- Çmim i zbritur
- I ri

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Udhërrëfyesi më i plotë dhe i përditësuar për shëndetin e fëmijës tënd nga lindja në adoleshencë.
Titulli: Libri i madh i pediatrisë sime
Udhërrëfyesi më i plotë dhe i përditësuar për shëndetin e fëmijës tënd nga lindja në adoleshencë
Origjinali: Engranlibro de Lucía, mi pediatra: La guíamáscompleta y actualizadosobre la salud de tu hijo desdeelnacimiento a la adolescencia
Autori: Dr. Lucía Galán Bertrand
Shqipëroi:Ivzi Koçi
Kategoria: Shtatzënia dhe prindërimi
Botues: Botart
Specifikimi: Kapakë të trashë
Viti i botimit: 2025
Pesha: 1.23 kg
Faqe: 720
Përmasat: 16x23.5
ISBN: 978-9928-341-99-0
Ky libër është në gjuhën shqipe
1. Udhërrëfyes praktikë 2. Shtatzënia dhe prindërimi 3. Dr. Lucía Galán Bertrand 4. Ivzi Koçi
Mbi librin
Ditën që do të vendosësh të jesh baba ose nënë, jeta jote do të ndryshojë përgjithnjë.
A je përgatitur për të dashur dikë më shumë se çdo njeri tjetër? Nise aventurën më emocionuese, më intensive dhe më të vështirë të jetës sate. Askush nuk na përgatit për të qenë prindër dhe as na mëson se si të menaxhojmë frikën apo informacionin e tepërt që marrim në këto kohë apo s'është kështu? Nuk ka etapë të lehtë, por ama të gjtiha janë të mrekullueshme dhe të papërsëritshme. Kurrë mos e harro këtë!
Në këtë libër, pediatrja e famshme Lucía Galán Bertrand përmbledh të gjitha njohuritë profesionale dhe përvojën e saj si nënë. Rezultati është një manual shumë i plotë pediatrie në dispozicion të masës së gjerë të publikut dhe i përditësuar me të dhënat më të fundit shkencore për të na orientuar në mirërritjen dhe shëndetin e fëmijëve të shekullit XXI. Një libër për nëna dhe baballarë të të gjitha moshave, por edhe për ata që përgjigjen për kujdesin e më të vegjëlve.
Që nga lindja e foshnjës e deri në adoleshencë, përfshirë edhe atë, lexuesit do të gjejnë këtu përgjigje të sakta për probleme të mëdha e të vogla. Si duhet të flejë foshnja? A do të mësohet duke e mbajtur në krahë? Cilat janë shkaqet më të shpeshta për të shkuar për vizitë te mjeku? Kur duket shkuar në urgjenvë? Si të flitet me një adoleshent në lidhje me seksin apo për teknologjitë e reja?
Libri i madh i pediatres sime, me vulën e saj të pagabueshme, ku gërshetohet rreptësia shkencore, ëmbëlsia dhe ndjeshmëria.
"Pasioni im: vizitat, pacientët, familja ime. Frymëzimi im: fëmijët e mi, motori i jetës sime. Motoja ime. çfarë do të të pëlqente që të kujtonin fëmijët e tu nga fëmijëria e tyre kur ti të mos jesh më këtu?"
Udhërrëfyesi më i plotë dhe i përditësuar për shëndetin e fëmijës tënd nga lindja në adoleshencë.
check_circle
check_circle