Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Shtëpia në rrugën e mangrove, Sandra Cisneros
  • Shtëpia në rrugën e mangrove, Sandra Cisneros

Shtëpia në rrugën e mangrove, Sandra Cisneros

Pema

Shtëpia në Rrugën e Mangove, historia e jashtëzakonshme e Espe- ransa Korderos, u prit me entuziazëm nga kritikët, u bë libër i dashur për lexuesit e të gjitha moshave

5,95 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shtëpia në rrugën e mangrove
Origjinali: The house of mango street
Kategoria: Roman
Autori: Sandra Cisneros
Perktheu: Bashkim Shehu
Botues: Pema
Viti: 2023
Fq. 123
Pesha: 0.170 kg
ISBN: 978-9951-817-57-8
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin


Shtëpia në Rrugën e Mangove, historia e jashtëzakonshme e Espe- ransa Korderos, u prit me entuziazëm nga kritikët, u bë libër i dashur për lexuesit e të gjitha moshave, ka hyrë në programet mësimore anembanë Amerikës, që nga shkollat fillore deri tek univestitetet, dhe është përkthyer në gjithë botën. Rrëfyer nëpërmjet një vargu skicash herë pikëlluese, herë thellësisht gazmore, është historia e një vajze të re latinoamerikane që rritet në Çikago, duke krijuar shëmbëlltyrën e saj të ardhshme, kush do të jetë dhe çfarë do të bëhet. Pak libra në kohën tonë kanë prekur kaq shumë lexues.

Detajet e librit
Pema

Referencat specifike

isbn
9789951817578
ean13
9789951817578
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Qeni, Joseph O'Neill

Në këtë roman të jashtëzakonshëm, sa komik, aq edhe të thellë në aspektin filozofik, autori i vlerësuar i romani "Netherland", zbulon konturet e fshehura të një qyteti – stoli në Lindjen e Mesme dhe dilemat e heshtura të njeriut modern.
7,65 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Tatuisti i Aushvicit, Heather Morris

Unë i bëra tatuazh numrin në krah, ajo bëri tatuazh emrin e saj në zemrën time... Ajo... priste radhën për të bërë tatuazh numrin e saj. Dridhej... ishte një vajzë aq e re! Ai... ishte tatuisti. Nuk e ngrinte kokën asnjëherë nga puna, por, papritmas ngriti sytë dhe pa atë... Ishte dashuri me shikim të parë.
10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

E gjora vajzë e pasur, Lesley Lokko

Tri shoqe të lidhura nga një miqësi e vërtetë që në bankat e shkollës. Niki është vajza e një miliarderi, e cila kërkon dashuri dhe vëmendje nga i ati; Tori, e mbytur nga pesha e kujtimeve, është në kërkim të vetvetes; Kerin është e varfër, me një familje të çoroditur, por me një inteligjencë dhe vullnet të përkryer.
10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Shigjetari, Paulo Coelhos

Te Shigjetari takojmë Tetsujën, dikur i famshëm si shigjetari më i mirë i vendit, por që është tërhequr nga jeta publike, një sfidues, që vjen ta kërkojë dhe një djalë, i cili vëzhgon konkurrencën e tyre.
12,75 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Ti që më dëgjon, Alberto Bevilacqua

Tek libri "Ti që më dëgjon" i drejtohem nënës sime, pak pasi u largua nga kjo botë, me sigurinë se vdekja nuk mund ta ndërpresë bashkëbisedimin mes dy njerëzve që duhen. Nëna ime është një prani që i takon pafundësisë, si të gjithë të vdekurit tanë të shtrenjtë: unë e di që me të mund të flas ende.
6,38 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001480

Botuesi: Botimet Dudaj

Vajza që luante me zjarrin, Stieg Larsson

Lisbetë Salanderi, gjeni në kompjuter dhe grua e pavarur, ka mësuar të përdorë çdo armë të mundshme për arritjen e qëllimeve të saj. Ajo nuk harron e nuk fal dhe kur zbulon korrupsion apo abuzim, sidomos me gratë, është e pamëshirshme.
10,20 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Të padukshmet, Lara Prescott

Sekretare që shndërrohen në spiune, mes dashurisë dhe detyrës, mes sakrificave – frymëzuar nga historia e vërtetë e komplotit të CIA-s për të depërtuar në zemrat dhe mendjet e Rusisë Sovjetike jo nëpërmjet propagandës, por përmes historisë më të madhe të dashurisë së shekullit XX: “Doktor Zhivagos”.
11,90 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Dorëshkrimi i gjetur në Akra, Paulo Coelho

14 korrik 1099. Ndërsa Jerusalemi përgatitet për dyndjen e kryqtarëve, një burrë grek, i njohur si Kopti, mbledh gjithë banorët e qytetit, të rinj e të moshuar, gra e fëmijë, në sheshin ku Pilati kishte dorëzuar Jezuin drejt fundit të tij.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Mashtruesi, Javier Cercas

Ky është një roman i mahnitshëm pa fiksion dhe i mbingopur me fiksion. Fiksionin nuk e sjell autori; e sjell Enrik Marko, një nëntëdhjetë vjeçar nga Barcelona, i cili e paraqiti veten sikur i kishte mbijetuar Holokaustit, gjersa më 2005 u demaskua, pasi kishte kryesuar vite me radhë shoqatën spanjolle të të mbijetuarve dhe kishte arritur të bëhej hero.
10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Makthet e një nate vere, Hakan Bicakci

Nuk mund ta kuptoja se si kisha humbur pas një ecjeje aq të shkurtër dhe të drejtë. Po endesha rreth e qark me manovrime të pavetëdijshme, hapa të shqetësuar dhe vështrime të hutuara rreth rrugëve anësore të ftohta dhe të zymta që i ngjasonin njëra – tjetrës.
3,40 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Me synimet më të këqija, Alessandro Piperno

E përditshmja italiane e quajti librin "Me qëllimet më të këqija", një roman të rrezikshëm. "Që në titull,- shkroi La Repubblica,- ky libër i guximshëm shpalos frymën e zjarrtë luftarake dhe ikonoklastike që e përshkon atë".
6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Vera kur ime më i kishte sytë jeshilë, Tatiana Ţîbuleac (E-Book)

Aleksit i kujtohet ende vera e fundit që kaloi me të ëmën. Kanë kaluar shumë vjet që atëherë, por, kur psikologu e këshillon ta rijetojë atë periudhë, në mënyrë që të arrijë të kapërcejë bllokimin krijues që po përjeton si piktor, Aleksi nis një udhëtim që do ta përballë me emocionet e verës kur ai dhe mamaja e tij mbërritën në një fshat pushimi në Francë...
4,76 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001138

Botuesi: Botimet Dudaj

Zjarri, Katherine Neville

Shqipëri, viti 1822: tridhjetë vjet pas Revolucionit Francez, e gjithë Europa po qëndronte pezull në prag të Luftës Greke për Pavarësi. Ali Pasha, një sundimtar i fuqishëm i Perandorisë Otomane, e kishte zemëruar sulltanin dhe gjendej tashmë në prag të një sulmi nga forcat turke.
8,50 GBP
More
Ka mbaruar