• Banner

Kombet dhe nacionalizmi që nga 1780, E. J. Hobsbawm

Nuk është e pamundur që edhe nacionalizmi të pësojë rënie dora-dorës me rënien e shtetit-komb, pa të cilin të qenët anglez, irlandez, hebre, apo një përzierje e të gjitha këtyre, është vetëm një nga mënyrat e shumta me të cilat, sipas rastit, njerëzit përcaktojnë identitetin e vet.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kombet dhe nacionalizmi që nga 1780

Origjinali: Nations and nationalism since 1780

Gjinia: Histori

Autori: E. J. Hobsbawm 

Shqipëroi:Bashkim Shehu

Shtëpia botuese: Toena

Viti: 2012

Fq. 350

Pesha: 0.402 kg

ISBN: 978-99943-1-841-4

Mbi librin

Pjesë nga libri Sikurse e kam thënë, “kombi” dhe “nacionalizmi” nuk janë më terma të përshtatshëm për të përcaktuar, e ca më pak për të analizuar, entitetet politike si të tilla, madje as edhe ato ndjenja që dikur emërtoheshin në bazë të këtyre fjalëve. Nuk është e pamundur që edhe nacionalizmi të pësojë rënie dora-dorës me rënien e shtetit-komb, pa të cilin të qenët anglez, irlandez, hebre, apo një përzierje e të gjitha këtyre, është vetëm një nga mënyrat e shumta me të cilat, sipas rastit, njerëzit përcaktojnë identitetin e vet.

Do të ishte absurde të thoshim se tashmë kjo ditë është e afërt. Sidoqoftë, shpresoj që kjo, të paktën, të përfytyrohet. Pikërisht fakti se historianët kanë filluar të paktën të përparojnë në studimin dhe analizën e kombeve dhe të nacionalizmit të bën të mendosh se, ashtu si shumë herë të tjera, fenomeni e ka kaluar pikën e tij kulmore. Kukuvajka e Minervës, ajo që të sjell urtësinë, – thoshte Hegeli, – e fillon fluturimin në muzg. Është shenjë e mirë se tani po vërtitet përmbi kombet dhe nacionalizmin.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994318414
ean13
9789994318414
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pakti

Rrethimi i Shkodrës, Marin Barleti

Historia botërore i ka anashkaluar mjaft heroizmin e shqiptarëve dhe faktin që ata u bënë pengesë dhe i vonuan osmanët në synimin e tyre për të pushtuar gjithë Europën. Marin Barleti i jep, pra, botës një rrëfim të drejtpërdrejtë heroizmi përballë një pushtimi mizor: burra të thjeshtë e gra që luftojnë për familjet, për tokën dhe besimin e tyre.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pema

Pushteti i Gjeografisë, Tim Marshall

Në këtë libër të ri zbulues, Marshall-i eksploron dhjetë rajone që do të formësojnë politikën globale në një epokë të re të rivalitetit mes fuqive të mëdha: Australia, Irani, Arabia Saudite, Mbretëria e Bashkuar, Greqia, Turqia, Saheli, Etiopia, Spanja dhe Hapësira

Çmimi 1 300 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Historia e mesjetës së hershme europiane, Ermal Baze

Teksti mësimor i nivelit universitar, të cilin kemi nderin t`u paraqesim studentëve të historisë, është fryt i hulumtimeve disavjeçare, të kryera për një epokë të rëndësishme të historisë së përgjithshme, në njërën prej periudhave më të ndërlikuara historisë së Europës, sikurse është Mesjeta e hershme europiane, në harkun kohor midis viteve 500-1000.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Ngritja dhe rënia e Rajhut të tretë, vol. 2, William L. Shirer

Ky dokumentim përfshin dëshmitë e krerëve nazistë e të vuajtësve të kampeve të përqendrimit, ditarët e funksionarëve, protokollet e mbledhjeve sekrete, urdhrat luftarake, letrat private – gjithë atë mori gjërash të shkruara në letër, që shoqëruan fushatën e ethshme të Hitlerit për të pushtuar botën.

Çmimi 2 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Botart

Tito dhe shokët, Joze Pirjevec

Roli i Titos në krijimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe organizimin e rezistencës antifashiste. Përse kishte frikë prej shqiptarëve, raportet e vështira me Enver Hoxhën dhe infiltrimi i agjentëve nga Shqipëria në Kosovë...

Çmimi 2 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001292

Botuesi: Botimet Dudaj

Arratisje nga Lindja, Enis Sulstarova

Arratisje nga Lindja është një lexim i domosdoshëm për të gjithë ata që janë të interesuar për politikën, historinë dhe kulturën shqiptare. Libri dokumenton sistematikisht dhe tregon për formimin dhe qëndrueshmërinë e orientalizmit shqiptar, prej shfaqjes së tij në nacionalizmin e shek. XIX deri në debatet e sotme mbi identitetin kombëtar.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Banaliteti i së keqes, Eichmann në Jeruzalem, Hannah Arendt

Hannah Arendt (Hana Arend) shkon në Jeruzalem si e dërguar e "New Yorker". Merr pjesë në debatin e zhvilluar në sallën e gjyqit dhe në artikujt që do të shkruajë për gazetën do të nxjerrë në pah dhe do të studiojë imtësisht problemet morale, politike dhe juridike që qëndrojnë pas çështjes Ajhman. Prej këtej lind një libër polemizues

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Nevoja për kombe, Roger Scruton

Ai shprehet se nuk guxojmë të eksperimentojmë me forma të reja, sepse jemi duke vënë në rrezik të arriturat e deritashme, konkretisht shtetin komb. Megjithëse Scruton përshkruan dhe i referohet realitetit anglez, ky libër i përshtatet shumë mirë realitetit shqiptar dhe sfidave të shoqërisë shqiptare përballë rritjes së propaganduesve dhe ithtarëve të...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001037

Botuesi: Princi

Stalinizmi shqiptar, Arshi Pipa

Në këtë vëllim janë mbledhur shkrimet politike të viteve 1958 - 1989, të cilat, gjithsesi, nuk arrijnë ta mbulojnë të gjithë harkun kohor të asaj periudhe. Katër artikujt e parë janë shkruar gjatë katër viteve të para të qëndrimit tim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dy lindje dhe dy perëndime

Fryma e përgjithshme, Thomas Paine

Publikuar fillimisht në mënyrë anonime më 10 janar 1776, Fryma e përgjithshme është eseja që kontribuoi në formimin e Shteteve të Bashkuara përmes argumentimit në favor të një qeverisjeje egalitare. Ky është libri që u shit dhe qarkulloi me shumicë, duke u lexuar me zë të lartë nëpër tavernat e luftëtarëve të Revolucionit Amerikan dhe sot e kësaj dite...

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)