Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Shkollë për budallenjtë, Sasha Sokolov
  • Shkollë për budallenjtë, Sasha Sokolov

Shkollë për budallenjtë, Sasha Sokolov

Aleph


Per nga zhvillimet lirike dhe filozofike, kaq mendjemprehta dhe befasuese Shkollë për budallenjtë i shprish të gjitha pritshmërite e mundshme të zhanrit të romanit. Këtu nuk gjejmë nje transmetues të besueshëm, por dy rrefyes "te pabesueshëm": të riun që është student në "shkollën për budallenjtë" dhe dytësin e tij.

9,35 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shkollë për budallenjtë
Origjinali: Shkola dlya durakov
Gjinia: Roman
Autori: Sasha Sokolov
Shqipëroi: Sokrat Gjerasi
Shtëpia botuese: Aleph
Viti: 2022
Fq. 232
Pesha: 0.297 kg
ISBN: 978-9928-323-23-1
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Per nga zhvillimet lirike dhe filozofike, kaq mendjemprehta dhe befasuese Shkollë për budallenjtë i shprish të gjitha pritshmërite e mundshme të zhanrit të romanit. Këtu nuk gjejmë nje transmetues të besueshëm, por dy rrefyes "te pabesueshëm": të riun që është student në "shkollën për budallenjtë" dhe dytësin e tij. Ajo qe fillon si një ëndërr (me ndërprerje të shpeshta) duket si një lloj kërkimi përrallor, jo për arin ose mrekullinë e martesës, por për njohjen e vetvetes. Rrymat e ndërgjegjes që përshkojnë vrullshem romanin janë pasionante dhe të thella. Kujtimet e verës së fëmijerisë jetuar në daçat e famshme ruse janë të njëkohshme me të tashmen, të vdekurit janë të gjallë dhe i dashuruari është njësh me erën. Këtu kemi një përrallë ose të çmendurisë, ose të jetës se imagjinatës në bisedë me arsyen, që sfilitet deri në kufijtë e mbramë të gjuhës.
Një roman tragjik, prekes, i mrekullueshëm.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928323231
ean13
9789928323231
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Dimri i njerëzve, Lionel Duroy

Marku, personazhi – shkrimtar pas të cilit fshihet vetë autori, ndërmerr një udhëtim në skutat më të errëta të Europës për të hetuar vetëvrasjen e para gjashtëmbëdhjetë vjetëve të Ana Mlladiçit, vajzës së dashur të Rado Mlladiçit, gjeneralit të ushtrisë serbe të Bosnjës, njeriut të rrethimit të Sarajevës, përgjegjës për mijëra të vdekur.
6,80 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001014

Botuesi: Dy lindje dhe dy perëndime

Kolombreja, Dino Buzzati

Kolombreja është  një përmbledhje me tregime e shkrimtarit Italian Dino Buzzati (Buxati) dhe që është publikuar për herë të parë në vitin 1966. Titulli i librit është edhe titulli i një prej tregimeve që flet për një përbindësh misterioz deti, krijesa më e frikshme e tregimeve të Buzzatit.
3,40 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Horizont i lëvizshëm, Daniele Del Giudice

Ndërkohë që rrëfen ekspeditën e tij në Antarktikë, Daniele Del Giudice ripërshkon itineraret sipas blloqeve të shënimeve të atyre ekspeditave të panjohura, me anije të mbytura, të bllokuara për muaj e muaj në mes të akujve, me ekuipazhe të papërkulur e marinarë në buzë të dëshpërimit apo të katandisur deri në çmenduri.
8,50 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001146

Botuesi: Botimet Dudaj

Vendim në Delfi, Helen MacInnes

Kapërcen formën e zakonshme të romanit policor ... ndoshta do të duhet t'u ktheheni mjeshtërve të vjetër të ankthit për të krahasuar tensionin që vjen e rritet pa epur në këtë roman.
7,65 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001580

Botuesi: Skanderbeg Books

Jeta dhe koha e Majkëll K, J.M.Coetzee

Në mes të një vendi të shtrënguar në darën e luftës, Majkëll K., një tridhjetë e një vjeçar me një shëmti fizike dhe një defiçencë mendore, bashkë me të ëmën, një grua e sëmurë dhe e thyer në moshë, i ngjitet turmës së të dëshpëruarëve në përpjekje të mbërrijë në vendin e origjinës, në fermën ku e ëma ka lindur dikur.
8,50 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Buzuku

Lulet e rrënimit, Patrick Modiano

Më 24 prill 1933 dy bashkëshortë të rinj vetëvriten në apartamentin e tyre parisien. Asaj nate, ata do të kishin takuar shumë njerëz, të cilët shkonin shpesh në një vallëzim. Tridhjetë vjet më vonë rrëfimtari përpiqet ta rikrijojë historinë e tyre, e cila duhet të jetë puqur me të tijën.
5,95 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Morava

Xhelati i dashurisë, Irvin D. Yalom

Në këtë libër, rrëfehen historitë e dhjetë pacientëve që iu drejtuan terapisë, gjatë së cilës u përleshën me dhimbjen e ekzistencës. Kjo nuk ishte arsyeja për të cilën ata iu drejtuan për ndihmë psikoterapisë; përkundrazi, që të dhjetë ata ishin duke vuajtur nga probleme të zakonshme të jetës së përditshme.
8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Pengu im, Colleen Hoover

NJË RRËFIM ME RITME MARRAMENDËSE,NJË ROMAN PËR FAMILJEN, PËR DASHURINË E PARË,PËR BRENGAT DHE TRADHTINË.
10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Abel Sançez, një histori pasioni, Miguel De Unamuno

Kjo temë, që i përket trashëgimisë së kulturës dhe që është trajtuar prej letërsisë në të gjitha zhanret, merr një trajtim të dyfishtë në këtë vepër, pasi mund të lexohet si varianti tjetër i historisë së Kainit dhe Abelit – një histori pasioni – ose si analiza e brendisë së një personazhi – historia e një pasioni.
6,80 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2513

Botuesi: Te tjere

Tregimtare te gjuhes gjermane pas 1945s

Bertold Brecht, Heinrich Böll, Friedrich Dürrenmatt, Max Frisch, Günter Grass, Elias Canetti, Elfriede Jelinek dhe shumë mjeshtër të tjerë të prozës së gjuhës gjermane, përmbledhur në një libër që vendos standarde të reja në botimet tona.
12,75 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Toena

Me ty përtej detit, Giulia Besa

Vendos ta provojë vetë dhe përmes një blogu modelimi njeh Alesandron, një student që vazhdon për Inxhinieri Detare. Shpejt mes tyre lind një marrëdhënie e fortë, e përbërë nga fjalë, rrëfime e shkëmbim mendimesh; por, kur Aurora i propozon të takohen, ai ngurtësohet në mënyrë të pashpjegueshme.
8,50 GBP
More
Në gjendje