Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,84  7,60 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,66  16,29 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,77  10,86 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
Marketingu politik, Sulejman Muca
  • Marketingu politik, Sulejman Muca

Marketingu politik, Sulejman Muca

2493
Naimi

Libri është fryt i një pune disavjeçare, një kërkim shkencor rreth një prej temave dhe argumenteve më të rëndësishme të shoqërisë moderne, pikërisht teorive dhe praktikave mbi ndërtimin e imazhit në politikë dhe teknologjisë përkatëse, mbi teknikën e organizmit të fushatave elektorale duke iu referuar përvojës botërore.

13,03 
11,73  Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Marketingu politik
Origjinali: Marketingu politik
Gjinia: Shkenca sociale
Autori: Sulejman Muça
Shtëpia botuese: Naimi
Viti: 2009
Fq. 368
Pesha: 0.555 kg
ISBN: 978-99956-746-9-4

Mbi librin

Libri është fryt i një pune disavjeçare, një kërkim shkencor rreth një prej temave dhe argumenteve më të rëndësishme të shoqërisë moderne, pikërisht teorive dhe praktikave mbi ndërtimin e imazhit në politikë dhe teknologjisë përkatëse, mbi teknikën e organizmit të fushatave elektorale duke iu referuar përvojës botërore.

Autori, mbi bazën e një literature të zgjeruar, shtjellon aspekte të industrisë së imazhit politik. Në këtë libër shtjellohen nocionet bazë të marketingut politik, flitet për marketingun dhe strategjitë në politikë, për përcaktimin e produktit në këtë fushë dhe krijimi i një politike shërbimesh, ndërsa flitet edhe për fushatat elektorale dhe organizmi i tyre, si dhe teknikat e komunikimit.

Nuk përjashtohen as puna me mediat dhe plani mediatik, si dhe reklamat politike. Në parathënien e këtij libri shkruhet se i gjithë triumfi "Obama" për garën e fundme presidenciale në SHBA mund të reduktohet në aq fjalë sa janë gishtërinjtë e dorës: "Change", "Hope", "Yes we can". Sipas ekspertëve të marketingut politik, këto konsiderohen si "fjalë që punojnë". Ndonëse në pamje të parë duken si gjetje të thjeshta (dhe në fakt ashtu janë), ato janë fjalë çelësa dhe gjeniale njëkohësisht.

Por, për të shkuar deri te slogani çudibërës (vetëm me tri fjalë me 8 germa gjithsej), që pushtoi zemrat e votuesve amerikanë dhe admirimin botëror, u desh të ideohej, formatohej dhe jetësohej një nga operacionet më gjigante të të ashtuquajturit marketing politik, i cili vuri në punë industrinë më të sofistikuar të kohëve moderne, industrinë e imazhit.

Mbi autorin

Dr. Sulejman Muça u lind në Dibër më 17 qershor 1966. Në vitet 1998 - 2002 kryen studimet e larta në universitetin shtetëror "Kliment Ohridski" në Sofie të Bullgarisë, Fakulteti i Filozofisë, dega e Politologjisë, duke u vlerësuar maksimalisht. Në vitin 2002-2003 ka kryer kualifikimin Master për Politikë të Jashtme dhe Siguri Kombëtare në universitetin shtetëror "Kliment Ohridski" në Sofie.

Në vitin 2008 kryen kursin e Akademisë Diplomatike Shqiptare në Qendrën për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci. I angazhuar vazhdimisht në analiza, debate dhe komente si në median vizive dhe atë të shkruar, me artikuj të ndryshëm në gazetat Ballkan, Albania, Shqip etj.Ai jep leksione në Universitetin "Marlin Barleti" dhe në Universitetin e Tiranës dhe është duke u doktoruarn në universitetin "Kliment Ohridski" të Sofies.

Detajet e librit
Naimi
2493
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Tradhtia e intelektualëve, Julien Benda

Kundër barbarizmit në rritje të shoqërive perëndimore dhe varfërimit të tyre kulturor (nënshtrimi i intelektit ndaj interesave të kapitalit), Benda mbron rolin e vërtetë të intelektualit, sipas tij, si “ruajtës i vlerave” në shërbim të koncepteve universale...
9,77  10,86 
More
Në gjendje

Botuesi: Minerva

Arti i të jetuarit, Epictetus

Duke vënë në jetë 93 instruksione origjinalë, të mençur dhe të mprehtë që përbëjnë Artin e të Jetuarit, lexuesit mësojnë si të përballojnë me sukses sfidat e jetës së përditshme dhe si të kapërcejnë me dinjitet humbjet dhe zhgënjimet e pashmangshme të jetës.
6,84  7,60 
More
Në gjendje

Botuesi: Papirus

Përplasja e fanatikëve, Francis Balle

Gjendje e pashpresë? Të ndodhur përballë sfidave të globalizimit, i cili nuk i ka bërë njerëzit aq të lumtur sa parashikohej, përpara shpërthimit të një barbarie që mendohej se ishte lënë prej kohe pas nga “Përmbushja e Historisë”, më në fund, dëgjojmë thirrjen se tani, për t’u mbrojtur, na duhet të nxjerrim kulturën si mburojë kundër nihilizmit dhe...
6,84  7,60 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000165

Botuesi: Ideart

Si të sillemi me gratë, Artur Shopenhauer

Me gratë natyra ka kryer një goditje mjeshtërore: ka bashkuar në një kohë të caktuar të rinisë, të gjitha bukuritë dhe yshtjet për të tërhequr fort vështrimet e përhumbura të burrave. Është natyra që krijon vashën për të cilën njerëzit mallkojnë njëri – tjetrin dhe popujt shfarosen.
2,93  3,26 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2497

Botuesi: Plejad

Pragmatizmi, William James

Pragmatizmi, është një lëvizje filozofike, e zhvilluar në SHBA, e cila pohon qëndrimin sipas të cilit si domethënia ashtu edhe e vërteta e një ideje është në funksion të rezultatit të tij praktik. Pra, thelbësisht pragmatizmi është një antiabsolutizëm i fortë.
5,86  6,52 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001424

Botuesi: LIRA

Veprat e mëdha politike nga Makiaveli deri në ditët tona, Jean-Jacques Chevallier, Ives Guchet

Ne këtë vepër, dy autorët kane realizuar një përmbledhje dhe interpretim të shkrimeve më të rëndësishme politike të njerëzimit duke përjashtuar periudhen e antikitetit. Autorët kanë synuar qe vepra e tyre të jetë një udhërrëfyes i dobishëm për të tërë ata që janë të interesuar në shkencat politike.
13,68  15,20 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2483

Botuesi: UET Press

Marrëdhëniet publike, Joe Marconi

Ky libër flet për Marrëdhëniet publike, jo për sociologjinë, psikologjinë ose antropologjinë. Megjithatë, që Marrëdhëniet publike të kuptohen dhe të përdoren si duhet është e rëndësishme të kuptojmë që njerëzit reagojnë ndaj sugjerimit dhe stimulimit dhe pse sillen ashtu si sillen në një kontekst komunitar, social, biznesi ose kulturor.
9,77  10,86 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001426

Botuesi: LIRA

Perandoria e së Keqes kundër Djallit të Madh, Claude Liauzu

Ky libër analizon marrëdhëniet ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes. Libri nis me ngjarjen famëkeqe të 11 shtatorit dhe pasojat e tij në mendësinë e intelektualëve dhe tërë shoqërisë perëndimore. Aurorët shpjegojnë rrënjët e konflikteve ndërmjet dy kulturave: perëndimore dhe asaj islame dhe mënyrën si e shohin njëra-tjetrën pas 11 shtatorit.
11,73  13,03 
More
Ka mbaruar
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001424

Botuesi: LIRA

Veprat e mëdha politike nga Makiaveli deri në ditët tona, Jean-Jacques Chevallier, Ives Guchet

Ne këtë vepër, dy autorët kane realizuar një përmbledhje dhe interpretim të shkrimeve më të rëndësishme politike të njerëzimit duke përjashtuar periudhen e antikitetit. Autorët kanë synuar qe vepra e tyre të jetë një udhërrëfyes i dobishëm për të tërë ata që janë të interesuar në shkencat politike.
13,68  15,20 
More
Ka mbaruar