Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • I ri
Libri i madh i pediatrisë sime, Dr. Lucía Galán Bertrand
  • Libri i madh i pediatrisë sime, Dr. Lucía Galán Bertrand

Libri i madh i pediatrisë sime, Dr. Lucía Galán Bertrand

Botart

Udhërrëfyesi më i plotë dhe i përditësuar për shëndetin e fëmijës tënd nga lindja në adoleshencë.

355,35 SEK
319,82 SEK Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Libri i madh i pediatrisë sime

Udhërrëfyesi më i plotë dhe i përditësuar për shëndetin e fëmijës tënd nga lindja në adoleshencë

Origjinali: Engranlibro de Lucía, mi pediatra: La guíamáscompleta y actualizadosobre la salud de tu hijo desdeelnacimiento a la adolescencia

Autori: Dr. Lucía Galán Bertrand

Shqipëroi:Ivzi Koçi

Kategoria: Shtatzënia dhe prindërimi

Botues: Botart

Specifikimi: Kapakë të trashë

Viti i botimit: 2025

Pesha: 1.23 kg

Faqe: 720

Përmasat: 16x23.5

ISBN: 978-9928-341-99-0

Ky libër është në gjuhën shqipe

1. Udhërrëfyes praktikë 2. Shtatzënia dhe prindërimi 3. Dr. Lucía Galán Bertrand 4. Ivzi Koçi 

Mbi librin

Ditën që do të vendosësh të jesh baba ose nënë, jeta jote do të ndryshojë përgjithnjë. 

A je përgatitur për të dashur dikë më shumë se çdo njeri tjetër? Nise aventurën më emocionuese, më intensive dhe më të vështirë të jetës sate. Askush nuk na përgatit për të qenë prindër dhe as na mëson se si të menaxhojmë frikën apo informacionin e tepërt që marrim në këto kohë apo s'është kështu? Nuk ka etapë të lehtë, por ama të gjtiha janë të mrekullueshme dhe të papërsëritshme. Kurrë mos e harro këtë!

Në këtë libër, pediatrja e famshme Lucía Galán Bertrand përmbledh të gjitha njohuritë profesionale dhe përvojën e saj si nënë. Rezultati është një manual shumë i plotë pediatrie në dispozicion të masës së gjerë të publikut dhe i përditësuar me të dhënat më të fundit shkencore për të na orientuar në mirërritjen dhe shëndetin e fëmijëve të shekullit XXI. Një libër për nëna dhe baballarë të të gjitha moshave, por edhe për ata që përgjigjen për kujdesin e më të vegjëlve. 

Që nga lindja e foshnjës e deri në adoleshencë, përfshirë edhe atë, lexuesit do të gjejnë këtu përgjigje të sakta për probleme të mëdha e të vogla. Si duhet të flejë foshnja? A do të mësohet duke e mbajtur në krahë? Cilat janë shkaqet më të shpeshta për të shkuar për vizitë te mjeku? Kur duket shkuar në urgjenvë? Si të flitet me një adoleshent në lidhje me seksin apo për teknologjitë e reja?

Libri i madh i pediatres sime, me vulën e saj të pagabueshme, ku gërshetohet rreptësia shkencore, ëmbëlsia dhe ndjeshmëria. 

"Pasioni im: vizitat, pacientët, familja ime. Frymëzimi im: fëmijët e mi, motori i jetës sime. Motoja ime. çfarë do të të pëlqente që të kujtonin fëmijët e tu nga fëmijëria e tyre kur ti të mos jesh më këtu?"

Detajet e librit
9789928341990
9789928341990