• Banner

Përtej, Natsuo Kirino
  • Përtej, Natsuo Kirino

Përtej, Natsuo Kirino

Katër gratë, bashkëpunëtore në krim, përveç policisë duhet të shqetësohen edhe për një fajdexhi që ka lidhje me jakuzan, i cili pasi zbulon sekretin e tyre do ta përdorë për përfitimet e veta. 

10,20 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Përtej
Origjinali: Out
Gjinia: Roman
Autori: Natsuo Kirino
Shqipëroi: Anisa Trifon
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2019
Fq. 560
Pesha: 0.795 kg
ISBN: 978-9928-06-241-3


Mbi librin

Romani i Natsuo Kirino "Përtej" tregon një histori rrëqethëse krimi në periferi të Tokios. Katër gra punojnë në turnin e natës në një fabrikë ku përgatiten dhe paketohen ushqime të gatshme. Të ngarkuara deri në fyt me punë dhe me borxhe, të izoluara nga bashkëshortët dhe fëmijët, të gjitha ëndërrojnë të gjejnë një zgjidhje në jetën e tyre pa rrugëdalje.


Një nënë e re në kulmin e dëshpërimit vret bashkëshortin e saj imoral dhe kumarxhi dhe i rrëfen krimin njërës prej kolegeve të saj, Masako Katorit. Masako e ndihmon shoqen e saj duke kërkuar ndihmën e shoqeve të tjera që të copëtojnë trupin dhe të zhdukin provat pa lënë asnjë gjurmë të viktimës. Kur policia zbulon disa pjesë të trupit, problemet ndërlikohen edhe më shumë.


Katër gratë, bashkëpunëtore në krim, përveç policisë duhet të shqetësohen edhe për një fajdexhi që ka lidhje me jakuzan, i cili pasi zbulon sekretin e tyre do ta përdorë për përfitimet e veta. Romani merr një kthesë të papritur tensionuese kur katër gratë vihen në shënjestren e pamëshirshme të pronarit të një klubi nate, të cilit policia i ka ngarkuar krimin. Për shkak të tyre ai ka humbur gjithçka dhe tani është i etur për hakmarrje.


"Përtej" është një thriller psikologjik që zbulon skutat më të errëta të shpirtit njerëzor, një përkujtues turbullues që dëshira e dëshpëruar për liri mund të bëjë edhe njeriun më të zakonshëm të bëjë të paimagjinueshmen. Natsuo Kirino, e quajtur ndryshe si "mbretëresha e romaneve të krimit japonez" zotëron me mjeshtëri humorin e zi në këtë narratim gozhdues por edhe kompleks, e cila kombinon një vështrim bindës në botën e hikshme të jakuzës me një portretizim të shkëlqyer të psikologjisë së krimit të dhunshëm.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928062413
ean13
9789928062413
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Rrethi i Princeshës Sulltana, Jean Sasson

Sulltana ishte ndryshe nga çdo anëtar i familjes mbretërore që kisha takuar. Ajo ishte e re dhe e bukur. Flokët e zinj i binin mbi supe dhe sytë i shkëlqenin nga kurioziteti. Buzët i çeleshin vazhdimisht nga të qeshurat e çlirëta. Me veshjet e kushtueshme, e stolisur me bizhuteri që të tërhiqnin menjëherë syrin, Sulltana merrte vëmendjen e çdo personi...

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Danc danc danc, Haruki Murakami

Katër vjet pasi na magjepsi me historinë e romanit “Gjuetia e ethshme e deles”, Haruki Murakami e nis sërish heroin e tij në një rrugëtim të ri. Ca ëndrra të çuditshme e shtyjnë djaloshin tonë të kthehet sërish te hotel “Delfini”. Një takim me të mistershmin burri-dele e çon në ca aventura të reja

Çmimi 12,75 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Lajla, Colleen Hoover

Shumë shpejt, Lidsi kupton se duhet të bëjë një zgjedhje, sepse nuk mund t’i ndihmojë të dyja, por, nëse bën zgjedhjen e gabuar, mund të jetë e tmerrshme për të gjithë ata.

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001138

Botuesi: Botimet Dudaj

Zjarri, Katherine Neville

Shqipëri, viti 1822: tridhjetë vjet pas Revolucionit Francez, e gjithë Europa po qëndronte pezull në prag të Luftës Greke për Pavarësi. Ali Pasha, një sundimtar i fuqishëm i Perandorisë Otomane, e kishte zemëruar sulltanin dhe gjendej tashmë në prag të një sulmi nga forcat turke.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU002048

Botuesi: Dituria

Kurre pa rene dielli, Johanna Sinisalo

Johanna Sinisalo lindi në Laponinë finlandeze më 1958. Ajo është mjaft e suksesshme me filmat e saj për të qeshur, komikë televizivë. Ka fituar shumë çmime kombëtare, midis të cilëve çmimin Atorox, Çmimin e Finlandës dhe çmimin Kemi National Conic Strip Contest.

Çmimi 5,10 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001014

Botuesi: Dy lindje dhe dy perëndime

Kolombreja, Dino Buzzati

Kolombreja është  një përmbledhje me tregime e shkrimtarit Italian Dino Buzzati (Buxati) dhe që është publikuar për herë të parë në vitin 1966. Titulli i librit është edhe titulli i një prej tregimeve që flet për një përbindësh misterioz deti, krijesa më e frikshme e tregimeve të Buzzatit.

Çmimi 3,40 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Në emër të Atit (e të Birit), Immanuel Mifsud

Immanuel Mifsud ka lindur në Maltë në vitin 1967. Ai ka botuar disa vëllime me tregime të shkurtra e poezi dhe është fitues i Çmimit Malta Libri Kombëtar për prozë. Ai ka botuar gjithashtu tregime të shkurtra për fëmijë dhe një përmbledhje me ninulla në gjuhën malteze.

Çmimi 3,40 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)