Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Atje ku këndojnë karavidhet, Delia Owens
  • Atje ku këndojnë karavidhet, Delia Owens

Atje ku këndojnë karavidhet, Delia Owens

Dritan Tirana

Përmes historisë së Kajës, Delia Owens na kujton që fëmijëria formëson të ardhmen tonë dhe që të gjithë ne i nënshtrohemi sekreteve të bukura dhe të dhunshme të natyrës.

10,20 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Atje ku këndojnë karavidhet
Origjinali: Where the Crawdads Sing
Gjinia: Roman
Autori: Delia Owens
Shqipëroi: Manushaqe Bako
Shtëpia botuese: Dritan
Viti: 2020
Fq. 392
Pesha: 0.442 kg
ISBN: 978-9928-184-67-2
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Prej shumë vitesh, thashethemet për “Vajzën e Moçalit” gëlonin në Barkli Kov, një qytezë e qetë në bregun e Karolinës së Veriut. Nga fundi i vitit 1969, kur djali i pashëm Çejs Endrus gjendet i vdekur, banorët dyshojnë menjëherë te Kaja Klarku, e ashtuquajtura Vajza e Moçalit. Po Kaja nuk është ashtu si e përfytyrojnë ata. E ndjeshme dhe inteligjente, ajo ka mbijetuar prej vitesh e vetme në moçal, të cilin e quan shtëpi, duke zënë miqësi me pulëbardhat dhe duke mësuar nga natyra.

Po vjen një kohë kur ajo ka ëndje të dashurojë dhe të dashurohet. Dy djem të rinj nga qyteza intrigohen prej bukurisë së saj të egër dhe Kaja hapet ndaj një jete të re - derisa ndodh e paimagjinueshmja. Përmes historisë së Kajës, Delia Owens na kujton që fëmijëria formëson të ardhmen tonë dhe që të gjithë ne i nënshtrohemi sekreteve të bukura dhe të dhunshme të natyrës.

Detajet e librit
Dritan Tirana

Referencat specifike

isbn
9789928184672
ean13
9789928184672
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: PA

Lifti i Schindlerit, Darko Cvietiq

Një lift, që bart njerëz, orendi, gjithçka nëpër trembëdhjetë kate të një ndërtese të kuqe, bart kohërat, bart llafe,kufoma dhe tabute, fëmijë me e pa kokë …
5,95 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Baroni maltez... dhe unë, Lusiani, Francis Ebejer

Në këtë roman, Ebejer përshkruan një pjesë të historisë së Maltës koloniale deri në pavarësi. E kolonizuar politikisht nga britanikët dhe kulturalisht nga italianët, sfida e Ebejerit ishte që të gjente një zë të veçantë.
10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Bota sipas Garpit, John Irving

Xheni Fillds ishte feministe, para se feminizmi të kthehej në modë. Ajo është infermiere, s'ka asnjë fije interesi ndaj burrave, e megjithatë, dëshiron të bëhet nënë. Një ushtar i plagosur, shtruar në spitalin ku punon ajo, do të bëhet "preja" dhe "dhuruesi i spermës" për djalin e ardhshëm të paligjshëm të Xhenit, Garpin.
8,16 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Daullja prej llamarine, Günter Grass

Oskar Macerati, zhvillimi mendor dhe shpirtëror i të cilit është i plotë që prej lindjes, në moshën trevjeçare vendos të mos rritet më, duke mbajtur fizikun e një fëmije. Ky personazh grotesk, në duart e të cilit gjendet gjithmonë një daulle llamarine, e sheh botën “nga poshtë” me një kritikë të pamëshirshme.
12,75 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2191

Botuesi: Dituria

Grate, T. C. Boyle

A është e lehtë të jetosh me një gjeni? Këtë do t'jua tregojë romani i ri i mrekullueshëm i T. C. Boyle, i cili përvijon një karakter të gjallë e plot ngjyra: arkitektin e famshëm Frank Lloyd Wright. Rrëfimi i vërtetë dhe trillimi janë ndërthurur me mjeshtëri për të treguar jetën e një njeriu si Wright – i.
8,50 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Bota Shqiptare

Fundi i historisë së një dashurie, Graham Greene

Historia e një gruaje të humbur mes dy burrave, bashkëshortit dhe të dashurit, tregohet nga pikëpamja e të dashurit. Komploti është dramatik, karakteret janë krijuar me mjeshtëri dhe përfshihen në një histori njerëzore nga më të zakonshmet.
8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Aleksandri, Valerio Massimo Manfredi

Aleksandri u praktikua që në fëmijëri me dijetarë të urtë dhe ushtarë trima dhe shumë shpejt zotëroi artin e luftës, forcën mahnitëse të trupit, shpirtit dhe mendjes. Si pasardhës i Herakliut dhe Akilit, siç e quante veten, synoi t'i kalojë bëmat, heroizmin dhe nderin e tyre dhe e ndau bashkë me shokët e zgjedhur fatin e tij hyjnor.
21,25 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Në kohën e fluturave, Julia Alvarez

Më 25 nëntor të vitit 1960, tri motra të bukura u gjetën pranë Jeep-it të tyre të shkatërruar në fund të një humnere në bregdetin verior të Republikës Dominikane. Gazeta zyrtare shtetërore e raportoi vdekjen e tyre si aksidentale. Por nuk përmendi që motra e katërt jetonte ende.
8,50 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Vera kur ime më i kishte sytë jeshilë, Tatiana Ţîbuleac (E-Book)

Aleksit i kujtohet ende vera e fundit që kaloi me të ëmën. Kanë kaluar shumë vjet që atëherë, por, kur psikologu e këshillon ta rijetojë atë periudhë, në mënyrë që të arrijë të kapërcejë bllokimin krijues që po përjeton si piktor, Aleksi nis një udhëtim që do ta përballë me emocionet e verës kur ai dhe mamaja e tij mbërritën në një fshat pushimi në Francë...
4,76 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Fëmijët e Hansenit, Ognjen Spahic

Është fundi i viteve 1980. Europa është gati të ndryshojë përgjithmonë. Në një cep të Rumanisë, dy burra presin që edhe realiteti dhe fati i lebrozit që u ka rënë për pjesë të ndryshojë. Ky libër unik dhe tronditës ofron pamjet e një bote që lexuesi nuk i ka ndeshur më parë. Frikë për të thënë të vërtetën, mprehtësi, trishtim, surrealizëm, miqësi dhe horror.
8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Vajza e Pirenejve, Kristin Hannah

Romani “Vajza e Pirenejve” është një libër për luftën, lirinë, guximin dhe dashurinë. Ndjenjat më sublime të ndërfutura në vepër, gërshetohen me luftën dhe japin nuanca nga më të larmishmet.
11,90 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU002047

Botuesi: Botimet Dudaj

Homo Faber, Max Frisch

"Homo Faber" i Max Frisch - it është një nga librat më të lexuar të shekullit të XX - të. Inxhineri Max Faber beson te këndvështrimi i tij racional për botën, derisa më në fund ai thërrmohet në dorë nga një histori dashurie. Nuk ka libër më të thellë që të rrëfejë kaq ndershmërisht se sa shumë fshihet pas çështjes së identitetit të njeriut modern.
5,95 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Adriatiku, Alessandro Leogrande

Po lexoj "Adriatiku", librin e Alessandro Leogrande – s. Një rrëfim interesant. Një reportazh narrativ. Një refleksion mbi tokat që lagen nga deti Adriatik. Një det ku shohim veten dhe njëri – tjetrin.
4,25 GBP
More
Ne gjendje