Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
120,75 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
115,00 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Rojtari i fundit, Gaelle Josse
  • Rojtari i fundit, Gaelle Josse

Rojtari i fundit, Gaelle Josse

Pegi

Nju-Jork, 1954. Edhe pak ditë kanë mbetur para se qendra e Elis Ajlëndit, nëpër të cilën kanë kaluar të gjithë imigrantët nga Europa që nga viti 1892, të mbyllet përfundimisht. Xhon Miçëll, nëpunësi i fundit që ka mbetur në qendër, nis tëmbajë një ditar.

69,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Rojtari i fundit
Origjinali: Le Dernier Gardiend'Ellis Island
Gjinia: Roman
Autori: Gaëlle Josse
Shqipëroi:Lorena Dedja
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2018
Fq. 106
Pesha: 0.191 kg.
ISBN: 978-9928-233-16-5

Mbi librin

Nju-Jork, 1954. Edhe pak ditë kanë mbetur para se qendra e Elis Ajlëndit, nëpër të cilën kanë kaluar të gjithë imigrantët nga Europa që nga viti 1892, të mbyllet përfundimisht. Xhon Miçëll, nëpunësi i fundit që ka mbetur në qendër, nis tëmbajë një ditar.

Ai ndien nevojën të çlirohet nga disa kujtime, të cilat vijnë medallgë, si valët e detit që përplasen pas ishullit të famshëm. Dalëngadalë, na shfaqenpersonazhet kryesore të jetës së tij: dy gra, dy anije, dy pengje. Në njërën anë, Lizi,bashkëshortja e tij e dashur, dhe në anën tjetër, Nela, imigrantja nga Sardenja,me një të kaluar të çuditshme.

Fantazma të tjera shfaqen në këtë kohë rrëfimeshe kujtimesh: një anarkist italian, një shkrimtar hungarez, një shok fëmijërie në Bruklin, e shumë të tjerë. Të mërguarit kanë ardhur plot shpresë për një jetë mëtë mirë. Do të pranohen apo jo në Amerikë: fati i tyre varet nga përgjigjet që japinnë një pyetësor dhe nga vendimet e një nëpunësi.

Komente mbi librin

"Duke përzier faktet e vërteta me ato të trilluara, autorja ka krijuar një tekstmelankolik dhe drithërues."

Livres Hebdo

"Me stilin e saj të mprehtë dhe të mirëpeshuar, Gaëlle Josse na bën të kuptojmë dhetë ndiejmë një pjesëz të historisë amerikane, nëpërmjet trazimeve të një shpirti nëmëshirë të demonëve të tij... Mjeshtëror dhe i domosdoshëm!"

Page des Libraires

"Gaëlle Josse shkoi në Elis Ajlënd. Ajo ngjyros me ngjyra të buta e mjaft të ngrohta një gjeografi intime, kolektive, historinë e një njeriu të përzier me atë të mijëra të tjerëve."

ÉliseLépine, Transfuse

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928233165
ean13
9789928233165
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Shtëpia e shpirtrave, Isabel Allende

"Shtëpia e shpirtrave" është një sagë familjare ku pasqyrohet historia dhe fati i një populli të tërë, i popullit të Kilit, përmes rrëfimeve të grave të një familjeje të rëndësishme dhe ekstravagante. Një afresk i bukur që për nga joshja dhe emocioni i kujton lexuesit që adhuron realizmin magjik vetëm "100 vjet vetmi" të Marquez.
161,00 SEK
More
Në gjendje

Kukulla e Kokoshkës, Afonso Cruz

Në Drezdenin e rrënuar nga bombardimet, gërshetohen dhe shkrihen jetët e Isak Dresnerit, djaloshit hebre gjerman që ka gjetur strehë në qilarin e një dyqaní zogjsh për t'i shpëtuar përndjekjes naziste; Bonifac Vogelit, pronarit té dyqanit; si dhe piktores Cilía Kacev, e cila, me fustanin e gjelbër dhe zemrën e mardhur, i përshkon jetët e të dyve si hija e...
115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Turpi, Salman Rushdie

Omar Khajam Shakili ka tri mëma që ndajnë simptomat e shtatzënisë, siç kanë ndarë gjithçka tjetër në mënyrë të pandashme. Në gjashtë gjinjtë e tyre, Omari u paralajmërua ndaj gjithë ndjenjave dhe nuancave të turpit.
126,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Dashuri dhe telashe, Anna Premoli

 Eduardoja, i mësuar të dilte gjithnjë i fituar, nuk arrin ta besojë që Elena nuk u bindet arsyetimeve të tij aq të vyera. Humbja nuk është pjesë e kodit të tij gjenetik.
138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Vajzat e Fshatit, Edna O’Brien

Ketlini dhe Beba, dy vajza të reja nga nje fshat i Irlandës, krejt te ndryshme për nga natyra, kanë qenë shoqe të ngushta qysh në fëmijëri. Teksa lënë pas sigurinë e kolegjit në kërkim të jetës së vrullshme dhe të dashurisë në qytetin e madh, ato rreken të ruajnë në njëfarë mënyre miqësinë e tyre të trazuar.
115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Mami, unë dhe mami, Maya Angelou

Në këtë libër autobiografik, autorja e njohur rrëfen marrëdhënien më kuptimplotë të jetës së saj: atë me të ëmën. Për herë të parë, Angelou zbulon vështirësitë dhe gëzimet e të qenit bija e Vivian Baxter-it, një shpirt i paepur në një trup të vogël.
92,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000311

Botuesi: Botimet Dudaj

Pëllumbi dhe tri histori, Patrick Suskind

Për pesë muaj me radhë roja i një banke të Parisit orvatet të fitojë përfundimisht pronësinë mbi papafingon e vet të vogël. Kështu, do të vendoset një tjetër gur i rëndësishëm në kuadrin e planeve të tij për jetën. Por ja që kjo rrjedhë fataliste papritur vihet në pikëpyetje një të premte në mëngjes, kur shfaqet një pëllumb.
80,50 SEK
More
In Stock

Referenca: SKU001329

Botuesi: Toena

Veronika vendos të vdesë, Paulo Coelho

Veronika, një vajzë e re dhe e bukur sllovene, duket sikur ka arritur gjithçka ka dashur në jetë. Megjithatë, nuk është e lumtur. Më 21 nëntor 1997 vendos të vrasë veten.
80,50 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Dituria

Leksione amerikane, Italo Calvino

Leksionet e Calvino-s, teoricienit dhe rrëfimtarit të shkëlqyer, përbëjnë testamentin e tij të ndritur letrar. Askush nuk i ka nxjerrë më mirë në pah vlerat e Italo Calvino-s, këtij gjeniu kaq të talentuar e mendjemprehtë italian, sesa vetë ai, përmes këtyre meditimeve mbi artin e të shkruarit.
69,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Bretkosa, Mo Yan

Romani përfshin pesë letra që dramaturgu Ke Dou i ka shkruar shkrimtarit japonez Yoshito Sugitani, katër nga të cilat janë në formë tregimi të gjatë dhe një në formë drame. Romani ka në qendër historinë e jetës së një mjekeje fshati Gu Gu (Halla), e cila për pesëdhjetë vjet ushtroi profesionin e gjinekologes së fshatit.
172,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Sekreti i nënës sime, J.L. Witterick

Bazuar në një histori të vërtetë, Sekreti i nënës sime është një histori e thellë, magjepsëse dhe në fund emocionues, që ndërthur jetën e dy familjeve hebreje dhe të një ushtari gjerman në arratisje dhe nënën dhe vajzën e zgjuar dhe "të drejtë" që u bashkuan në kauzën për t'i shpëtuar edhe hebrejtë edhe gjermanin.
115,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Matja e botës, Daniel Kehlmann

Romani ngjall emocione thellësisht frymëzuese rreth përpjekjeve të racionalitetit më të lartë në betejë me natyrën e egër dhe mizore të njerëzimit. Në vitin 1828, Gausi, një matematikan, fizikan dhe astronom ftohet, nga Aleksandër fon Humbold, eksplorues, gjeograf dhe shkencëtar, të shkojë në Berlin ku do të mbahet një kongres shkencëtarësh.
92,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001528

Botuesi: Skanderbeg Books

Vajza e prapë, Mario Vargas Llosa

Rikardoja, qysh fëmijë atje në vendin e lindjes së tij, në Lima, ka ushqyer një ëndërr: Të jetojë në Paris. Por ritakimi me Lili kiliankën, një dashuri e hershme e adoleshencës, do ta shtyjë të ndryshojë gjithçka të tij. Vajza aventuriere, pragmatiste, e paqetë, do ta zvarrisë përtej botës së vogël të ambicjeve të tij.
149,50 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001185

Botuesi: Botimet Dudaj

Burra që urrejnë gratë, Stieg Larsson

Një libër mahnitës, që do t'ju mbajë zgjuar deri në agim. Historia e familjes Vanger është një histori e gjatë, e kobshme, mbushur me urrejtje, grindje familjare dhe kurnacëri të paimagjinueshme, që do t'i bëjë historitë e Shekspirit të ringjallen pikërisht aty. 
138,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Akulloreshitësi, Katri Lipson

Dy vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, një regjisor vendos të pasqyrojë jetën e vëretë, duke krijuar një film pa skenar, ku aktorët mësojnë historinë dhe rolin e tyre gjatë zhvillimit të skenarit.
69,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU002042

Botuesi: Dritan Tirana

Qyteti i Baltes, Deborah Ellis

Shauzia, shoqja e ngushtë e Parvanës, është arratisur nga Afganistani dhe përballet e vetme me mbijetesën në rrugët e Peshavarit, në Pakistan. Me qenin, si mikun e saj të vetëm, ajo duhet të rrëmojë për ushqim, të lypë para e të kërkojë një vend të sigurtë për të fjetur çdo natë.
69,00 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje