Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
120,75 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
115,00 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Kujtime te pertejvarrit, Francois-Rene de Chateaubriand, vol. 1
  • Kujtime te pertejvarrit, Francois-Rene de Chateaubriand, vol. 1

Kujtime të përtejvarrit, vëllimi i parë, Francois-Rene de Chateaubriand, vol. 1

Meqë e kam të pamundur ta parashikoj ditën se kur do të vdes; meqë, në moshën time, ditët e dhëna për njeriun janë vetëm ditë të falura, ose, më mirë të themi, ditë ndëshkimi, nga frika se mund të zihem gafil, dua ta shpjegoj veten rreth një vepre të destinuar për t’i bishtnuar mërzisë së këtyre orëve të fundit e të braktisura, që askush nuk i dëshiron e më të cilat njeriu nuk di se ç’të bëjë.

172,50 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kujtime të përtejvarrit, vëllimi i parë
Origjinali: Mémoires d'Outre-Tombe
Gjinia: Histori
Autori: François - René de Chateaubriand
Shqipëroi: Primo Shllaku
Shtëpia botuese: Pika pa sipërfaqe
Viti: 2018
Fq. 646
Pesha: 0.772 kg.
ISBN: 978-9928-185-63-1

Fragment nga libri

Meqë e kam të pamundur ta parashikoj ditën se kur do të vdes; meqë, në moshën time, ditët e dhëna për njeriun janë vetëm ditë të falura, ose, më mirë të themi, ditë ndëshkimi, nga frika se mund të zihem gafil, dua ta shpjegoj veten rreth një vepre të destinuar për t’i bishtnuar mërzisë së këtyre orëve të fundit e të braktisura, që askush nuk i dëshiron e më të cilat njeriu nuk di se ç’të bëjë.

Kujtimet, në krye të të cilave do të lexohet kjo parathënie, përfshijnë dhe do të përfshijnë të gjithë rrjedhën e jetës sime. Janë nisur që nga viti 1811 dhe vazhdojnë deri më këtë ditë.

Unë tregoj tek ajo që është kryer, dhe do të tregoj tek ajo që ende është vetëm një skicë, fëmijëninë time, selitjen, rininë, hyrjen time në ushtri, ardhjen time në Paris, njohjen time me Luigjin XVI, skenat e para të Revolucionit, udhëtimet e mia në Amerikë, kthimin tim në Europë, mërgimin tim në Gjermani dhe Angli, kthimin tim në Francë në kohën e konsullatit, punët dhe veprat e mia gjatë perandorisë, vrapin tim në Jeruzalem, punët dhe veprat e mia gjatë Restauracionit, pra, përfund, historinë e plotë të këtij Restauracioni dhe të rënies së tij.

Kam pasur rastin të takohem me pothuajse të gjithë burrat që, në kohën time, kanë luajtur një rol të madh ose të vogël jashtë ose brenda vendit tim. Duke filluar nga Washingtoni deri te Napoleoni, nga Luigji XVIII deri tek Aleksandri, nga Piu VII deri te Grigori XVI, nga Fox-i, Burke-u, Pitt-i, Sheridan-i, Londonderry, Capo-d’Istrias deri te Malesherbes-a, Mirabeau-i, etj.

Nga Nelsoni, Bolivari, Mehmet Pasha i Egjiptit, deri te Suffren-i, Bougainville-i, Lapeyrouse-i, Moreau-ja, etj. Kam qenë pjesë e një triumvirati që nuk e kishte pasur shokun ndonjëherë: tre poetë interesash dhe kombesh të ndryshme u gjetën, pothuajse njëkohësisht, ministra të punëve të jashtme, unë në Francë, z. Canning në Angli dhe z. Martinez de la Rosa në Spanjë. I kalova njërin pas tjetrit vitet e zbrazta të rinisë sime, vitet e mbushura plot me ngjarje të periudhës republikane, kohën e lavdishme të Bonapartit dhe të mbretërimit të Legjitimitetit.

Mbi autorin

François-René Vicomte de Chateaubriand ka qenë një ndër përfaqësuesit më të spikatur të reaksionit kundër ideve të Revolucionit Francez, si dhe figura më e shquar e letërsisë frënge në periudhën e Perandorisë së Parë. Lindi më 1768 në Saint-Malo, dhe hyri në ushtri më 1786.

Gjatë qëndrimit në Paris, ai pati rastin të takohet me figurat më të shquara të jetës letrare dhe jo vetëm letrare të kohës së tij, për të cilët Chateaubriand shkroi portrete mbresëlënëse në kujtimet e tij. Ndonëse nuk ishte kundërshtar i revolucionit në etapat e para të tij, Chateaubriand mbeti i turbulluar nga teprimet e mëpasme. Këmbëngulja në idetë e tij e detyroi të largohet për në Amerikë në pranverën e 1791.

Më 1792, me të mësuar rreth arrestimit të Luigjit XVI, ai u kthye në atdhe dhe u martua me Céleste Buisson de Lavigne. Vepra "Atala, ose Dashuritë e dy të egërve në shkretëtirë", u botua më 1801, dhe falë stilit të shkëlqyer, elokuencës së zjarrtë dhe përshkrimeve të qëlluara, e bëri menjëherë të famshëm autorin. "Gjenia e kristianizmit" (1802), një mbrojtje e besimit katolik, doli në shtyp në vigjilje të rivendosjes së fesë katolike në Francë nga Napoleoni.

Mjafton të përmenden autorë si Lamartine apo Victor Hugo, për të kuptuar ndikimin themelor të Chateaubriand-it në prozën e mëvonshme në gjuhën frënge. Chateaubriand vdiq më 4 korrik 1848. I kaloi pesëmbëdhjetë vitet e fundit të jetës duke shkruar veprën e famshme dhe kontroversiale "Kujtime të përtejvarrit", e cila pa dritën e botimit menjëherë pas vdekjes së autorit.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928185631
ean13
9789928185631
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Konkuista e Amerikës, Tzvetan Todorov

Spanjollët e fitojnë luftën. Në mënyrë të padiskutueshme, ata kanë epërsi ndaj indianëve në pikëpamje të komunikimit ndërnjerëzor. Por fitorja e tyre është problematike, sepse nuk ekziston vetëm një formë e vetme komunikimi, një dimension i vetëm i aktivitetit simbolik...
115,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Dija

Origjinat e totalitarizmit, Hannah Arendt

I botuar fillimisht në vitin 1951, Origjinat e totalitarizmit është renditur si një nga librat më të mirë joartistikë të shekullit të njëzetë dhe një nga analizat më të mprehta të regjimeve totalitare si nazizmi dhe stalinizmi. Arendt diskuton në këtë libër transformimin e klasave në masa, rolin e propagandës dhe përdorimin e terrorit në këtë formë të...
161,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Njeriu dhe demokracia, Mikel D. Sopi

Libri "Njeriu dhe demokracia", i cili tashmë është në duart e lexuesve, është fryt i një pune disavjeçare të përqendruar në vëzhgime e përimtime të thelluara nëpër qendrat studimore të Perëndimit.
172,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Ç'është demokracia, Giovanni Sartori

A është e mundur të eksportohet demokracia? Ç'kuptim ka liria, laicizmi dhe zhvillimi në epokën e "përplasjes së qytetërimeve"? Demokracia është sot një nga vlerat e pakta, mbi të cilën i gjithë Perëndimi duket i gatshëm për t'u betuar.
115,00 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000825

Botuesi: Ideart

Ruso, Nje hyrje e shkurter, Robert Wokler

Bashkë me Monteskienë, Hjumin, Smithin dhe Kantin, ndër bashkëkohësit e tij, Rusoi ka ushtruar ndikimin më të madh në historinë moderne intelektuale evropiane, duke ia kaluar madje çdo filozofi tjetër të kohës.
69,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: 2543

Botuesi: Plejad

Antikrishti, mallkimi i krishtërimit, Fridrih Nice

Jeta e Niçes përfshiu gjysmën e dytë të shekullit të XIX. Kjo periudhë karakterizohej nga një zhvillim i shpejtë teknologjik. Në sajë të këtyre arritjeve një frymë optimizmi ndjehej kudo. Kjo kohë u përputh pikërisht me kulmin e magjepsjes nga zhvillimi material. Në këtë periudhë besohej se zhvillimi material do t'i sillnin njeriut lumturinë e shumë...
57,50 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: 2703

Botuesi: Plejad

Mbi njeriun, Thoma D'Akuini

Rëndësia e jashtëzakonshme e mendimit d'akunian në historinë e filozofisë qëndron në sistemin e realizuar prej tij të një pasurie të tërë kulturore. Duke u bazuar te mendimi i Aristotelit, të përshtatur e të kristianizuar për së brendshmi, Thoma D'Akuini arriti të formojë një sistem të përbërë nga një rregull përgjigjesh të qarta e përfundimtare.
80,50 SEK
More
Ne gjendje

Filozofia dhe e ardhmja, Richard Rorty

Rorty pati një karrierë të gjatë dhe të larmishme akademike, duke përfshirë pozicionet si Stuart Profesor i Filozofisë në Universitetin Princeton, Kenan Profesor i Shkencave Humane në Universitetin e Virxhinias dhe Profesor i Letërsisë Krahasuese në Universitetin Stanford .
92,00 SEK
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Kujtime të përtejvarrit, vëllimi i parë, Francois-Rene de Chateaubriand, vol. 1

Meqë e kam të pamundur ta parashikoj ditën se kur do të vdes; meqë, në moshën time, ditët e dhëna për njeriun janë vetëm ditë të falura, ose, më mirë të themi, ditë ndëshkimi, nga frika se mund të zihem gafil, dua ta shpjegoj veten rreth një vepre të destinuar për t’i bishtnuar mërzisë së këtyre orëve të fundit e të braktisura, që askush nuk i dëshiron e...
172,50 SEK
More
Në gjendje