Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Njeriu dhe demokracia, Mikel D. Sopi
  • Njeriu dhe demokracia, Mikel D. Sopi

Njeriu dhe demokracia, Mikel D. Sopi

Onufri

Libri "Njeriu dhe demokracia", i cili tashmë është në duart e lexuesve, është fryt i një pune disavjeçare të përqendruar në vëzhgime e përimtime të thelluara nëpër qendrat studimore të Perëndimit.

1 500 Lekë
1 350 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Njeriu dhe demokracia, mësimi shoqëror i Kishës Katolike mbi konceptet bazike të jetës politiko – shoqërore (kopertinë e trashë)
Gjinia: Filozofi
Autori: Mikel D. Sopi
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2017
Fq. 470
Pesha: 1.094 kg.
ISBN: 978-9928-226-78-5

Koment nga autori

Libri "Njeriu dhe demokracia", i cili tashmë është në duart e lexuesve, është fryt i një pune disavjeçare të përqendruar në vëzhgime e përimtime të thelluara nëpër qendrat studimore të Perëndimit.

Duke pasur parasysh faktin se argumenti i trajtuar në këtë libër kërkon qasje shumëdisiplinore dhe punë ekipore, me përqendrimin tim në konceptet themelore të problematikës në fjalë, kam vlerësuar të jetë qasja më adekuate dhe çelësi interpretues i mendësisë filozofike, i porosisë teologjike dhe i fomulimeve juridike të proceseve politiko – shoqërore.

Nga ana tjetër, jam i vetëdijshëm për mangësitë e ndryshme që, në një masë, janë të pakapërcyeshme për arsye të caktuara. Andaj, ftoj lexuesit që të japin kontributin e tyre në përthellimin dhe nxitjen për studim të mëtejshëm.

Gjendja në të cilën është katandisur njerëzimi i dekadave të fundit, kur jeta ka fituar ritme të egra me plot kontradikta dhe banalitete, flet për një funksionim jo të kënaqshëm dhe defektoz të sistemit të vlerave duke dëftuar çrregullime pothuaj në të gjitha proceset e jetës.

Mirëpo, çështja që shtrohet shkon përtej konstatimit. Kërkohet burimi i tyre dhe analiza e shkaqeve. Disa shkencëtarë mendojnë se këtë krizë të përgjithshme e karakterizojnë një varg shkaqesh, duke e kërkuar burimin e çrregullimeve tek tre faktorë:
a) Tek shterimi i burimeve të papërtëritshme natyrore.
b) Tek pasojat e ndryshimeve klimatike dhe
c) Tek mosfunksionimi i sistemit ekonomik global.

Detajet e librit
9789928226785
9789928226785
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Përse nuk jam i krishterë, Bertrand Russell

Prandaj, e lexojnë dhe e përhapin këtë libër të gjithë ata që duan të imunizojnë veten dhe të tjerët nga epidemitë e integralizmit dhe fundamentalizmit që kërcënojnë t’i presin rrënjët e vërteta të Perëndimit: të cilat nuk janë, pavarësisht nga ajo që thuhet e përsëritet..., ato të krishteret dhe supersticiozet e Epokës së Errësirës, por ato laike dhe...
810 Lekë 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Masa dhe pushteti, Elias Canetti, vol. 2

Në vëllimin e dytë të veprës "Masa dhe pushteti", Elias Kaneti analizon me hollësi "pushtetin", i cili lidhet ngushtë me "masën". Autori i ilustron gjithmonë hulumtimet e veta me shembuj të shumtë dhe tepër interesantë nga historia e njerëzimit.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2757

Botuesi: Plejad

50 ide fetare qe duhet t'i dije cdo njeri, Peter Stanford

Cilido e ka një mendim për fenë. Ai mund të jetë pozitiv, mund të jetë negativ, por rrallë është asnjanës. Filozofi gjerman Fridrik Niçe, i cili shpall me besim në vitet 1880, se Zoti kishte vdekur, do të befasohej nëse shihte 120 vite pasi shkroi nekrologjinë e Zotit se feja është ende një prani e gjallërishme dhe gjerësisht e debatueshme në shkallë...
630 Lekë 700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: UET Press

Hyrje në komunikimin ndërkulturor, Judith N. Martin, Thomas K. Nakayama

Ndërsa vazhdojmë të informojmë dhe të shkruajmë rreth komunikimit ndërkulturor, na bën përshtypje nevoja e vazhdueshme për informacion në lidhje me aspektet praktike të komunikimit përmes kulturave. Botimi i dytë i këtij libri përkon me situatën pas ngjarjeve të shtatorit 2001, sulmeve mbi Qendrën Botërore të Tregtisë në qytetin e Nju Jorkut.
1 260 Lekë 1 400 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001522

Botuesi: Botimet Dudaj

Monolog, Artan Fuga

Mendohet se publiku flet dhe reagon njësoj si media. Se, në parim, midis publikut dhe medias nuk ka asnjë dallim. Pushteti, mediat e kohës dhe publiku shpallen se janë e njëjta gjë: një unitet i tre elementëve që, vetëm në pamje relative dhe shumë të sipërfaqshme duken si të veçuar. 
720 Lekë 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Ligjërata, Jorge Luis Borges

Kështu ndodhi që në moshën 47 vjeç, para meje u hapën perspektivat e një jete të re dhe pasionuese. Udhëtova në veri e në jug të Argjentinës dhe Uruguait, duke mbajtur ligjërata për Swedenborg – un, Blake – un, për mistikët persianë dhe kinezë, për budizmin dhe poezinë gauço, për Martin Buber – in, për Kabalën.
720 Lekë 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000675

Botuesi: Ideart

Filozofia Politike, Nje hyrje e shkurter, David Miller

Si duhet jetuar së bashku në shoqëri? Tekefundit, përse na nevojitet qeveria? Ç'kuptim ka drejtësia sociale? Filozofia politike shtron pyetje dhe gjen përgjigje duke hulumtuar çështje rreth natyrës dhe qëllimit të qeverisjes, të cilat çdokush duhet t'i shqyrtojë.
540 Lekë 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2687

Botuesi: Buzuku

Fryma e iluminizmit, Tzvetan Todorov

"Fryma e iluminizmit" shpalos vlerat europiane si racionalizmi, të drejtat e njeriut, liria, barazia gjinore, laicizmi, pluralizmi. Janë këto vlera dhe arritje të iluminizmit, si krijesa më me vlerë e Europës, sepse pa të sot as Europa, as bota nuk do të ishin këtu ku janë.
540 Lekë 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Mediaprint

Rregullimi i emocioneve, Brunilda Sulaj

Libri përfshin mënyra dhe ushtrime të thjeshta për tu ndjekur nga prindërit, edukatorët, mësuesit për tu mësuar fëmijëve rregullimin e emocioneve. Teknika nga Mindfulness janë të përfshira në libër. (Mindfulness – të jetuarit në momentin e tanishëm pa e gjykuar veten.
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje