Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,29 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,93 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
10,41 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Më kujto, Kerry Lonsdale
  • Më kujto, Kerry Lonsdale

Më kujto, Kerry Lonsdale

Mediaprint

"Më kujto" është një thirrje për dashurinë e harruar, është një libër që eksploron pasojat shkatërruese të humbjes, euforinë e gjetjes së dashurisë përsëri dhe pasojat e zbulimit të së vërtetës për ata që duam.


13,53 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Më kujto
Origjinali: Everything We Keep
Gjinia: Roman
Autori: Kerry Lonsdale
Shqipëroi: Elona Qose
Shtëpia botuese: Mediaprint
Viti: 2022
Fq. 358
Pesha: 0.458 kg
ISBN: 978-9928-08-582-5
Ky libër është në gjuhën shqipe



Mbi librin

Shefja e kuzhinës, Emi Tirni, ka recetën perfekte për jetën perfekte: të martohet me të dashurin e fëmijërisë, të krijojë një familje dhe të blejë restorantin e prindërve të saj. Por kur i fejuari i saj, Xhejms Donato, zhduket gjatë një udhëtimi me varkë, e ardhmja e saj shembet. Dy muaj më vonë, në vend që të ecë drejt altarit për t'u martuar me burrin e ëndrrave, Emi është në funeralin e Xhejmsit: në të njëjtën kishë, zbukuruar me të njejtat lule të porositura për martesën, me të afërmit e tij të ngurtë në rresht të parë.


Ndërsa Emi përpiqet të rindërtojë jetën e saj, një takim me një grua të çuditshme do t'i tronditë të tashmen, duke e rrëmbyer në një kërkim në të kaluarën, që do t'i zbulojë një oqean sekretesh e dramash familjare, që do t'a bëjnë të vërë në dyshim gjithçka për jetën që kishin ndërtuar së bashku.
"Më kujto" është një thirrje për dashurinë e harruar, është një libër që eksploron pasojat shkatërruese të humbjes, euforinë e gjetjes së dashurisë përsëri dhe pasojat e zbulimit të së vërtetës për ata që duam.

Detajet e librit
Mediaprint

Referencat specifike

isbn
9789928085825
ean13
9789928085825
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Requiem, një shajni, Antonio Tabucchi

Në një gjendje midis vetëdijes dhe pavetëdijes, midis përvojës së reales dhe perceptimit të ëndrrës, pa qenë fare në gjendje të shpjegojë si e qysh, të dielën e fundit të një korriku, një njeri e sheh veten në mes të ditës në një Lisbonë të shkretë dhe zharitëse.
7,29 
More
Ne gjendje

Botuesi: Morava

Rruga përmes diellit, Corban Addison

Kur cumani u vërsul e shkatërroi fshatin e tyre bregdetar në Indi, 17-vjeçarja Ahalja Gai dhe motra e saj 15-vjeçare Sita mbetën jetime e pa shtëpi. Në përpjekje për të arritur në parajsën e sigurt të manastirit ku ndiqnin shkollën, u rrëmbyen nga trafikantët dhe u hodhën në botën e errët të dhunës seksuale e të tregtisë së paligjshme të njerëzve, ku...
12,49 
More
Ne gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Nënshtrimi, Michel Houellebecq

Francë, viti 2022. Pra, shtatë vjet pas 7 janarit tronditës të këtij viti, kur sulmi terrorist mbi revistën satirike Charlie Hebdo, ndodhi po ditën e publikimit të "Nështrimit". Libri u shit qysh në orët e para në mënyrë marramendëse, si rrallë ndonjë autor francez deri më sot, dhe vazhdon ende të jetë ndër librat më të shitur e më të përfolur në botë.
9,37 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Kthim në Vilën e Pëlhurave, Anne Jacobs

Augsburg 1930. Pas shumë vuajtjesh dhe të papriturash, Marije dhe Paul Melcer më në fund arrijnë t’i gëzohen jetës familjare dhe dashuria mes tyre është më e fortë se kurrë. Djali i tyre më i vogël, Kurti i vogël, tashmë katër vjeç, është një rreze dielli që fiton dashurinë e të gjithëve, ndërsa dy binjakët po rriten dita-ditës...
15,62 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Në syrin e demit, Doros Antoniadis

Një thriller policor rrëmbyes, me enigma dhe lojëra matematike, atmosferë ndjellëse dhe ritëm i stuhishëm, ku e tashmja alternohet me të shkuarën, ndërsa lexuesi gjendet vazhdimisht përballë një sërë surprizash.
8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Përdhunimi një histori dashurie, Joyce Carol Oates

Gratë u druhen burrave. Jo të gjithëve, jo gjithmonë, por ato e dinë se burrat janë të aftë të përziejnë seksin me dhunën. Ndonjëherë burrat bëjnë atë që gratë rrallë e bëjnë, nëse e bëjnë përdhunojnë.
10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Gdhende shenjën, Veronica Roth

Sira Noaveku dhe Akos Keresethi janë rritur në dy vende armiq me njëri-tjetrin, të përfshirë në një konflikt të gjatë për sundim në planetin e tyre të ndarë. Kur Akosi dhe vëllai i tij u rrëmbyen nga familja sundimtare Noavek, Akosi u detyrua t’i shërbente Sirës, motrës së një diktatori, që sundonte me dhunë dhe frikë.
10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

E shoqja e tigrit, Tea Obreht

Në një vend ballkanik, që po shëron plagët e luftës, Natalia, një doktoreshë e re, përpiqet të zbulojë rrethanat e mistershme të vdekjes - që ndodhi së fundmi - të aq të dashurit gjysh të saj. Teksa kërkon gjurmët, ajo i kthehet kopjes së vjetruar të Librit të xhunglës dhe rrëfimeve të vetë gjyshit për takimet me Njeriun-që-nuk-vdiste-dot.
8,33 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Qielli nuk ka të përzgjedhur, Erich Maria Remarque

Dëshiron të shohë sërish Parisin, pastaj Venecian - të jetojë e shpenguar sa më shumë të jetë e mundur. Ndoshta mund te vdesë rrugës, ndoshta jo, por përpara se të ikë nga kjo jetë, ajo dëshiron t'i japë vetes edhe një shans tjetër...
14,57 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001970

Botuesi: Botart

Gruaja e perlyer, Francoise Sagan

Te "Gruaja e përlyer", muzika e vogël bëhet simfonike dhe ajri i detit të hapur i jep stilit të tij një erë të lehtë, që e bën librin të lundrojë deri te faqja treqind pa u ndalur për asnjë çast.
7,29 
More
Ne gjendje

Referenca: 2513

Botuesi: Te tjere

Tregimtare te gjuhes gjermane pas 1945s

Bertold Brecht, Heinrich Böll, Friedrich Dürrenmatt, Max Frisch, Günter Grass, Elias Canetti, Elfriede Jelinek dhe shumë mjeshtër të tjerë të prozës së gjuhës gjermane, përmbledhur në një libër që vendos standarde të reja në botimet tona.
15,62 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pegi

Kam shumë për të thënë, Christophe Van Gerrey

Një djalë i ri, i zhytur në plogështinë e rrethanave të pashmangshme, nis t’i shkruajë një letër ish të dashurës. Qëllimi i tij fillestar është t’i tregojë asaj sa shumë gjëra kanë ndryshuar që nga ndarja e tyre.
6,25 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Sekreti i nënës sime, J.L. Witterick

Bazuar në një histori të vërtetë, Sekreti i nënës sime është një histori e thellë, magjepsëse dhe në fund emocionues, që ndërthur jetën e dy familjeve hebreje dhe të një ushtari gjerman në arratisje dhe nënën dhe vajzën e zgjuar dhe "të drejtë" që u bashkuan në kauzën për t'i shpëtuar edhe hebrejtë edhe gjermanin.
10,41 
More
Ka mbaruar