Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Biri, Flutura Açka
  • Biri, Flutura Açka

Biri, Flutura Açka

Gati më shumë se dy vjet pas lamtumirës me të birin, e pashëruar prej dhimbjes së padurueshme të mungesës, ajo merr një “udhëtim” personal dhe me detaje tronditëse nëpër tragën e ferrit që kaploi jetën e saj. Ky vetërrëfim shkon në zemër të lidhjes së epërme Mëmë-Bir dhe është një thirrje për ruajtjen e shkëlqimit të kujtimeve, si e vetmja pasuri që ka vlerë për prindër me fat si të sajin.

165,83 SEK
149,25 SEK Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Biri

Origjinali: Biri

Gjinia: Biografi

Autori: Flutura Açka

Shtëpia botuese: Skanderbeg Books

Viti: 2020

Fq. 368

Pesha: 0.450 kg

ISBN: 9789928221377

Mbi librin

Një fëmijë që humb prindin, thirret jetim; një grua që humb të shoqin, thirret e ve; një burrë që humb partneren, thirret vejan. Por a ka një emër për prindin që humb fëmijën? A mundet bota ta quajë ende “materie” prindin që mbetet jetim i fëmijës së vet? Duket sikur diçka është zhvendosur në kurdisjen logjike të jetës kur ndodh kjo, diçka e pamëshirshme është gatuar në zonat më të errëta të fatit. Në këtë rrëfimin personal të sajin, autorja Flutura Açka, është përpjekur ta gjejë këtë fjalë fatale: “E pabir”.

Kështu thotë ajo se ka mbetur pas 5 majit të vitit 2018, kur humbi nga një sëmundje e rrallë, djalin e saj të vetëm tetëmbëdhjetëvjeçar. Gati më shumë se dy vjet pas lamtumirës me të birin, e pashëruar prej dhimbjes së padurueshme të mungesës, ajo merr një “udhëtim” personal dhe me detaje tronditëse nëpër tragën e ferrit që kaploi jetën e saj. Ky vetërrëfim shkon në zemër të lidhjes së epërme Mëmë-Bir dhe është një thirrje për ruajtjen e shkëlqimit të kujtimeve, si e vetmja pasuri që ka vlerë për prindër me fat si të sajin.

Ajo hulumton zinë, si një proces i gjatë dhe përcaktues i jetës pas ikjes pa kthim të fëmijës, merret me identitetin e jetës mes dy kulturave ku endet jeta e saj dhe hyn në thellësitë metafizike të humbjes, pa e kthyer atë në një përqarje mbytëse për lexuesin. Ky libër nuk mëton të zgjojë dhembshuri, as të shpjegojë se sa e tmerrshme është vdekja, si “substanca” që ndërton pikëllim, por se sa tragjike është ta mbyllësh jetën në të ritë e tu të bukur, dhe më tej, se sa fatale është të mos dish ta jetosh atë edhe ashtu, të shkurtër nga fati. Ky “udhëtim” tronditës, më i vështiri i jetës së autores, si qenie dhe si shkrimtare, është njëherësh një thirrje për vlerën e jetës dhe dashurisë njerëzore.

Detajet e librit
9789928221377
9789928221377
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Bota Shqiptare

Pushkini në kulturën ruse, Leonid Grossman

Ky libër është një jetëshkrim i Pushkinit, i cili parashtrohet në formën e kronikës biografike, bazuar në analet politike dhe në historinë e letërsisë së kohës së tij. Historia e jetës së shkrimtarit të madh trajtohet në lidhje të drejtpërdrejtë dhe të pandashme me veprimtarinë e tij artistike, si një bazë e shëndoshë e trashëgimisë së tij letrare, e cila...
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Në Shqipërinë burg, Kurt Kola

Libri me kujtime i zotit Kurt Kola, titulluar “Në Shqipërinë Burg” është një rrëfim i gjatë, i detajuar i kalvarit të dhimbshëm, të mundimshëm dhe tragjik të familjes së Bilal Kolës Senmior dhe i të gjithë parisë intelektuale, patriotike të Shqipërisë tradicionale.
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Një stinë me Prustin, Rene Peter

René Peter është njohur që në fëmijëri me Marcel Proustin, duke qenë se baballarët e tyre i përkisnin elitës së mjekëve. Me vonë ata humbën kontaktet, përreth dhjetë vjet, kur pas suksesit të shfaqjes "Chiffon" të Peter, më 1904, Proust i rivendosi kontaktet me të përmes Reynaldo Hahn.
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001220

Botuesi: OMBRA GVG

Kur dhimbja premton dashuri, Edmond Tupja

Ju jeni prindër të lumtur, besomëni për këtë! Pa viheni veten për një çast në vendin tim: si do të ndiheshit sikur të kishit një fëmijë autik si puna e Gesit tim, ndoshta në gjendje edhe më të rëndë, një fëmijë pa të ardhme, pa asnjë siguri jetike pas vdekjes së prindërve meqënëse shteti e shoqëria shqiptare janë të paaftë t'i marrin ata plotësisht në...
63,96 SEK 71,07 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Elon Musk, Walter Isaacson

Për dy vjet me radhë, Isaacson e ka ndjekur Musk-un ngado, ka marrë pjesë në mbledhje bashkë me të, e ka shoqëruar nëpër kompanitë e tij, ka kaluar orë  të tëra duke intervistuar vetë Elon-in, familjarët dhe miqtë, kolegët dhe rivalët. Kjo është një histori intime dhe e pasur me shumë anekdota të panjohura nga jeta e tij, një rrëfim i jashtëzakonshëm...
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000356

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Histori kurrë e shkrueme, At Zef Pllumi

Të botuara veçmas ose në organe si revista "Hylli i Dritës", gazeta "55" etj., të pesë "veprat" e kësaj përmbledhjeje të re, - Historia kurrë e shkrueme, Franceskanët e mëdhaj, Ut heri dicebamus, Frati i pashallarëve Bushatli dhe Njerz fisnikë, - vijnë tani jo thjesht të puqura në këtë botim.
213,21 SEK 236,90 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Jeto për ta treguar, Gabriel Garcia Marquez

Në këtë vëllim të parë të trilogjisë së planifikuar, Gabriel García Márquez, nis të tregojë historinë e jetës së tij. Jeto për ta treguar, përfshin jetën e Márquez, nga lindja në vitin 1927, te fillimi i karrierës si shkrimtar, e më pas në vitet 50', kur i propozoi gruas e cila do të bëhej bashkëshortja e tij.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Muza

Diana: Historia e saj e vërtetë, Andrew Morton

E pritur fillimisht me mosbesim dhe përçmim, kjo biografi bestselling, është kthyer tashmë në një letërsi klasike unike, jo thjesht për shkak të përmbajtjes së bujshme, por edhe për arsye të përfshirjes personale të Dianës në procesin e publikimit. 
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000605

Botuesi: Toena

Zbathur, Flutura Acka

Në tempullin e poezisë janë të paktë xhonglerët e fjalës. Flutura Açka është një e tillë. Poezia e Açkës spikat për parapëlqimet drejt një vargu me ngarkesa të epshme figurative, me prapthina e përmbyllje të befta. Të shkruash bukur nuk është e lehtë.
53,30 SEK 59,23 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 2929

Botuesi: Skanderbeg Books

Kukullat nuk kane atdhe, Flutura Acka

A është ky atdheu që meritojmë? Një grup kukullash, që një çast të caktuar vendosin të dalin në jetën reale, mëtojnë gjatë nëpër Tiranën e ditëve tona, t'i gjejnë përgjigje pyetjeve që i mundojnë, ato dhe qytetarët e vendit të tyre.
143,92 SEK 159,91 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Hiri, Vetmi gruaje, Flutura Açka

Ne jemi kalimtarë të rastit në magjistralen e madhe e të pafund të kohës dhe përpjekja t'i shmangemi shpesh monotonisë sonë është pandehma e radhës që merr shenjat e ngjarjes kur në të vërtetë në indiferencën e shtrirjes së kohës s'ka qenë veçse një nuancë ndryshe e shpërfilljes që na bën të besojmë se jetojmë kur s'bëjmë gjë tjetër veçse mbledhim.
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Ne gjendje