- Çmim i zbritur

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Në këtë roman, Ebejer përshkruan një pjesë të historisë së Maltës koloniale deri në pavarësi. E kolonizuar politikisht nga britanikët dhe kulturalisht nga italianët, sfida e Ebejerit ishte që të gjente një zë të veçantë.
Titulli: Baroni maltez... dhe unë, Lusiani
Origjinali: The Maltese Baron... and l Lucian
Gjinia: Roman
Autori: Francis Ebejer
Shqipëroi: Elisa Ivanaj
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2017
Fq. 369
Pesha: 0.459 kg.
ISBN: 978-9928-06-196-6
Në këtë roman, Ebejer përshkruan një pjesë të historisë së Maltës koloniale deri në pavarësi. E kolonizuar politikisht nga britanikët dhe kulturalisht nga italianët, sfida e Ebejerit ishte që të gjente një zë të veçantë.
Nëpërmjet rrëfimit, si çelës për të hapurt portat e lirisë individuale përballë botës dhe marrëdhënieve kulturore, ai çlirohet nga kufizimet dhe kushtet e vendosura nga ai "tjetri", duke ndërtuar një portret të ri të vetvetes.
Në librin "Baroni maltez... dhe unë, Lusiani", personazhi kryesor, një burrë i moshuar, rrëfen në vetën e parë jetën e tij si të ishte një roman. Ebejer risjell disa nga problemet ekzistenciale të njeriut – lidhja me të shkuarën, refuzimi i dashurisë për shkakt ë egoizmit, misteri dhe psikologjia e të moshuarve dhe përplasja mes brezave si shkak i standardeve, të etikës dhe kulturës.
Romani i tij i fundit "Baroni maltez... dhe unë, Lusiani" u botua në vitin 2002, nënëtë vjet pas vdekjes së autorit. Dy miq fëmijërie, Lusiani, djali i një biznesmeni të klasës së mesme dhe Mark Antoni, i biri i baronit, ndonëse dy karaktere të ndryshme, mbeten miq – armiq deri në fundin e jetës së tyre.
Lusiani inteligjent, kryelartë dhe i vetmuar ushqen iluzionet e fisnikërisë, ndërsa Mark Antoni njeri bujar dhe shumë popullor, por me një jetë të shfrenuar, e që trashëgon titullin e babait të tij, shoqërohet me një rreth fashistësh.
Ndërkohe takohet dhe bie në dashuri me vajzën e bukur italiane, Katerina, që në të vërtetë ëshë e dashura e Lusianit. Por lufta i ndërlikon marrëdhëniet për të tre ata... Katerina e dashuron Lusianin, por nuk u martua asnjëherë me të.
Edhe pse ka sjellë në jetë një vajzë... ajo është e detyruar të martohet me Mark Antonin. Më pas vendos të largohet nga Malta duke vdekur larg. Ndërkohë shumë vite pas largimit nga Malta, Mark Antoni kthehet me vajzën e Katerinës, Bianka, të cilën e ka edukuar si bijën e tij... Po Lusiani?!
"Me sa duket, degradimi i zemrës njerëzore është trashëgimi e luftës që vazhdoi të mbizotërojë në frymën letrare të Ebejerit gjatë gjithë jetës deri në vdekjen e tij. Kryeneçësia e Lusianit është në kontrast me sensin e pacipë dhe vulgaritetin e Mark Antonit (kjo sjellje është etiketuar si "seksologji fashiste"). Por këto cilësi treten në zbrazëtinë e së shkuarës, veçanërisht me ardhjen e Biankës, e cila kërkon ashtu si mamaja e saj, Katerina, miqësinë e të dy burrave."
Charles Briffa
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Papirus
Botuesi: OMBRA GVG
Botuesi: Dritan Tirana
Botuesi: IDK
Botuesi: Living
Botuesi: Te tjere
Referenca: 2458
Botuesi: IDK
Botuesi: Pema
Botuesi: Morava
Botuesi: Albas
Botuesi: OMBRA GVG
Botuesi: Fan Noli
Botuesi: Pegi
Botuesi: Living
Botuesi: OMBRA GVG
Botuesi: Toena
Në këtë roman, Ebejer përshkruan një pjesë të historisë së Maltës koloniale deri në pavarësi. E kolonizuar politikisht nga britanikët dhe kulturalisht nga italianët, sfida e Ebejerit ishte që të gjente një zë të veçantë.
check_circle
check_circle