Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • I ri
Të parin shëro trupin, Brittany Piper
  • Të parin shëro trupin, Brittany Piper

Të parin shëro trupin, Brittany Piper

Prizreni

Një vepër zbuluese që ngjall shpresë dhe qartësi në procesin shpesh të keqkuptuar të shërimit nga  trauma.

1 400 Lekë
1 260 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Të parin shëro trupin

Origjinali: Body-first Healing

Autori: Brittany Piper

Shqipëroi: Ornela Sinameta

Kategoria: Libra motivues

Botues: Prizreni

Specifikimi: Kapakë të hollë

Viti i botimit: 2025

Pesha: 0.51 kg

Faqe: 382

Përmasat: 14.5x20.5

ISBN: 9789951921565

Ky libër është në gjuhën shqipe

Kategoritë: 1. Libra motivues 2. Brittany Piper 3. Ornela Sinameta

Mbi librin

Nëse jeni duke përjetuar ankth, depresion, lodhje ekstreme apo pasoja të një traume, ky libër risues do t'ju mësojë të bëheni shëruesit e vetes tuaj. 

Brittany Piper e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së saj me terapistë tradicionalë, duke rikujtuar sa e sa herë historitë e dhimbshme të traumave të saj. Por rikthimi i herëpashershëm tek ajo ngjarje tronditëse e bënte të ndihej edhe më e bllokuar se sa më parë. Më në fund, ajo vendos ta marrë procesin e shërimit në duart e saj.

Përgjatë këtij udhëtimi, Brittany zbuloi shkenca të reja që shpjegojnë se si dhe pse trauma jeton në trupin tonë; jo në historinë e asaj që na ka ndodhur. Me inkurajim, ndjeshmëri dhe dhembshuri, Brittany, praktikuese e  specializuar e traumës do t'ju udhëheqë me delikatesë përgjatë përvetësimit të ushtrimeve somatike, të cilat synojnë të ndihmojnë në heqjen e "parzmores mbrojtëse" të së kaluarës dhe t'ju rikthejnë te vetja juaj e vërtetë, ajo që ishit përpara traumës. 

Një vepër zbuluese që ngjall shpresë dhe qartësi në procesin shpesh të keqkuptuar të shërimit nga  trauma.

Jillian Turecki, autore e podcastit Jillian on Love dhe librit It Begins with You. 

Detajet e librit
Prizreni
9789951921565
9789951921565