Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,73 GBP 6,37 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
12,28 GBP 13,64 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,19 GBP 9,10 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • I ri
Netoçka Nezvanova, Fjodor Dostojevski
  • Netoçka Nezvanova, Fjodor Dostojevski

Netoçka Nezvanova, Fjodor Dostojevski

UEGEN

Ky është një roman i papërfunduar i Dostojevskit, i cili u nis si një vepër madhore në formën e “rrëfimit”, por ajo që u shkrua dhe publikua ishte vetëm prezantimi i fëmijërisë dhe adoleshencës së heroinës...

11,82 GBP
10,64 GBP Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Netoçka Nezvanova

Origjinali:  Sobranije soçinenij v desjati tomah, Netoçka Nezvanova, torn vtoroj

Autori: Fjodor Dostojevski

Shqipëroi: Jorgji Doksani

Kategoria: Roman

Botues: Uegen

Specifikimi: Kapakë të trashë

Viti i botimit: 2024

Pesha: 0.35 kg

Faqe: 182

Përmasat:  14.5x21 cm

ISBN: 9789928036247

Ky libër është në gjuhën shqipe

Kategoritë: 1. Letërsia botërore 2. Letërsia ruse 3. Klasikët rusë 4. Fjodor Dostojevski 5. Jorgji Doksani

Mbi librin

Ky është një roman i papërfunduar i Dostojevskit, i cili u nis si një vepër madhore në formën e “rrëfimit”, por ajo që u shkrua dhe publikua ishte vetëm prezantimi i fëmijërisë dhe adoleshencës së heroinës, emrin e të cilit ka për titull. Kjo pjesë thuhet se ishte asgjë më shumë se sa prologu i romanit. Romani filloi të shkruhet m1 1848 dhe u përfundua më 1849, Arrestimi dhe internimi në Siberi i autorit ndaluan vijimin e punës për këtë roman. 

Mbi autorin

Fjodor Dostojevski (1821-1881) konsiderohet si mendja më e fortë që ka prodhuar letërsi ndonjëherë, gjeniu që prodhoi disa nga kryeveprat më jetëgjata të letërsisë, të cilat, me gjasa, do të vijojnë të lexohen edhe pas shumë dhe shumë shekujve. Ai pati një jetë po aq të ngatërruar sa edhe vepra monumentale që krijoi. U dënua si pjesëmarrës në një komplot kundër carit, u internua pasi përjetoi një ekzekutim fals, u arratis për në Evropë për t'i shpëtuar borxhlinjve për shkak të telasheve ku kishte rënë nga vesi i bixhozit dhe vdiq në Rusi pas disa viteve në të cilat, shkrimet e tij politike u bënë të zymta, ksenofobe dhe rusomadhe. 

Detajet e librit
UEGEN
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Cabej

Shënime nga bodrumi, Fjodor Dostojevski

Shënime nga bodrumi u botua për herë të parë në 1864 në stinën më të errët të karrierës së Dostojevskit. Ndër të parat romane të autorit, është si doracak i krejt filozofisë së tij dhe njëherësh vepra që u priu romaneve të mëdha të mëvonshme, si Idioti, Krim e ndëshkim e Vëllezërit Karamazov.
5,73 GBP 6,37 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: UEGEN

Sozia, F. M. Dostojevski

Dostojevski gjithashtu e përdor romanin për të kritikuar shoqërinë ruse të kohës së tij, duke e portretizuar atë si një sistem që ndihmon në përforcimin e ndjenjës së inferioritetit dhe frikës tek individët. Golyadkin, si një personazh, është një simbol i atyre që luftojnë për të gjetur vendin e tyre në një botë që i duket të huaj dhe armiqësore.
10,64 GBP 11,82 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001451

Botuesi: UEGEN

Krim dhe ndëshkim, Fjodor M Dostojevski

"Krim dhe ndëshkim" është një roman social, psikologjik, filozofik dhe ideologjik. Ky ishte një roman i ri për letërsinë botërore, pasi ai trajtonte një larmishmëri problemesh: problemin e kushteve të ekzistencës së shoqërisë dhe shtresave të ulëta të popullsisë, alkoolit dhe prostitucionit.
14,73 GBP 16,37 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Krim dhe ndëshkim, Fjodor Dostojevski

Pse u duket kaq i shëmtuar veprimi im? – thoshte me vete. – Ngaqë është një veprim keqbërës? Ç'do të thotë "veprim keqbërës"? Të paktën, ndërgjegjen e kam të qetë. Sigurisht që është bërë një krim, është shkelur një nën i ligjit dhe është derdhur gjak; e pra, për atë nen që është shkelur, merrni kokën time dhe me kaq të mbyllet kjo punë!...
16,37 GBP 18,19 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Ëndrra e xhaxhait, F. M. Dostojevskij

Duke krijuar një sfond disi të largët për njohjen dhe jetën e tij autori, përqendrohet në shtëpinë e çifligarit, të qytetarit që jeton në fshat, si një padukshmëri kapitale, dhe aty sheh ëndrra me sy hapur, aty i vë kazmën personalitetit të tij, pa i interesuar asgjë rreth e rrotull, as natyra e mrekullueshme, as balta dhe as kuajt.
12,28 GBP 13,64 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

I panjohuri, F. M. Dostojevski

Vetëm një shkrimtar i madh si Dostojevski mund të endet në këto ujëra subjektesh, ide sociale të reja (për kohën) dhe i vetëdijshëm se kështu i vjen në ndihmë shoqërisë. Dialogu i shkathët, plot sarkazëm dhe dinjitet, bëhet edhe më fin ngaqë ngre çështje vërtet ngacmuese.
12,28 GBP 13,64 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Jetë në vetmi, F. M. Dostojevski

"Jetë në Vetmi" (ose "Kujtime nga Nëndheu") është një nga veprat më të njohura të Fjodor Dostojevskit, e cila shquhet për pasqyrimin e thellë të natyrës njerëzore dhe përballjeve të brendshme të individit me botën dhe vetveten.
10,64 GBP 11,82 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Net të bardha, Fjodor Dostojevski

... ja, tashmë edhe libri i marrë pa qëllim dhe rastësisht, i bie nga duart ëndërrimtarit tim, pa mbërritur as edhe gjer te faqja e tretë. Imagjinata e tij përsëri u kurdis, u ngacmua, dhe papritur përsëri një botë e re, një jetë e re magjepëse shkëlqeu para tij në një perspektivë të shkëlqyeshme.
4,09 GBP 4,55 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001895

Botuesi: UEGEN

Djajtë, Fjodor Mihajllovic Dostojevski

“Unë jam zënë në kurthin e të dhënave të mija dhe konkluzioni im është kontradiktor pikërisht me idenë fillestare nga u nisa. Nga liria e pakufi, unë përfundoj te despotizmi pa kufi.”
14,73 GBP 16,37 GBP
More
Ne gjendje