Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,84  7,60 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,66  16,29 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,77  10,86 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Një natë të errët lashë shtëpinë time të heshtur, Peter Handke
  • Një natë të errët lashë shtëpinë time të heshtur, Peter Handke

Një natë të errët lashë shtëpinë time të heshtur, Peter Handke

Aleph

Një ditë atij i ndodh një gjëmim në kokë që ia bën të pamundur të folurin dhe romani shndërrohet nganjë rrëfim ironik, në një koleksion të jashtëzakonshëm mbresash sensuale, vëzhgimesh dhe përsiatjesh.

9,77 
8,80  Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Një natë të errët lashë shtëpinë time të heshtur

Origjinali: In einer dunklen Nacht ging ich aus meimen stillen haus

Gjinia: Roman

Autori: Peter Handke

Shqipëroi: Admira Poci

Shtëpia botuese: Aleph

Viti: 2020

Fq. 192

Pesha: 0.225 kg

ISBN: 978-9928-323-03-3

Mbi librin

Ky është një roman i madh, shpesh fantast, fuqimisht evokues, për kon¬fliktin e një burri me veten dhe udhëtimin e tij drejt zgjidhjes së këtij konflikti. Një natë farmacisti i Taxhamit, një mesoburrë pa emër, i tregon historinë e vet rrëfimtarit të librit. Farmacisti është person tepër i njohur atje dhe mjaft i respektuar, por ndërkohë i vetmuar, i ndarë nga gruaja dhe një bir që e ka dëbuar nga shtëpia. Ai ndihet mirë mes natyrës dhe tepër i dhënë pas mbledhjes dhe ngrënies së kërpudhave haluçinogjene.

Një ditë atij i ndodh një gjëmim në kokë që ia bën të pamundur të folurin dhe romani shndërrohet nganjë rrëfim ironik, në një koleksion të jashtëzakonshëm mbresash sensuale, vëzhgimesh dhe përsiatjesh. Farmacisti që tashmë quhet shoferi, merr një udhëtim me veturë nëpër Alpe bashkë me dy shoqërues – një ish-kampion i famshëm skish dhe një poet gjithashtu i mirënjohur – kur i ndodh që të rrihetkeqas nga një grua e fuqishme, misterioze e atyre zonave.

Ai përshkon një tunel dhe zotërohet nga ideja e vdekjes, ndërsa e sheh veten në një terren surreal, të largët. Pas një sërë ngjarjesh të çuditshme, plot tensione por edhe katarse, farmacistit i vjen e folura dhe kthehet sërish në shtëpi, por jeta e mëparshme është shndërruar përgjithmonë. Ky roman është një eksplorim i fuqishëm, poetik, për gjuhën, mallin dhe shpërbërjen e përvojës njerëzore. Kjo vepër shfaq shkëlqyeshëm dhuntitë magjike të Handkes për prozën.

Komente

Unë nuk shoh sot në botë laureat më të denjë për Çmimin Nobel sesa Peter Handke . . . Në çdo dekadë të karrierës së vet ai ka shkruar kryevepra.

                                                                      KARL OVE KNAUSGAARD PELIKAN VERLAG

Peter Handke është një prej romancierëve më tërëndësishëm europianë të pas Luftës së Dytë

Botërore.

                                                                 FRANK KERMODE TIMES LITERARY SUPPLEMENT

-

Detajet e librit
9789928323033
9789928323033
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Nusja e re, Alessandro Baricco

Jemi në fillim të shekullit të shkuar. Nusja e ardhshme është e re, e ardhur nga larg, dhe Familja e pret, thuajse hutimthi, në banesën elegante jashtë qytetit. Biri nuk është, ndodhet larg, duke u kujdesur për mbarëvajtjen e ndërmarrjes së begatë tekstile.
7,82  8,69 
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Parajsa e bardhë, Kristin Hannah

Në këtë portretizim të pakrahasueshëm të brishtësisë dhe rezistencës njerëzore, shkrimtarja Kristin Hannah shpalos karakterin e pazbutshëm të pionierëve amerikanë dhe shpirtin e Alaskës në zhdukje: një vend me bukuri të rralla, por me po aq rreziqe.
13,68  15,20 
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Dhe pastaj..., Guillaume Musso

Për Natanin, ka ardhur koha të kuptojë pse u rikthye në jetë. Guillaume Musso na merr për dore për të na udhëhequr nëpër këtë histori mbi zbulimin e ndjenjave dhe të njerëzve të rëndësishëm, pa të cilët nuk mund të jetojmë.
11,73  13,03 
More
Në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Gënjeshtra, Ana Huang

Ajo është objekti i dëshirave të tij më të errëta, e vetmja enigmë që nuk mund ta zgjidhë. Dhe kur i vjen në dorë mundësia për t’u afruar me të, i thyen të gjitha rregullat, për t’i ofruar një marrëveshje, që ajo nuk mund ta refuzojë.
15,64  17,38 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Diçka e shkruar, Emanuele Trevi

Romë, fillimi i viteve nëntëdhjetë. Ndërsa ëndrrat e shekullit XX po i afrohen një fundi të pashmangshëm dhe Berluskoni përgatitet të marrë pushtetin, një shkrimtar tridhjetëvjeçar cinik dhe naiv, i shkujdesur dhe njëherësh i përthelluar, gjen punë në një arkiv, Fondi 'Pier Paolo Pasolini'.
7,82  8,69 
More
Ne gjendje

Referenca: 9789928844040

Botuesi: Trishtil

Kleopatra dhe Frankenshtajni, Coco Mellors

Secili kapitull lexohet me një frymë. Në ta shpaloset jeta e Kleos, Frankut dhe gjithë miqve e familjarëve të tyre, mes të cilëve bien në sy personazhe si miku i ngushtë i Kleos që po përpiqet të përqafojë identitetin e tij gjinor pas martesës së saj apo motra e vogël e Frankut që, e lënë pa ndihmë financiare, planifikon takime me “sugar daddy” për të...
13,68  15,20 
More
Në gjendje

Referenca: 2500

Botuesi: Dritan Tirana

Pesedhjete hijet e Greit, E. L. James

Kur studentja e letërsisë, Anastasia Still, shkon të intervistojë biznesmenin e suksesshëm, Kristian Grei, ajo gjen një burrë tepër tërheqës dhe frikësues. E bindur që takimi i tyre shkoi keq, ajo përpiqet ta heqë nga mendja... derisa ai shfaqet në dyqanin ku ajo punon me kohë të pjesshme dhe e fton të dalin bashkë.
14,66  16,29 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000836

Botuesi: OMSCA-1

Dashnorja, Janush Vishnjevski

Libri "Dashnorja" i Janush Vishnjevskit, të bën dëshmitar të gjashtë historive mbresëlënëse dashurie; ndër të tjera të njeh me sindromin e "Mallkimit të Undinës" dhe me të fshehtat e çasteve të fundit të Magda Gebelsit, natën e martesës së Hitlerit me Eva Braunin.
4,89  5,43 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Living

Vajza e humbur, Lisa Jewell

Dhjetë vjet më pas, nëna e saj nuk e ka mbledhur ende veten, kur papritur njihet me një burrë sharmant. Sa hap e mbyll sytë, ajo e gjen veten në shtëpinë e tij, ku njihet me të bijat, Sara-Xhejdin dhe Popin e vogël, pamja e së cilës e lë Lorelën pa frymë.
11,73  13,03 
More
Në gjendje

Referenca: K1R1

Botuesi: UEGEN

Unë më parë se ti, Jojo Moyes

Lu Klarku di plot gjëra. Di sa hapa janë nga stacioni i autobusit deri në shtëpi. Di që i pëlqen të punojë në barin "Simitja me gjalpë", di që nuk është e sigurtë në dashurinë për Patrikun. Ajo që Luja nuk e di është se do të humbasë punën dhe se ato që do t'i ndodhin më pas do ta bëjnë normale...
11,73  13,03 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000601

Botuesi: Skanderbeg Books

Pianistja, Elfriede Jelinek

Erika Kohut, një vajzë në fund të tridhjetave, jep mësime pianoje në Konservatorin e Vjenës. Por jeta dhe liria e saj janë të sekuestruara nga diktati i së ëmës dhe pasioni i saj i dyshimtë për artin, është i mbyllur në burgun e pentagramit. 
11,73  13,03 
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Aleph

Mëngjarashja, Peter Handke

Ajo ishte tridhjetë vjeçe dhe jetonte në një koloni shtëpish tip bungalow të ndërtuar në formë tarracash në shpatin jugor të një malësie qendrore, pikërisht mbi tisin prej mjegulle të një qyteti të madh.
6,84  7,60 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Një brengë përtej ëndrrave, Peter Handke

Një grua që, për ta bërë me baba djalin që pret prej një burri të martuar, heq dorë nga buzëqeshja, martohet me një nënoficer të Vermahtit dhe transferohet me të në Berlin. Në fund të luftës, kur kthehet në vendlindje, zbulon letërsinë - Hamsunin, Dostojevskin, Folknerin - por nuk arrin ta gjejë ngushëllimin e dëshiruar
6,84  7,60 
More
Artikujt e fundit në gjendje