Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Atlasi, Historia e Pa Saltit, Lucinda Riley, Harry Whittaker
  • Atlasi, Historia e Pa Saltit, Lucinda Riley, Harry Whittaker

Atlasi, Historia e Pa Saltit, Lucinda Riley, Harry Whittaker

Dituria

Djaloshi rritet, merr mësime në Konservatorin e Parisit, zbulon dashurinë, duket se është gati t’i gëzohet jetës e të harrojë tmerret e së shkuarës.

189,52 SEK
170,57 SEK Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Atlasi, Historia e Pa Saltit
Kategoria: Roman
Autori: Lucinda Riley, Harry Whittaker
Perktheu: Oriana Tamburi, Ornela Islami
Botues: Dituria
Viti: 2023
Fq. 792
Pesha: 0.950 kg
ISBN: 978-9928-366-66-5
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Pas një jete të tërë me dashuri e humbje, duke kapërcyer pareshtur kufij dhe oqeane, libri Atlasi. Historia e Pa Saltit, me bashkautor Harry Whittakerin, shënon fundin mahnitës dhe të paharrueshëm të serisë Shtatë motrat të Lucinda Rileyt.


Paris, 1928. Familja Landovski gjen në kopshtin e shtëpisë një djalosh pa ndjenja. Një hap e ndan nga vdekja, por familja e shpëton dhe e mirëpritet si të ishte fëmija i saj. Ai është i sjellshëm, i matur dhe i talentuar, një djalë i mrekullueshëm, por, për të mos treguar se kush është në të vërtetë, mbyllet në një heshtje kokëfortë.

Djaloshi rritet, merr mësime në Konservatorin e Parisit, zbulon dashurinë, duket se është gati t’i gëzohet jetës e të harrojë tmerret e së shkuarës. Ndërkaq, në të gjithë Europën një e keqe po lind e rritet dhe askush nuk është më i sigurt. Me zemër dhe mendje, ai e ndien se është  koha të largohet sërish.

2008, deti Egje. Të shtatë motrat mblidhen së bashku për herë të parë, në bordin e Titanit, për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait enigmatik që e donin aq shumë.
Për habinë e të gjithëve, është motra e humbur, Meropi, ajo që Pa Salti ka zgjedhur t’i besojë të kaluarën e tyre. Ajo sjell me vete ditarin e çmuar të tij. Por për çdo të vërtetë të zbuluar, lind një pyetje tjetër. Motrat duhet të përballen me idenë se babai i tyre i adhuruar ishte dikush që e njihnin pak. Dhe akoma më tronditës është fakti që këto sekrete të varrosura prej kohësh, mund të kenë pasoja për to edhe sot.
Në këtë përfundim epik të serisë Shtatë motrat, gjithçka do të zbulohet.



Detajet e librit
9789928366665
9789928366665
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Living

Gabriela, Karafil dhe Kanellë, Jorge Amado

Iljeusa e viteve 1925 është një qytet në lulëzim, me rekorde shitjesh për kultivimin e kakaos dhe me aspirata për t’u bërë një ndër qytetet më të mëdha të Portugalisë, por rruga e progresit shpesh bie ndesh me atë të traditave. 
149,25 SEK 165,83 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Diçka e shkruar, Emanuele Trevi

Romë, fillimi i viteve nëntëdhjetë. Ndërsa ëndrrat e shekullit XX po i afrohen një fundi të pashmangshëm dhe Berluskoni përgatitet të marrë pushtetin, një shkrimtar tridhjetëvjeçar cinik dhe naiv, i shkujdesur dhe njëherësh i përthelluar, gjen punë në një arkiv, Fondi 'Pier Paolo Pasolini'.
85,28 SEK 94,76 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Vajza e Bruklinit, Guillaume Musso

Ana ishte gruaja e jetës sime, pas tri javësh duhej të martoheshim. Sigurisht që do ta doja, pavarësisht se ç'mund të kishte bërë. Të paktën, ashtu besoja, por ajo rrëmoi në çantë me dorën që i dridhej dhe më zgjati një fotografi.
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

1q84, Libri i tretë, Haruki Murakami

E mbësh¬tolli heshtja, si të ndodhej në fund të pishinës. Në atë thellësi, vdekja nuk ishte as e zezë, as e frikshme. Si lëngu amniotik për fetusin, ishte e natyrshme, e qa¬rtë... Zëri i vinte nga larg, si nga ndonjë kohë e largët. Nuk e njohu. I arrinte pas shumë kthesash dhe shtrem¬bërimesh, duke e humbur kështu tonin dhe ngjyrën fillestare.
170,57 SEK 189,52 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Gjysma e zhdukur, Brit Bennett

Por, pasi u rritën bashkë në një komunitet jugor me ngjyrë dhe u arratisën prej andej në moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare, nuk ndryshoi vetëm jeta e tyre si të rritura, por gjithçka: familjet, bashkësitë, identitetet racore. 
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Dituria

Motra e Diellit, Lucinda Riley

Me rrëfimin përfshirës e hipnotizues dhe me personazhe të paharrueshme e mallëngjyese, seria Shtatë Motrat eksploron se si dashuria mund të kapërcejë edhe kufij në dukje të pamundur...  
170,57 SEK 189,52 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Motra e humbur, Lucinda Riley

Maja, Alli, Stari, Sisi, Tigi dhe Elektra: secila nga gjashtë motrat D’Aplieze ka bërë një udhëtim të jashtëzakonshëm për të zbuluar origjinën e vet, por yjësia e Plejadave nga e cila kanë marrë emrat përbëhet nga 7 yje dhe askush nuk e ka zbuluar ende se kush është dhe ku gjendet motra e shtatë, Meropi.
170,57 SEK 189,52 SEK
More
Në gjendje