Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Net të bardha, Fjodor Dostojevski
  • Net të bardha, Fjodor Dostojevski

Net të bardha, Fjodor Dostojevski

Aleph

Ecja e këndoja, pasi, kur jam i lumtur, s’rri dot pa ia marrë një kënge nëpër dhëmbë, si çdo njeri i lumtur që nuk ka as miq, as të njohur të këndshëm e që në çaste hareje nuk ka me kë ta ndajë harenë e vet, pikërisht atëherë ,më ndodhi aventura e jashtëzakonshme...

106,61 SEK
95,94 SEK Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Net të bardha
Origjinali: Net të bardha
Gjinia: Roman
Autori: Fjodor Dostojevski
Shqipëroi: Aurel Plasari
Shtëpia botuese: Aleph
Viti: 2022
Fq. 94
Pesha: 0.125 kg
ISBN: 978-9928-323-27-9
Ky libër është në gjuhën shqipe

Kategoritë: 1. Letërsia botërore 2. Letërsia ruse 3. Klasikët rusë 4. Fjodor Dostojevski 5. Aurel Plasari

Fragment

U ktheva në qytet shumë vonë.Po i afrohesha shtëpisë kur kishte rënë ora dhjetë. Rruga ime kalonte nëpër bankinën ndanë lumit, ku atë orë nuk has frymë njeriu. Banoj në një lagje mjafte të largët, ç’është e vërteta.Ecja e këndoja, pasi, kur jam i lumtur, s’rri dot pa ia marrë një kënge nëpër dhëmbë, si çdo njeri i lumtur që nuk ka as miq, as të njohur të këndshëm e që në çaste hareje nuk ka me kë ta ndajë harenë e vet, pikërisht atëherë ,më ndodhi aventura e jashtëzakonshme...

Mbi librin

Net të bardha është novela e rinisë së Dostojevskit, botuar në vitin 1848, kur autori ishte 27 vjeç. Është historia e një të riu që lufton kundër gjallërisë së tij rinore dhe që bie në vuajtjet e dashurisë. Një përzjerje e romanticizmit dhe realizmin, rrëfenja trajton atë që në kohën tonë njihet si adoleshencë. 

Mbi autorin

Fjodor Dostojevski (1821-1881) konsiderohet si mendja më e fortë që ka prodhuar letërsi ndonjëherë, gjeniu që prodhoi disa nga kryeveprat më jetëgjata të letërsisë, të cilat, me gjasa, do të vijojnë të lexohen edhe pas shumë dhe shumë shekujve. Ai pati një jetë po aq të ngatërruar sa edhe vepra monumentale që krijoi. U dënua si pjesëmarrës në një komplot kundër carit, u internua pasi përjetoi një ekzekutim fals, u arratis për në Evropë për t'i shpëtuar borxhlinjve për shkak të telasheve ku kishte rënë nga vesi i bixhozit dhe vdiq në Rusi pas disa viteve në të cilat, shkrimet e tij politike u bënë të zymta, ksenofobe dhe rusomadhe. 

Detajet e librit
9789928323279
9789928323279
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001895

Botuesi: UEGEN

Djajtë, Fjodor Mihajllovic Dostojevski

“Unë jam zënë në kurthin e të dhënave të mija dhe konkluzioni im është kontradiktor pikërisht me idenë fillestare nga u nisa. Nga liria e pakufi, unë përfundoj te despotizmi pa kufi.”
191,89 SEK 213,21 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Prizreni

Net të bardha, Fjodor Dostojevski

Net të bardha është novela e rinisë së Dostojevskit, botuar në vitin 1848, kur autori ishte 27 vjeç. Është historia e një të riu që lufton kundër gjallërisë së tij rinore dhe që bie në vuajtjet e dashurisë. Një përzjerje e romanticizmit dhe realizmin, rrëfenja trajton atë që në kohën tonë njihet si adoleshencë. 
85,28 SEK 94,76 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Novela, F. M. Dostojevski

Veprat e Dostojevskit, - vë në dukje kritika botërore, - janë futur në një furrë me temperaturë të lartë shkrirjeve dhe, pas temperimit, shndrijnë, duke mbetur të pavdekshme Novelat e këtij vëllimi janë: Jetë në vetme, Net të bardha, Netoçka Nesvanova, E druajtura, Heroi i vogël, Një ndodhi e pështirë, Krokodili. Edhe te novelat kemi përshkrimet e tij të...
191,89 SEK 213,21 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Sozia, F. M. Dostojevski

Dostojevski gjithashtu e përdor romanin për të kritikuar shoqërinë ruse të kohës së tij, duke e portretizuar atë si një sistem që ndihmon në përforcimin e ndjenjës së inferioritetit dhe frikës tek individët. Golyadkin, si një personazh, është një simbol i atyre që luftojnë për të gjetur vendin e tyre në një botë që i duket të huaj dhe armiqësore.
138,59 SEK 153,99 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Net të bardha, Fjodor Dostojevski

... ja, tashmë edhe libri i marrë pa qëllim dhe rastësisht, i bie nga duart ëndërrimtarit tim, pa mbërritur as edhe gjer te faqja e tretë. Imagjinata e tij përsëri u kurdis, u ngacmua, dhe papritur përsëri një botë e re, një jetë e re magjepëse shkëlqeu para tij në një perspektivë të shkëlqyeshme.
53,30 SEK 59,23 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Idioti, Fjodor Dostojevski

Ky është romani në të cilin mishërohen në trajtën më të plotë parimet krijuese të Dostojevskit dhe ku zotërimi i çuditshëm i subjektit arrin lulëzimin e vërtetë. Në të rrëfehet historia e qartë dhe tejet e dhimbshme e princit fatkeq Mishkin, e Rogozhinit të tërbuar dhe e Nastasia Filipovnës së trishtuar.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Cabej

Shënime nga bodrumi, Fjodor Dostojevski

Shënime nga bodrumi u botua për herë të parë në 1864 në stinën më të errët të karrierës së Dostojevskit. Ndër të parat romane të autorit, është si doracak i krejt filozofisë së tij dhe njëherësh vepra që u priu romaneve të mëdha të mëvonshme, si Idioti, Krim e ndëshkim e Vëllezërit Karamazov.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: UEGEN

Vëllezërit Karamazovë, F. M. Dostojevski, vol. 2

Te ky libër, me nuanca të theksuara dhe me shprehjen e plotë të njohjes së thellë psikologjike, të analizës së thellë psiko – analitike, zgjohet vërtet një interes i veçantë, i cili po aq është edhe një libër plot kolorit, të papritura që godasin në shenjë e me një subjekt që rrjedh natyrshëm e pa pikë sforcimi.
191,89 SEK 213,21 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: UEGEN

Kumarxhiu, F. M. Dostojevski

“Kumarxhiu” është një ndër romanet që trajton dramën që shkakton bixhozi tek njerëzit: I përshkruar përmes depërtimeve të thella psikike, kjo vepër ka arritur të fitojë mendjet e miliona lexuesve edhe pas më shumë se se një shekulli.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Në gjendje