Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
120,75 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
115,00 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Republika e Platonit, Alain Badiou
  • Republika e Platonit, Alain Badiou

Republika e Platonit, Alain Badiou

Badiou përdor dialogun sokratik si formë për t'iu qasur edhe një herë temave themelore të filozofisë: drejtësia, politika, e vërteta, në një përpjekje të re për të zbuluar domethënien e tyre sot.

115,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Republika e Platonit
Origjinali: La République de Platon
Gjinia: Filozofi
Autori: Alain Badiou
Shqipëroi: Elvis Hoxha
Shtëpia botuese: Pika pa sipërfaqe
Viti: 2018
Fq. 522
Pesha: 0.566 kg.
ISBN: 978-9928-185-64-8

Mbi Librin

Sipas modelit të Republikës, por duke e rimarrë e rilexuar në mënyrë eklektike tekstin e filozofit grek të lashtësisë, duke e furnizuar bisedën me referenca kulturore të 25 shekujve të fundit të qytetërimit perëndimor, Badiou përdor dialogun sokratik si formë për t'iu qasur edhe një herë temave themelore të filozofisë: drejtësia, politika, e vërteta, në një përpjekje të re për të zbuluar domethënien e tyre sot. Në këto mbi 500 faqe dialogë, ku toni është herë i zjarrtë, herë lozonjar dhe i mbushur me humor, autori prek shumë nga temat e tij më të përzemërta: detyrat e filozofit dhe kuptimi i filozofisë, lidhja mes kësaj dhe dashurisë, politika dhe "gjëja e përbashkët", e kështu me radhë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928185648
ean13
9789928185648
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2353

Botuesi: Plejad

Mesimet e fshehta te te gjitha koherave, Manly P. Hall

Në vitin 1934, Hall themeloi Shoqërinë për Kërkime Filozofike (PRS) në Los Anxhelos të Kalifornisë, një organizatë fitimprurëse e përkushtuar në studimin e fesë, mitologjisë, metafizikës dhe okultizmit. PRS zotëron një bibliotekë me mbi 50 mijë vëllime dhe shet e boton libra metafizikë dhe spiritualë, shumiva e të cilëve të shkruar nga Hall.
80,50 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 2707

Botuesi: Plejad

Politika, Aristoteli

Tregohet se veprat e Aristotelit u ruajtën nga studenti i tij, Theophrastus, ai që vijoi Aristotelin në udhëheqje të shkollës shëtitëse. Libraria e Theophrastusit i kaloi nxënësit të tij Neleus. Për ta mbrojtur nga hajdutët, trashëgimtarët e Neleusit i fshehën ato në një qilar, ku shumica e veprave u prishën nga lagështia, moli dhe krimbat.
92,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Origjinat shoqërore të diktaturës dhe të demokracisë, Barrington Moore, Jr.

Në këtë vepër klasike të historisë së krahasuar dhe të shkencave politike, Barrington Moore, Jr. analizon çështjen se përse disa vende ecën dhe u zhvilluan drejt demokracisë, ndërsa disa të tjera shkuan drejt fashizmit apo diktaturave komuniste. Ai analizon rolin politik që kanë luajtur klasat e larta feudale dhe fshatarësia në shndërrimin e shoqërive...
172,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Konditat e Lirisë, Ernest Gellner

Kur intelektualët disidentë eurolindorë të 1970 – ave dhe të 1980 – ave përpiqeshin ta përfytyronin çfarë lloji të shoqërisë dëshironin në vend të komunizmit, ata u kthyen prapa në konceptin e shoqërisë civile, një shprehje e vjetruar kjo e rrënjosur aq larg prapa në iluminizëm, saqë shumica e intelektualëve europerëndimorë ia kishte harruar domethënien.
69,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000161

Botuesi: Ideart

Gjurmë Karmike, Eliot Weinberger

Gjatë njëzetë vjetëve të fundit, Eliot Weinberger e ka shtyrë esenë tepër larg kufijve të kritikës letrare apo gazetarisë personale, drejt mbretërisë së poezisë dhe rrëfimit artistik. Plot intrigë, e megjithatë të shkruara me një gjuhë të ngjeshur dhe filmike, esetë e tij janë vepra të imagjinatës, ku prapë të gjitha faktet janë të verifikueshme.
69,00 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001281

Botuesi: Onufri

Mjerimi i historicizmit, Karl Popper

Karl Popperi e freskoi mendimin filozofik. Risia e ideve që hodhi në qarkullim ai është jashtë çdo dyshimi. Ato prekën çështje kardinale, prishën qetësinë e doktrinave hijerënda, që ushtronin një ndikim jo të vogël dhe me pasoja të dëmshme. 
69,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dritan Tirana

Psikologjia dhe Besimi, Carl Gustav Jung

Duke përdorur një sasi të konsiderueshme materiali prej letërsisë së lashtë dhe mesjetare gnostike, alkimike dhe të okultit, ai diskuton simbolizmat fetarë të proceseve të pavetëdijes dhe vazhdimësinë e mundshme të formave fetare, që janë shfaqur dhe rishfaqur gjatë shekujve.
64,40 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Tema të filozofisë të së drejtës, Raffaele De Giorgi

Pas botimit në shqip të "Teoria e shoqërisë" (Niklas Luhmann, Raffaele De Giorgi), ky libër sjell një vështrim depërtues mbi çështje të mëdha të së tashmes, vrojtime që copëzojnë domethënien e përgjithshme, duke shtruar një sërë pyetjesh: A është e mundur të përshkruhet kompleksiteti i shoqërisë moderne?
92,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000679

Botuesi: Ideart

Makiaveli, Nje hyrje e shkurter, Quentin Skinner

Çfarë shtrihet nën reputacionin malinj që Makiaveli ka fituar si emër dhe veprim politik? A është ai vërtet i merituar? Cilat pikëpamje parashtron ai në veprat e tij kryesore në lidhje me politikën dhe moralin e saj?
69,00 SEK
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Zenit Editions

Sarkozy, emri i ç'gjëkafshë është, Alain Badiou

Mania për fitore dhe reale u përqendrua në problemet e organizimit dhe disiplinës dhe përmbahet krejtësisht që në 1902 dhe që me Ç'të bëjmë? të Leninit, në teorinë dhe praktikën e partisë së centralizuar dhe homogjene të klasës.
57,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Shën Pali, themelimi i universalizmit, Alain Badiou

Në lojën e madhe filozofike ku shpie mendimi i Badiousë, sot dhe për tani, paralelizmi është i qartë. Ajo çka synohet si kthjellim mbi faktin se estetika e ka shpënë artin në një kusht të huaj të mendimit të vet, pra në filozofi, po ai lloj ringjalljeje duhet zbuluar edhe gjetkë, kësaj here jo në një gjest antifilozofik, por antihistorik.
69,00 SEK
More
Në gjendje