Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
Filozofi bashkekohore 1, Dr. Adriana Anxhaku (Zeneli)
  • Filozofi bashkekohore 1, Dr. Adriana Anxhaku (Zeneli)

Filozofi bashkekohore 1, Dr. Adriana Anxhaku (Zeneli)

SKU000226
Te tjere

Qëllimi (intencionaliteti) që përshkron vetë të ekzistuarit dhe tërësinë e gjendjeve shpirtërore, të cilat para filozofisë hajdegeriane merreshin si të verbëra, shpërfaqen me anën e ndjeshmërisë ndaj ankthit. Ky i fundit përshkruhet zakonisht si pa objekt, gjë që përbën edhe pikënisjen e analizës hajdegeriane.

1 000 Lekë
900 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Filozofi bashkëkohore 1
Origjinali: Filozofi bashkëkohore 1
Gjinia: Filozofi
Autori: Dr. Adriana Anxhaku (Zeneli)
Shtëpia botuese: Afërdita
Viti: 2007
Fq. 296
Pesha: 0.473 kg
ISBN: 978-99927-58-17-5

Koment nga autorja

"Qëllimi (intencionaliteti) që përshkron vetë të ekzistuarit dhe tërësinë e gjendjeve shpirtërore, të cilat para filozofisë hajdegeriane merreshin si të verbëra, shpërfaqen me anën e ndjeshmërisë ndaj ankthit. Ky i fundit përshkruhet zakonisht si pa objekt, gjë që përbën edhe pikënisjen e analizës hajdegeriane.

Prandaj (Sein und Zeit" ka mbetur në historinë e mendimit filozofik si modeli më i pasur i ontologjisë... le të mos harrojmë se e këtillë ishte koha kur Zhan Pol Sartri e Moris Merlo-Ponti dominuan horizontin filozofik, kur në Francë arrinte fenomenologjia e me të edhe Huserli e Hajdegeri...

Vetmia u bë një temë ekzistencialiste, përderisa ekzistenca përshkruhej asokohe si dëshpërim i vetmisë, apo si izolim brenda ankthit. Ishte koha kur njohja interpretohej si një asimilim, zhdukje e qenies përballë. Madje edhe në zbulimet më të befasishme të saj njeriu vetëm sa e zgjeronte iluzionin e daljes nga vetvetja, e mashtrimit të vetmisë.

Porse edhe njohja më e guximshme dhe më e largët nuk arrinte ta vendoste njeriun në kontakt me tjetrin, ajo nuk zëvendësonte dot nevojën tonë të ethshme për praninë e tjetrit; duke mbetur kësisoj një formë e vetmisë." Ky karakterizim që i bëhet kësaj pjese të mendimit ontologjiko-fenomenologjik prej një filozofi të shquar të kohës, si Emanuel Levinas (Emmanuel Lèvinas), përbën dhe esencën më të thukët të këtyre ligjëratave, të mbajtura si leksione të Filozofisë Bashkëkohore.

Detajet e librit
Te tjere
SKU000226
0
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Minerva

Diskutime, Epictetus

Këto mësime kanë pasur influencë qëkur u shkruan. Ato përmenden prej perandorit romak, Marcus Aurelius. Që prej shekullit të 16-të, janë përkthyer në gjuhë të ndryshme.
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Erik Botime

Të dua, Francesko Alberoni

 Në të njejtën kohë jemi plot dëshirë për të jetuar, por vetem me të dashurin tonë. Cikli i jetës së re, fillon dhe mbaron vetëm me të. Kjo pamundësi për ta përfytyruar kohën pa atë, do te thotë të humbasësh, të biesh në humnerë. 
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Shekullar dhe fetar, Nilufer Gole

Ajo studion përplasjet ndërkulturore që shfaqen përreth Islamit në arenën publike të Europës. Ideja sociologjike e Goles synon të bëjë kritikën e centralizimit – europian në përkufizimet e modernizmit shekullar duke i hapur rrugë nga një perspektivë jashtë – perëndimores tek një lexim i ri.
450 Lekë 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Mosbindja civile, Henry D. Thoreau

Me gjithë zemër e pranoj moton: "Qeveria më e mirë është ajo që qeveris më pak" dhe do të më pëlqente ta shihja në veprim sa më shpejt e më sistematikisht. Zbatimi i saj përfundimisht çon në thënien të cilën unë po ashtu e besoj: "Qeveria më e mirë është ajo që nuk qeveris fare"; dhe kur njerëzit të jenë të përgatitur për të, ajo do të jetë lloji i...
360 Lekë 400 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000682

Botuesi: Ideart

Spinoza, Nje hyrje e shkurter, Roger Scuton

Me sintezën e tij të metodës gjeometrike, ndjenjës religjioze dhe shkencës shekullare, Spinoza u orvat të pajtonte nevojat e përkundërta morale e intelektuale të epokës së tij si dhe të paraqiste një përfytyrim të njerëzimit të lidhur njëkohësisht nga domosdoshmëria dhe përjetësisht të lirë.
540 Lekë 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Dostojevski, Stephan Zweig

Të flasësh për Fjodor Mihajlloviç Dostojevskin për rëndësinë që ai ka për botën tonë të brendshme me fjalë të denja e të përshtatshme për të, është një punë e vështirë dhe me shumë përgjegjësi sepse gjerësia dhe fuqia e këtij njeriu të papërsëritshëm kërkon njësi të reja matëse.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2734

Botuesi: Onufri

Mesimet e mia, Jacques Lacan

Metoda e Lacan – it është që të niset nga çfarë dihet nga të gjithë. Pastaj, si pa e kuptuar, me shkathtësi, si duke luajtur, ai na shpalos para syve një ujëvarë konceptesh të habitshme: një mendim që nuk e mendon veten; një të pavetëdijshme që është gjuhë; një gjuhë që rri "në tru, si pezhizhkë merimange", një seksualitet që "hap një vrimë tek e vërteta".
450 Lekë 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Simulakra dhe simulim, Jean Baudrillard

Sipas Baudrillard-it përvoja jetësore bashkëkohore zhvillohet e gjitha jo më në realitet (perandoria ka rënë dhe është zhdukur), por në hiperrealitet, domethënë një rrjetë simbolesh të rrënjosura në të tjera simbole, pa asnjë kontakt me “realitetin”, i cili tashmë është zhdukur përfundimisht.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001257

Botuesi: Te tjere

Pushteti dhe dija, Michel Foucault

Më e pakta që mund të thuhet është se kemi të bëjmë me një tekst, ndër të tjera, politik (mjaft të vërejmë, vetëm në disapak fjali, teprinë e terminologjisë politike: ligj, e drejtë, monark, tirani, sovranitet). Kemi të bëjmë me përvijimin, shpalosjen dhe propozimin, por po aq dhe me inskenimin e një politike të tekstit.
360 Lekë 400 Lekë
More
Ka mbaruar