Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Historia e rënies dhe shkatërrimit të Perandorisë Romake, Edward Gibbon, Vëllimi i Parë
  • Historia e rënies dhe shkatërrimit të Perandorisë Romake, Edward Gibbon, Vëllimi i Parë
  • Historia e rënies dhe shkatërrimit të Perandorisë Romake, Edward Gibbon, Vëllimi i Parë

Historia e rënies dhe shkatërrimit të Perandorisë Romake, Edward Gibbon, Vëllimi i Parë

Vepra monumentale e Edward Gibbon, Historia e rënies dhe shkatërrimit të Perandorisë Romake ka trazuar njerëzimin që kur u botua gati 250 vjet më parë.

177,68 SEK
159,91 SEK Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Historia e rënies dhe shkatërrimit të Perandorisë Romake, Vëllimi i Parë

Origjinali: The History of the Decline and Fall of the Roman Empire, Volume I

Kategoria: Histori

Autori: Edward Gibbon

Shqipëroi: Gjergj Erebara

Botues: Shtëpia e Librit

Data e botimit: 20 Tetor, 2024

Fq: 556

Pesha: 0.65 kg

ISBN: 9789928479167

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Vepra monumentale e Edward Gibbon, Historia e rënies dhe shkatërrimit të Perandorisë Romake ka trazuar njerëzimin që kur u botua gati 250 vjet më parë. Evropianët panë te Perandoria Romake shumë shpesh vetveten, duke mburrur veten me qytetërimin e ndërtuar përmes iluminizmit dhe kolonializmit si dhe, duke studiuar me imtësi periudhën e rënies së saj, kërkuan të gjejnë një lloj ligjësie historike për të kuptuar se si mundet të rrëzohet edhe qytetërimi perëndimor sot. 

Vëllimi i parë, të cilin lexuesi po e merr në duar për herë të parë në shqip, përfshin tre shekujt e parë të e.s., një periudhë e trazuar gjatë së cilës, perandoria arriti të rimëkëmbet dhe të  bashkohet sërisht falë atyre që Gibbon i përshkruan si “perandorët fshatarë të Ilirisë”.

Të pesë vëllimet e tjera do të publikohen gradualisht nga Shtëpia e Librit në vijim, si pjesë e shumë botimeve mbi Historinë e Romës, nga autorë klasikë dhe modernë. Lexim të këndshëm.

Detajet e librit
9789928479167
9789928479167
Ndoshta mund të pëlqejë edhe