Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,83 GBP 6,48 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
12,49 GBP 13,88 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Me besnikerine me te larte, James Comey
  • Me besnikerine me te larte, James Comey

Me besnikërinë më të lartë, James Comey

Minerva

Çfarë është lidershipi etik? Si mund të bësh atë që është e drejtë në vend të asaj me përfitim politik? Si mund të ruash besnikërinë ndaj vlerave të institucioneve për të cilët je betuar se do t'i mbrosh, ndaj vlerave që ke dedikuar jetën për t'i mbështetur, edhe nëse kjo besnikëri vjen me një kosto personale?

13,88 GBP
12,49 GBP Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Me besnikërinë më të lartë (kopertinë e trashë)
Origjinali: A higher loyalty
Gjinia: Kujtime
Autori: James Comey
Shqipëroi: Blendi Lami
Shtëpia botuese: Minerva
Viti: 2018
Fq. 326
Pesha: 0.674 kg.
ISBN: 978-9928-265-04-3

Mbi librin

Çfarë është lidershipi etik? Si mund të bësh atë që është e drejtë në vend të asaj me përfitim politik? Si mund të ruash besnikërinë ndaj vlerave të institucioneve për të cilët je betuar se do t'i mbrosh, ndaj vlerave që ke dedikuar jetën për t'i mbështetur, edhe nëse kjo besnikëri vjen me një kosto personale?

Kur Donald Trump pushoi drejtorin e FBI – së, James Comey, më 9 maj 2017, kjo shkaktoi një stuhi të zjarrtë politike. Njeriu në qendër të kësaj stuhie ka qëndruar i heshtuar – deri tani.

Në këtë libër të shumëpritur, James Comey shkruan për herë të parë mbi rolin e tij në zgjedhjet e vitit 2016 dhe pasojat e tyre. Siç lexuesi do të mësojë, kjo fushatë nuk ishte aspak hera që parë që Comey vendosej përpara provës.

Në librin "Me besnikërinë më të lartë", Comey e çon lexuesin përmes çështjeve dhe ngjarjeve personale që ndihmuan në formimin e këndvështrimeve të tij mbi drejtësinë, paanësinë dhe lidershipin etik.

Ne e shohim vendosmërinë e tij të testohet pas një takimi të tmerrshëm me vdekjen dhe pas një humbjeje personale pikëlluese. Ai ofron njohuri mbi stilin e udhëheqjes të tre presidentëve shumë të ndryshëm e megjithatë, ne mësojmë se pse liderët që patën ndikim më të madh tek ai nuk kishin as tituj e as zyra politike.

Edhe pa ngjarjet e vitit 2016 dhe momentet surreale që pasuan në Shtëpinë e Bardhë të Trump – it, karriera e Comey – t përfshin disa nga çështjet kriminale më të mahnitshme dhe të debatueshme të kohëve të fundit.

Ai diskuton takimet intensive dhe zbuluese me Mafian si prokuror federal, një punë të cilën e nisi nën premtuesin Rudy Giuliani. Ai shpjegon si qëndronte vërtet puna në ndjekjen penale të Martha Stewart dhe Scooter Libby, si dhe në betejën kundër mbikëqyrjes dhe politikave torturuese në administratën e George W. Bush.

Në një skenë që duket sikur është shkëptur nga një roman policor në Washington, D. C., Comey shkruan për herë të parë për rastin kur nxitoi drejt anës së një krevati në spital, ku shtrihej i sëmurë Ministri i Drejtësisë, John Ashcroft, për të ndaluar përfaqësues të dërguar nga presidenti Bush, të cilët ishin të vendosur për të përmbysur Departamentin e tyre të Drejtësisë.

Comey gjithashtu detajon përfshirjen e tij përgjatë viteve me Bill dhe Hillary Clinton – përfshi hetimin e Whitewater dhe ndjekjen e të arratisurit, Marc Rich – dhe se çfarë ndodhi vërtet kur u gjend në ngarkim të hetimeve për emailet e Hillary Clinton. Në detaje gjithëpërfshirëse, Comey paraqet me saktësi se çfarë ndodhi gjatë vendimeve historike të FBI – së, dhe u përgjigjet debateve dhe kritikave që pasuan.

Në fund, Comey shpjegon takimet stresuese dhe me raste të çuditshme me presidentin e ardhshëm, Donald Trump, dhe pse e kishte të pamundur t'i ofronte Trump – it besnikërinë që i kërkonte.

Edhe pse ky refuzim ndaj presidentit do të mbante një kosto të lartë personale, ishte një sakrificë të cilën ai ishte i detyruar ta bënte, pasi alternativa tjetër për vendin, ishte një kosto shumë e lartë për t'u mbajtur.

Në librin "Me besnikërinë më të lartë", lexuesi do të gjejë një pushim të rrallë nga mbështetësit politikë. Kjo është mundësia e James Comey – t për të treguar jo vetëm çfarë ndodhi vërtet, por edhe të kujtojë lexuesin se çfarë ka vërtet rëndësi. Është portreti i lidershipit të shkëlqyer, lidershipit në rrugën e gabuar, patriotizmit, si dhe i rëndësisë jetike për të formuar një kulturë e cila vendos të vërtetën në vend të parë.

Në librin e tij, ish-drejtori i FBI-së, James Comey, ndan përvojat e pathëna më parë të disa prej situatave më kritike gjatë karrierës së tij në dy dekadat e fundit të qeverisë amerikane, duke zbuluar se si duket lidershipi i mirë dhe etik, dhe se si nxit vendime të shëndetshme. Rrugëtimi i tij na jep një pamje të paprecedentë të korridoreve të pushtetit, dhe një mësim të shkëlqyer se çfarë e bën një lider efektiv.

Z. Comey shërbeu si drejtor i FBI-së nga viti 2013 deri në 2017, caktuar në këtë post nga presidenti Barack Obama. Më përpara shërbeu si prokuror për Rrethin Jugor të New York-ut dhe zëvendësministër i Drejtësisë në administratën e presidentit George W. Bush.

Nga ndjekja penale e Mafia-s dhe e Martha Stewart, e deri te ndihmesa për të ndryshuar politikën e administratës Bush mbi torturën dhe mbikëqyrjen elektronike, drejtimin e hetimit mbi e-mail-et e Hillary Clinton, si dhe lidhjet midis fushatës së Trump-it dhe Rusisë, Comey është përfshirë në disa prej çështjeve dhe politikave më të rëndësishme të kohëve të fundit.

Detajet e librit
9789928265043
9789928265043
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Argeta LMG

Jeta ime, L. D. Trockij

"Jeta ime" e Trockit, vëllimi i të cilit po i jepet sot lexuesit shqiptar, përmban veprimtarinë e Trockit prej fillimit të vitit 1917 e deri në fund të jetës së tij. Pa dyshim, kjo është edhe pjesa më interesante dhe më përfaqësuese e jetës së tij.
5,83 GBP 6,48 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2526

Botuesi: Te tjere

Frederik Shopen, Anton Grudzhinjski

Anton Grudzhinjski rrjedh nga një familje me tradita muzikore. Gjyshi i tij ka qenë kompozitor, pianist dhe drejtor i Institutit të Muzikës, ndërsa i ati ka qenë kompozitor dhe pedagog i vlerësuar.
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000309

Botuesi: Botimet Dudaj

Jeta ime, Bill Clinton

Libri i Presidentit Bill Klinton Jeta ime është një portret i plotë dhe i sinqertë i një udhëheqësi botëror, i cili qysh në rininë e tij vendosi të vinte në shërbim të publikut dhuntitë intelektuale dhe politike, si dhe aftësinë e tij të jashtëzakonshme për të punuar fort.
15,82 GBP 17,58 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Ujku i murrmë. Jeta dhe vepra e Mustafa Qemal Ataturkut, H. C. Armstrong

Ai ishte modeli dhe ideali i tyre. Përveç rëndësisë së madhe historike, ky libër, i botuar për herë të parë në vitin 1933, është gjithashtu një studim magjepsës i një figure jashtëzakonisht komplekse dhe kontradiktore, brenda së cilës vetëdisiplina e hekurt dhe aftësia për vetëbraktisje, qëndronin krah për krah duke përforcuar kësisoj njëra-tjetrën.
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Liri Belishova dhe koha e saj, Bashkim Shehu

 Por, rasti Belishova, është vetëm ilustrimi i një analize të thelluar, shterruese, të kontekstit politik e ideologjik të kohës në Shqipërinë që rrëshqiti shumë shpejt në totalitarizëm. Vepra na vjen si një mozaik i plotë analizash politike, gjeopolitike, përsiatjesh sa filozofike aq edhe letrare e psikanalitike të cilat e kornizojnë, por duke mbajtur në...
6,66 GBP 7,40 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Odeon

Bloc notes, Ylli Demneri

Dhe një libër si Bloc notes, të ndërtuar pikërisht me fragmente, gjen të ndërthurura shprehjet më të zakonta e më të larmishme të mendjes: mendime, qëndrime, ndjenja, gjëra të para, të dëgjuara, të shijuara, reale dhe imagjinare, në shtëpinë e fëmijërisë dhe në dhomat e kujtesës, në rrugicat e lagjes dhe në udhët e botës...
5,83 GBP 6,48 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Mediaprint

Të vërtetat që mbartim, Kamala Harris

Gjatë kohës së krizës, ajo fitoi betejën me bankat dhe bizneset e mëdha dhe mbrojti interesat e qytetarëve të thjeshtë. Luftoi racizmin duke përforcuar ligjin dhe në mënyrë të vazhdueshme shtyu përpara reformat e sistemit të drejtësisë.
11,66 GBP 12,95 GBP
More
Në gjendje