Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Nipi i Wittgensteinit, Thomas Bernhard
  • Nipi i Wittgensteinit, Thomas Bernhard

Nipi i Wittgensteinit, Thomas Bernhard

Aleph

Të dy burrat gjenden të izoluar në të njëjtin spital, narratori në repartin pulmonar dhe Paul Wittgenstein në azilin e të sëmurëve mendorë. Që të dy janë të rrënuar nga frika dhe dyshimi në lidhje me natyrën finale të jetës. Megjithë njohjen e mëparshme, ata vetëm tani arrijnë të ndërtojnë një miqësi të bazuar tek mbështetja e njeri tjetrit dhe tek respekti i dyanshëm që e ndriçon paksa këtë mjedis të zymtë dhe të pashpresë.

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Nipi i Wittgensteinit
Origjinali: Wittgensteins Neffe
Gjinia: Autobiografi
Autori: Thomas Bernhard
Shqipëroi: Doriana Gedaj
Shtëpia botuese: Aleph
Viti: 2021
Fq. 124
Pesha: 0.180 kg
ISBN: 978-9928-323-16-3
Ky libër është në gjuhën shqipe



Mbi librin


Roman pjesërisht autobiografik,  Nipi i Wittgensteinit me nëntitullin "Një miqësi", i Thomas Bernhardit përshkruan marrëdhëniet e pazakonta mes narratorit, një shkrimtari jo dhe aq i ndryshëm nga Thomas Bernhard dhe nipit të jashtëzakonshëm, por të çmendur, të filozofit të famshëm Ludwig Wittgenste Të dy burrat gjenden të izoluar në të njëjtin spital, narratori në repartin pulmonar dhe Paul Wittgenstein në azilin e të sëmurëve mendorë. Që të dy janë të rrënuar nga frika dhe dyshimi në lidhje me natyrën finale të jetës. Megjithë njohjen e mëparshme, ata vetëm tani arrijnë të ndërtojnë një miqësi të bazuar tek mbështetja e njeri tjetrit dhe tek respekti i dyanshëm që e ndriçon paksa këtë mjedis të zymtë dhe të pashpresë. Stili i Bernhard mbështetet në përsëritjen mendore të fjalëve dhe ideve, të cilat në origjinal vijnë krejt natyrshëm. Kjo teknikë ka efektin e një kompozimi muzikor që përsërit një temë në variacione të ndryshme, kur përdoret me sukses, si në rastin e këtij romani.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928323163
ean13
9789928323163
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fan Noli

Ta humbësh dhe ta gjesh, Danielle Steel

Dhe ndërsa jeta e saj vjen në fokus më të qartë, një e ardhme e re e papritur merr formë dhe është një mësim i vlefshëm për të gjithë ne që kemi pyetur ndonjëherë veten "po sikur?"
1 800 Lekë
More

Botuesi: Skanderbeg Books

1q84. Libri i parë, Haruki Murakami

“1q84” është një rrëfim që të deh, që luan me elementet dystopike të rimarra nga “1984” i Orwell-it, ku Q simbolizon pyetjet e së përditshmes sonë së beftë dhe domethënëse.
1 600 Lekë
More

Botuesi: Vintage

The testaments, Margaret Atwood

Two have grown up as part of the first generation to come of age in the new order. The testimonies of these two young women are joined by a third: Aunt Lydia.  Her complex past and uncertain future unfold in surprising and pivotal ways.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Living

Dashuri e shëmtuar, Colleen Hoover

Ata mendojnë se nuk ka asnjë problem me këtë zgjedhje, vetëm se gjërat tjetërsohen kur emocionet fillojnë ta ndryshojnë ekuacionin. Atëherë...
1 200 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Teori e shkurtër për udhëtimin dhe për shkretëtirën, Cristian Crusat

Falë një proze jashtëzakonisht elastike, një stili shkrimi endacak, që përshtatet me vendet e ndryshme shpirtërore, fizike apo imagjinare të çdo tregimi, dhe individualitetit të brishtë të personazheve të tij, Crusat – i i çon këto personazhe të rropatura drejt humnerës së frikës, dyshimit dhe dëshirës, që përbëjnë botën bashkëkohore.
600 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Kujtimet e një geishe, Arthur Golden

 Me "Kujtimet e një geishe" ne hyjmë në një botë ku pamja e jashtme ka vlera të jashtëzakonshme, ku virgjëria e një vajzë i jepet si mall ankandi atij që ofron më shumë, ku gratë sterviten të mashtrojnë burrat me të pushtetshëm dhe ku dashuria ndëshkohet si iluzion. Është një vepër letrare e papërsëritshme dhe shumë e suksesshme e stilit fiction -...
1 100 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Ngushëllimet e mia, Dulce Maria Cardoso

Një grua obeze, shitëse dylli për heqjen e qimeve, me pamje "baxhelle", ka mbetur e varur kokëposhtë në makinën e saj që ka dalë nga rruga dhe sjell ndërmend jetën e saj: të atin, koleksionist i çuditshëm harabelash, që hera-herë ua këput zverkun plot dashuri.
800 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Tundimi i fundit, Nikos Kazanxaqis

Romani "Tundimi i fundit", i konsideruar si kryevepër nga kritikët në mbarë botën, është një interpretim laik i Ungjillit. Me një gjuhë të zgjedhur e gurgulluese, Kazanxaqis përshkruan një Jezu shumë njerëzor, të tunduar, të kapluar nga frika, dyshimi dhe dhimbja, duke nxitur kështu debate, kundërshtime dhe akuza për blasfemi.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Toena

Eliksiri i dashurisë, Eric-Emmanuel Schmitt

A është dashuria një proces fizik, kimik, një pleksje molekulash që mund të krijohet me mjete shkencore? Apo është një mrekulli shpirtërore? A ekziston një mjet që ta shpërthejë pasionin, ashtu si dikur eliksiri bashkoi çiftin e të rinjve Tristanin dhe Izoldën? A jemi krejtësisht të lirë të dashurojmë?
800 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Misteri i kriptit të magjepsur, Eduardo Mendoza

Zhdukjet e mistershme të vajzave në kolegjin e motrave lazariste të San Gervasios janë pikënisja e aventurës detektiveske që ka si protagonist pacientin e një çmendine, i cili, i detyruar të bëhet detektiv, përfshihet në gjithfarë incidentesh prej të cilave ia del mbanë, duke e përmbushur misionin dhe duke zbuluar një farsë të ndërlikuar pasanikësh.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Gjenerali në labirintin e tij, Gabriel Garcia Marquez

Ky roman i shkurtër, i bazuar në histori, përshkruan ditët e fundit të Simon Bolivarit. Në moshën 46 vjeçare, në vitin 1830, i plakur para kohe, i rraskapitur dhe gati në agoni, Gjenerali (siç referohet në libër), dikur heroi dhe presidenti i republikës së kombeve, që i çliroi nga dominimi spanjoll, por tashmë pa lavdi, ndërmerr një udhëtim të fundit,...
1 200 Lekë
More

Botuesi: Living

Autostrada Linkoln, Amor Towles

Ngjarjet zhvillohen në dhjetë ditë dhe tregohen nga këndvështrime të ndryshme, duke e njohur lexuesin me peizazhe të pasura, karaktere të pashlyeshme dhe tematika të veçanta.
1 400 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Pretenduesi, Jaclyn Reding

Duka e Sudeleigh-it është i vendosur ta martojë vajzën e tij ngatërrestare, Elizabeta. Dhe kjo bukuroshe kokëfortë është po aq e vendosur t’i shpëtojë martesës. Kështu, kur karroca e saj thuajse përmbyset, atë e shpëton një fermer skocez modest. Më vonë ajo i futet atij në shtrat... por e zbulojnë.
1 200 Lekë
More