Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
120,75 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
115,00 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Konsiderata per Francen, Joseph de Maistre
  • Konsiderata per Francen, Joseph de Maistre

Konsiderata për Francën, Joseph de Maistre

Te tjere

Maistre e konsideron Revolucionin Francez dhe krimet e regjimit të Terrorit si kulmi dhe pasoja logjike e shpirtit destruktiv të ateizmit filozofik, dhe po aq mirë ndëshkim hyjnor; ai mendon se Revolucioni e Republika dështuan së bashku me teoritë e arsyes e të së drejtave të njeriut.

57,50 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Konsiderata për Francën
Origjinali: Considerations on France
Gjinia: Filozofi
Autori: Joseph de Maistre
Shqipëroi: Saverina Pasho
Shtëpia botuese: ISP & Dita 2000
Viti: 2007
Fq. 176
Pesha: 0.218 kg.
ISBN: 978-99943-57-10-9

Mbi librin

Konsiderata për Francën, 1797, është ekuivalenti frëng i "Refleksione për Revolucionin Francez" të anglo – irlandezit Burke. Maistre e konsideron Revolucionin Francez dhe krimet e regjimit të Terrorit si kulmi dhe pasoja logjike e shpirtit destruktiv të ateizmit filozofik, dhe po aq mirë ndëshkim hyjnor; ai mendon se Revolucioni e Republika dështuan së bashku me teoritë e arsyes e të së drejtave të njeriut, kështu që tradita dhe feja duhet të mbushin honin, prandaj edhe mbron idenë e një aleance të re të fronit e altarit në një monarki burbone të restauruar. Konsiderata për Francën ngre çështje të përhershme të rëndësishme të mendimit politik.

Mbi autorin

Joseph de Maistre, Comte De Maistre (1753 – 1821) ishte jurist, diplomat dhe filozof savojard i gjuhës frënge, përfaqësuesi më i shquar i konservatorizmit autoritarit kontinental. Katolik dhe ruajalist i zjarrtë, teoricien i Restaurimit, ai njihet për kritikën e tij kundër Iluminizmit dhe Revolucionit Francez.

 

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789994357109
ean13
9789994357109
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Berk

Jo-vendet, Marc Augé

Supermoderniteti prodhon jo-vende, pra hapësira të cilat në vetvete nuk janë vende antropologjike dhe të cilat, në ndryshim prej modernitetit bodlerian, nuk i integrojnë vendet e mëparshme: përkundrazi, këto renditen, klasifikohen dhe lartësohen në rangun e vendeve të kujtesës, duke u caktuar një pozitë specifike.
115,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000158

Botuesi: Ideart

Arti i të pleqëruarit, Ciceroni

Thuhet se pleqëria e largon njeriun nga jeta aktive. Thuhet se ajo i mpak forcat duke e bërë trupin të dobët, se e zhvesh plakun nga gëzimet e jetës, nga pasionet e dashurisë dhe se me pleqërinë njeriu i afrohet gjithnjë e më shumë vdekjes.
34,50 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 2497

Botuesi: Plejad

Pragmatizmi, William James

Pragmatizmi, është një lëvizje filozofike, e zhvilluar në SHBA, e cila pohon qëndrimin sipas të cilit si domethënia ashtu edhe e vërteta e një ideje është në funksion të rezultatit të tij praktik. Pra, thelbësisht pragmatizmi është një antiabsolutizëm i fortë.
69,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Traktati i dytë për qeverisjen dhe shkrime të tjera, John Locke

Traktati i dytë për qeverisjen, ku Locke ndërton pozitivisht teorinë e tij politike, është themeli i filozofisë politike liberale, një apoteozë e lirisë individuale dhe një kontestim i palëkundur i autoritarizmit. Kjo vepër frymëzoi revolucionet që sollën një monarki kushtetuese në Britani, pavarësinë amerikane, si dhe Republikën e Parë Franceze.
57,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Aeditions

Libri i besimeve fetare

A ka vetëm një Zot? Pse duhet të vuajnë njerëzit? Çfarë ndodh mbasi vdesim? Miliarda njerëz në mbarë botën e gjejnë kuptimin e jetës te feja, por cilat janë idetë që i mbështesin këto besime dhe si janë zhvilluar ato?
287,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU002008

Botuesi: Dituria

Edhe një herë për teorinë e demokracisë, Giovanni Sartori

Ky është një përditim i shkëlqyer i veprës klasike të Sartorit, në të cilën ai rishikon teoritë kryesore të demokracisë së kohëve tona dhe përvijon me mprehtësi çështjet që dalin më në pah midis tyre. Sartori përmbledh një teori të vetën, të cilën ua paraqet lexuesve si një pikëpamje të re.
92,00 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001000

Botuesi: Dituria

Bashkësia e qytetarëve, Dominique Schnapper

Kombi synon të jetë një bashkësi ideale qytetarësh. Njeh vetëm njerëz të barabartë, nuk i përfill veçoritë etnike, krahinore, kulturore, gjuhësore e fetare të gjithsecilit. Kombi modern, i pandashëm nga demokracia, i kundërvihet nacionalizmit.
69,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: CUNEOS

Miti, një hyrje e shkurtër, Robert A. Segal

Në këtë libër të vogël, njeriu gjen shumë më shumë se sa mendon se një libër i tillë mund të përmbajë. Lista e gjatë e pamjeve të shkurtra për mitin do t’i shërbejë mjaft shumë studentit fillestar.
80,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Morfologjia e shpirtit, Luan Topciu

Qasja drejt shpirtit nuk mund të bëhet ndryshe, veçse në forma metaforike. Asgjë racionale nuk mund të na ndihmojë të hedhim dritë mbi shpirtin, asnjë laborator, sado i sofistikuar qoftë ai, asnjë instrument i dixhitalizuar i teknologjisë më të lartë nuk mund të na ndihmojë dot, veçse vështrimi metaforik, veçse qasja e figurshme.
80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2136

Botuesi: Botart

Teorite e demokracise, Manfred G. Schmidt

Hyrje në teoritë klasike dhe moderne të demokracisë, nga Aristoteli deri më sot. Klasifikimi i vendeve sipas performancës dhe pozicioni i Shqipërisë. A ka defiçite të demokracisë Bashkimi Europian dhe parashikimi për të ardhmen.
172,50 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001884

Botuesi: Te tjere

Metodika per estetiken e te folurit, Sonila Kapidani

"Të rrokësh kompleksitetin e qënies në botën moderne në një libër të vetëm. Të shkosh gjithmonë drejtpërdrejt në zemër të gjërave". Ky citim nga Milan Kundera, ka qenë pikënisje e këtij materiali për estetikën e të folurit. Nevoja e një libri të thjeshtë që të përmbledhë atë që është esenciale dhe e nevojshme për të udhëhequr procesin e përsosjes së të...
69,00 SEK
More
Ka mbaruar
Ndoshta mund të pëlqejë edhe