Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,77 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
11,66 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,10 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Palltoja e verës, Jaap Robben
  • Palltoja e verës, Jaap Robben

Palltoja e verës, Jaap Robben

OMBRA GVG

“Palltoja e Verës” është një histori e sinqertë, e mbushur me dhimbje dhe dashuri vllazërore.

11,10 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Palltoja e verës
Origjinali: Zomervacht
Gjinia: Roman
Autori: Jaap Robben
Shqipëroi: Ani Hafizi
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2022
Fq.352
Pesha: 0.45 kg
ISBN: 978-9928-06-343-4
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

“Palltoja e Verës” është një histori e sinqertë, e mbushur me dhimbje dhe dashuri vllazërore. Brajani 13-vjeçar që është i detyruar të kujdeset për vëllain e tij më të madh me aftësi të kufi zuara, jeton edhe me babain me qera në një rulot. Prindërit e tij janë të divorcuar dhe nëna, që ka krijuar një familje të re, është larguar në udhëtimet e muajit të mjaltit.

Përveç ndëshkimit prej fatit, jeta e tyre bëhet edhe më e vështirë sepse, Zhani dhe Henri pronarët e rulotit, për shkak se ata nuk janë në gjendje të paguajnë qeranë, i kërcënojnë se do ti nxjerrin jashtë në rrugë... Robben ka ditur të përcjellë me mjeshtëri dhe realizëm të thellë, gjithë atmosferën e shqetësimit përmes vetërrëfimit sentimental të Brajanit.

Për shkak të moshës, ashtu si shumica e fëmijëve që rriten në familje abuzive ose me probleme, ai nuk arrin të kuptojë plotësisht që sjellja e babait ndaj tij dhe Lusienit, është e rrezikshme... Edhe pse me shumë probleme të rënda të shëndetit fizik dhe mendor, megjithatë dashuria e Brajanit për vëllain e tij është e pakufizuar.

Guximi i Jaap Robben-it për të përshkruar në veprën e tij, personazhe me aftësi të kufizuara, duhet të shërbejë si një thirrje për vëmendje që shoqëria duhet të tregojë ndaj këtij komuniteti ndonjëherë të margjinalizuar.


Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928063434
ean13
9789928063434
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2809

Botuesi: SARAS

Kujtimet e nje bushtre, Francesca Petrizzo

Në sfondin e mitit dhe të poemave homerike, Francesca Petrizzo e zhvesh protagonisten e saj nga tisi i misterit, i jep mish dhe shpirt, duke krijuar një figurë shumë moderne femërore që vërshon nëpër faqet e librit me forcën, zemërimin dhe dobësinë e një personazhi të përnjëmendtë.
6,22 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Vera kur ime më i kishte sytë jeshilë, Tatiana Ţîbuleac

Aleksit i kujtohet ende vera e fundit që kaloi me të ëmën. Kanë kaluar shumë vjet që atëherë, por, kur psikologu e këshillon ta rijetojë atë periudhë, në mënyrë që të arrijë të kapërcejë bllokimin krijues që po përjeton si piktor, Aleksi nis një udhëtim që do ta përballë me emocionet e verës kur ai dhe mamaja e tij mbërritën në një fshat pushimi në Francë...
7,77 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Beti, tregime të zgjedhura

Përmbledhja me tregime të zgjedhura nga autorë të shquar, si: Alice Munro, Margaret Atwood, Joyce Carol Oates dhe Hart Wegner, synon të sjellë në vëmendjen e lexuesit një letërsi cilësore. Një ndër elementet më të rëndësishme që i bashkon këta autorë në një vepër të vetme, është fakti që të gjitha historitë mund të konsiderohen si "fëmijë të Çehovit".
11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Shtatori, Rosamunde Pilcher

Është një kohë pothuajse e turbullt, kaotike, me mbrëmje kur madje edhe skocezët e heshtur, fjalëpakë, londinezët dhe ame-rikanët që pinë pak si shumë, vallëzojnë deri natën vonë.
18,87 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000761

Botuesi: Onufri

Roman dashurie i nje agjenti te burses, O. Henry

Tregimet e botuara te "Roman dashurie i një agjenti të bursës", me stil demaskues deri në detajet më të vogla dhe ironi të rafinuar, përshkruajnë heronj në kërkim të fatit të tyre. I tillë ishte në vitet e fundit të jetës edhe vetë autori i tyre, O. Henry.
8,88 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001490

Botuesi: Bota Shqiptare

Ditari i vampirit: Zgjimi, L. J. Smith

Elena është një vajzë e mrekullueshme, është e bukur, brilante, ka gjithçka në jetë. Por ditët e saj nuk janë aspak interesante. Kështu, duke kërkuar atë drithërimë të veçantë, fillon një marrëdhënie me stefanin misterioz.
11,10 
More
Ne gjendje

Botuesi: IDK

Vepra në të zezë, Marguerite Yourcenar

Duke krijuar personazhin e Zenonit, alkimist e mjek i Europës i shekullit të XVI, Marguerite Yourcenar s'na rrëfen thjesht historinë tragjike të një njeriu të jashtëzakonshëm. Ajo ia del mbanë të na sjellë një tablo të gjallë, më gjithë ngjyrat e saj të pasura, të gjithë një epoke e të realitetit të saj të vrazhdë dhe brutal.
11,10 
More
Ne gjendje

Botuesi: Living

Eleonorë Olifenti është shumë mirë, Gail Honeyman

Një gjest i thjeshtë mirësjelljeje, shemb muret që Eleonora ka ngritur prej kohësh rreth vetes. Tani duhet të mësojë të mbijetojë në një botë ku gjithçka duket se merret për e mirëqenë. Ndërkohë, i duhet kurajë për t’u përballur me hijet e errëta të së shkuarës, të cilat është munduar t’i shmangë gjithë jetën. Ndryshimi...
14,43 
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Pallati Bonbon, Elif Shafak

Një skenë ekscentrike për ndodhitë e korkolepsura dhe fiksimet e protagonistëve të Pallatit Bonbon, që ndërthurin fatet e tyre në sfondin e një Stambolli të trazuar dhe vital, varur pezull midis modernitetit dhe traditës.
15,54 
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Tradhëtia, Danielle Steel

Talli Xhouns, personazhi kryesor i romanit është grua e përsosur, regjisore e fulmit “Njeriu i rërës”, që rritet para syve tanë me thjeshtësinë dhe devtshmërinë për punë. Ajo është e bindur se e rrethojnë njerëz besnikë dhe të përkushtuar në punë, njësoj si ajo. Të tillë janë Hanter Llojd dhe Brixhitë Parker.
13,32 
More
Në gjendje

Referenca: 2793

Botuesi: OMBRA GVG

Vagabondi, Bernard Cornwell

Mes një grupi të jashtëzakonshëm aktorësh, mbretër, murgj, kardinalë e mercenarë, Tomasi i kundërvihet përfundimisht një batakçiu të hatashëm... Spikatës me akte heroike, me karaktere të stërholluar e skena drithëruese, ky libër konfirmon edhe një herë famën e Kornuellit si një mjeshtër i vërtetë i romanit historik
12,21 
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Një mashtrim i shkëlqyer, Andrea Fazioli

Ky është një roman atipik, pa vrasje dhe vrasës për t'u zbuluar, por fakti mbetet se ai është shkruar me një ironi therëse për racën njerëzore së cilës ne i përkasim.
8,88 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000306

Botuesi: Botimet Dudaj

Furia, Salman Rushdie

Furia është një vepër me energji shpërthyese, një komedi e pamëshirshme dhe e zezë, një studim thellësisht shqetësues i anës më të errët të natyrës njerëzore dhe një histori dashurie që të lë pa gojë. Gjithashtu është edhe një portret mbresëlënës i Nju-Jorkut.
8,33 
More
Ne gjendje