Miloš Forman

Një ditë të ftohtë janari, më shkrepi në kokë një ide e çuditshme. Në pushimin pas leksioneve, u kërkova disa studentëve e pedagogëve të Akademisë Marubi, që të qëndronin në oborr pranë filxhanit të kafesë, apo duke thithur një cigare, të bënim së bashku një fotografi. U thashë se doja që ajo fotografi t’i shkonte në Nju Jork Milosh Formanit, tamam në...
11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Shën Kolli Mesopotam, Sarandë, Aleksandër Meksi

Ndër monumentet e trashëgimisë kulturore të vendit tonë, monumentet e periudhës gati mijëvjeçare bizantine zënë një vend mjaft të rëndësishëm. Nga kjo kohë ruhen mjaft fortifikime e qendra qytetare si dhe një numër jo i vogël kishash, të cilat, si dëshmi materiale, me vlerat që kanë, hedhin dritë për një periudhë të gjatë historike të shqiptarëve dhe...
33,30 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Rregullat e Gotit, Xhorxh Anastasia

Një përshkrim gazetaresk i historisë së Xhon Alitës në familjen kriminale Gambino dhe rolit të tij në gjyqet federale të Xhunior Gotit dhe Ҫarls Karnelias.
14,43 
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Pse dështojnë kombet, Daron Acemonglu, James A. Robinson

Pse disa kombe janë të pasur dhe të tjerë të varfër? Pse disa kombe vuajnë, në kushte të mjerueshme shëndetësore dhe pa të arshura të mjaftueshme? Pse disa kombe vuajnë nga uria apo luftojnë për bukën e gojës?
15,54 
More
Në gjendje

Qeverisja e Shqipërisë, Gjet Ndoj

Libri që ka rrokur 630 referenca nga 2500 dokumenta të nxjerra nga Arkivit  të Shtetit e Arkivit të Forcave të Armatosura. “Qeverisja e Shqipërisë gjatë Luftës së II Botërore (1939 – 1944)” sjell një tjetër vështrim për atë që ka ndodhur në Shqipëri, për të vërtetën.
27,75 
More
Në gjendje

Rrugetimi i nje ambasadori ne Lindjen e Mesme, Dr. Faruk Borova

Edhe pse kanë kaluar mëse 20 vjet nga përfundimi i asaj detyre fisnike , ndërmori nismën të shkruajë një libër tjetër për atë rajon të Lindjes së Mesme, i cili i paraqitet tashmë lexuesit. Nxitje për këtë libër, u bënë ngjarjet tepër tragjike të Lindjes së Mesme në këto vitet e fundit, që pasuan ngjarjet e ashtuquajtura ‘’Pranvera Arabe’’.
8,88 
More
Ne gjendje

Botuesi: Minerva

Mësimet e historisë, Will Durant, Ariel Durant

Libri “Mësimet e historisë”, një studim përmbledhës i kulturës dhe qytetërimit të njerëzimit, është produkt i punës kërkimore të një jete të tërë nga historianët Will dhe Ariel Durant.
8,88 
More
Në gjendje