Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Bonavia, Dragan Velikić
  • Bonavia, Dragan Velikić

Bonavia, Dragan Velikić

Dituria

Jeta është një këmishë force në çfarëdolloj dimensioni ku enden personazhet e tij: Beograd, Zemun, Vjenë, Boston, Kaliforni; ndërsa Vdekja krijon atë ekuilibër që jeta është e pazonja t’iu ofrojë të gjallëve në endjen e tyre.

7,65 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Bonavia
Origjinali: Bonavia
Gjinia: Roman
Autori: Dragan Velikić
Shqipëroi: Virgjil Muçi
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2022
Fq. 296
Pesha: 0.332 kg
ISBN: 978-9928-366-27-6
Ky libër është në gjuhën shqipe


Mbi librin

“Bonavia” është afresku i mbarë shoqërisë postjugosllave në kërkim të një identiteti të ri në rravgimin e vet midis të shkuarës së anatemuar, të tashmes problematike dhe të ardhmes së pasigurt.


Në të gjallojnë një galeri personazhesh komplekse, të cilët enden si somnambul në një realitet që i ngjan ëndrres dhe zhgjëndrrës, që përfton përmasa fantazmagorike. Jeta është një këmishë force në çfarëdolloj dimensioni ku enden personazhet e tij: Beograd, Zemun, Vjenë, Boston, Kaliforni; ndërsa Vdekja krijon atë ekuilibër që jeta është e pazonja t’iu ofrojë të gjallëve në endjen e tyre.


Romani i Dragan Velikiçit është një lojë pasqyrash për të gjithë ne që jetojmë në këtë gadishull të kontinentit të vjetër, qofshim serbë, shqiptarë, boshnjakë, kroatë, malazeze etj. Paradoksalisht të ndarë në ngjashmëritë tona dhe të përbashkuar në mllefet e mëritë që na ndajnë e përçajnë.
Është pikërisht ky dimension mbarëballkanik, që e bën këtë libër të rrugëtojë në vendet tona dhe i bën personazhet e tij të flasin natyrshëm sa serbisht, kroatisht, boshnjakisht dhe, së fundi, edhe shqip.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928366276
ean13
9789928366276
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Morava

Në gjurmë të vetvetes, Deirdre Madden

Kur piktori Roderik Kenedi takon njëzetvjeçaren, Xhulia Fitzpatrik, edhe ajo artiste, iu duk sikur krizave që kishin turbulluar jetën e tij iu erdhi fundi. Por kur Xhulia njihet me Uilliam Armstrongun, një mesoburrë me profesion avokat, i solli një sërë ngjarjesh, të cilat patën pasoja dramatike për të tre ata.
6,80 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Kanali Musolini, Antonio Pennacchi

Kanali Musolini është themeli mbi të cilin qëndron bonifikimi i kënetave Pontine. Në këtë tokë krejt të re, të bonifikuar falë projekteve ambicioze të Musolinit, u vendosën mijëra njerëz që vinin nga Veriu. Përtej kontekstit historik të Kanali Musolini, zbulohet një roman plot jetë të gjalla personazhesh dhe plot humanizëm.
10,63 GBP
More
Në gjendje

Referenca: K3R1

Botuesi: Skanderbeg Books

Droje dhe dinjitet, Dag Solstad

Pas një reagimi, si zakonisht shpërfillës e të mërzitshëm të klasës, ndaj shpjegimit pasionant prej tij të "Rosës së egër" së Ibsenit, profesori i letërsisë, Elias Rukla, arrin në pikën e krizës së thellë emocionale si pasojë e një episodi me çadrën, që nuk e hap dot në oborrin e shkollës dhe në prani të nxënësve.
5,10 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001528

Botuesi: Skanderbeg Books

Vajza e prapë, Mario Vargas Llosa

Rikardoja, qysh fëmijë atje në vendin e lindjes së tij, në Lima, ka ushqyer një ëndërr: Të jetojë në Paris. Por ritakimi me Lili kiliankën, një dashuri e hershme e adoleshencës, do ta shtyjë të ndryshojë gjithçka të tij. Vajza aventuriere, pragmatiste, e paqetë, do ta zvarrisë përtej botës së vogël të ambicjeve të tij.
11,05 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Njeriu në kështjellën e lartë, Philip K. Dick

Afrika ka mbetur e shkretë prej spastrimit rrënjësor, ndërsa në Europë nazistët përgatiten të hedhin bombën atomike mbi Japoni. Ndërkohë një roman i famshëm, i ndaluar në gjithë Rajhun, përshkruan një histori alternative në të cilën janë Aleatët ata që e kanë fituar luftën.
10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Braktisje, Elisabeth Åsbrink

Kështu Katerina - pas të cilës fshihet vetë autorja - rindërton historinë e Ritës, ardhjen e saj të rastësishme në Londër, marrëdhënien e gjatë klandestine me Vidalin, një hebre sefardik i mërguar nga Selaniku dhe së fundi martesën e vonuar e dëshpëruese
8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Tri vjet jo njeri, Hans Fallada

Kaq mbresëlënës, haptazi dhe kaq sugjestionues, si në asnjë tekst tjetër letrar, rrëfen Fallada për varësinë e një morfinisti: eurofinë e dehjes dhe katastrofën pas saj, përjetim që ai i njihte nga përvoja personale.
5,10 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Aleph

Dera, Magda Szabo

Ajo është kujdestarja e shtëpisë së Magdës dhe ndaj bëhet e pazëvendësueshme për të. Edhe Emerenca, në mënyrën e saj, bëhet e varur nga Magda.
10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Udhëtarja e kohës, Diana Gabaldon

1946: Kler Rendëll shkon në Malësinë Skoceze me bashkëshortin e saj, Frenkun. Ata duan të kalojnë një muaj mjalti të dytë, që t'i japin njëri-tjetrit të drejtën për të parë se sa i ka ndryshuar lufta, por edhe për t'i dhënë një mundësi të dytë marrëdhënies së tyre. Por, një pasdite, Kleri futet në një rreth gurësh dhe papritmas e sheh veten në vitin 1743.
11,05 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Sinagoga e ikonathyesve, J. Rodolfo Wilcock

Janë 35 rrëfime (titulli i secilit syresh është një emër dhe mbiemër, për ne i padëgjuar), 35 biografi personazhesh të pagjasë, të gjithë ekscentrikë, ndonjëherë makabër, pak groteskë, rrallë të mençur: kryesisht “shkencëtarë” (por jo vetëm të tillë), qëmtuar në 200 vjet histori (nga gjysma e dytë e shekullit XVIII te gjysma e parë e shekullit XX)
8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Të vdekurit, Christian Krachk

Mbërritja e të fejuarës së Nägelit, një yll kinemaje dhe po ashtu e gjigandit të filmit Charlie Chaplin që shfaqet çuditërisht i dhunshëm dhe tepër karizmatik, i ndërlikojnë së tepërmi planet e Nägelit dhe Amakasus dhe i detyrojnë ata të përballen me demonët e tyre . . . edhe me shkatërrimin. 
8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Dy vjet, tetë muaj dhe njëzet e tetë netë, Salman Rushdie

E braktisur në zyrën e kryetares së bashkisë, një foshnje ka zotësinë ta zbulojë korrupsionin thjesht me praninë e saj, duke i damkosur fajtorët me njolla dhe puçrra të qelbëta. Një eksplorator floriri shumë shpejt detyrohet të luftojë kundër forcave të cilat as në mendje nuk i kishin shkuar.
10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Toka amerikane, Jeanine Cummins

inda Perez jeton në qytetin e Akapulkos në Meksikë. Ajo ka një librari që e konsideron si strehën e saj të ëndrrave, një djalë, dritën e syve të saj dhe një bashkëshort të mrekullueshëm, i cili është një gazetar sypatrembur. NJë ditë, në librarinë e saj hyn një burrë, i cili blen dy nga librat e saj të preferuar. Ai quhet Havier dhe është erudit...
11,05 GBP
More
Në gjendje