Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • I ri
Dita e parë e jetës sime, Paolo Genovese
  • Dita e parë e jetës sime, Paolo Genovese

Dita e parë e jetës sime, Paolo Genovese

Botimet Dudaj

Një burrë, dy gra dhe një vogëlush, të bindur se kanë prekur fundin, takojnë një personazh misterioz që u dhuron shtatë ditë për të zbuluar se si do të ishte bota pa ta. Dhe, nëse është e mundur, t’i bëjë të dashurohen përsëri pas jetës.

8,50 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli:Dita e parë e jetës sime
Origjinali:Il primo giorno della mia vita
Gjinia: Roman
Autori: Paolo Genovese
Shqipëroi: Geverina Muzhaqi
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2021
Fq.290
Pesha:0.470 kg
ISBN: 978-99943-0-632-9
Ky libër është në gjuhën shqipe


Mbi librin

Një burrë, dy gra dhe një vogëlush, të bindur se kanë prekur fundin, takojnë një personazh misterioz që u dhuron shtatë ditë për të zbuluar se si do të ishte bota pa ta. Dhe, nëse është e mundur, t’i bëjë të dashurohen përsëri pas jetës.

Bota është një vend kapitës, ku ndihesh i lodhur thjesht edhe duke jetuar, se nuk arrin të duash mjaftueshëm, nuk jep mjaftueshëm, e as nuk ke mjaftueshëm. Emilia, ish atletja olimpike, Areta, policja me karakter të çeliktë, dhe Danieli, djali i vogël i famshëm i reklamave, kanë gjithsekush nga një arsye për t’u dëshpëruar. Ndërsa Napoleoni, një profesionist i suksesshëm, nuk ka asnjë, por ja që ai është më i vendosuri nga të gjithë për t’i dhënë fund jetës. Një çast para se ta kryejnë atë akt të pakthyeshëm, një i panjohur i nxit të lidhin me të një marrëveshje: do t’u tregojë se çfarë do të ndodhë pasi ata të mos jenë më, çfarë lënë pas e çfarë humbin dhe cili do të jetë reagimi i të afërmve e miqve.

Për një javë rresht, ata të katër do ta vëzhgojnë veten nga jashtë dhe do të zbulojnë gjënë më të vyer që kanë në brendi, do të bëhen një grup dhe do të realizojnë dëshirat nga të cilat tanimë kanë hequr dorë, e më tej do të rikthehen. Në atë pikë do t’u duhet të marrin një vendim. Dhe për dikë, dita e fundit e jetës mund të shndërrohet në të parën e një jete të re.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994306329
ean13
9789994306329
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Bota Shqiptare

Atentatorja, Yasmina Khadra

Një grua e re hedh veten në erë mes një restoranti të mbushur plot në Tel-Aviv. Doktori Amin Xhafari, kirurg izraelian me prejardhje arabe, operon pa pushuar të mbijetuarit e sulmit vetëvrasës.
6,80 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU002006

Botuesi: Pegi

Nje histori dashurie me rock e roll, Enriko Brici

Tashmë, historia e Aleksit dhe e Aidit është kthyer në një nga klasikët e letërsisë italiane më të lexuar për të rinj. Shkruar nga një 19 - vjeçar bolonjez, ky libër gjysmë - autobiografik ka shitur mbi dy milionë kopje dhe është përkthyer në njëzet gjuhë të botës.
4,68 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001315

Botuesi: Tirana Times

Njeriu është një fazan i madh mbi tokë, Herta Muller

Windisch e ka të kotë të japë thasë mielli dhe të paguajë, pasaporta e tij e premtuar nuk vjen që nuk vjen. E bija e tij, Amelia, i jepet milicit dhe priftit, pikërisht për këtë qëllim. Një ditë, ata do të nisen përmes hullisë së plasaritur gri të udhës që Windisch e bënte për të vajtur tek mulliri.
6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Beti, tregime të zgjedhura

Përmbledhja me tregime të zgjedhura nga autorë të shquar, si: Alice Munro, Margaret Atwood, Joyce Carol Oates dhe Hart Wegner, synon të sjellë në vëmendjen e lexuesit një letërsi cilësore. Një ndër elementet më të rëndësishme që i bashkon këta autorë në një vepër të vetme, është fakti që të gjitha historitë mund të konsiderohen si "fëmijë të Çehovit".
8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Ushtarë të Salaminës, Javier Cercas

Ditët e fundit të luftës civile spanjolle. Republikanët, të shpartalluar, në ikje e sipër pushkatojnë hierarkë fashistë që i kanë mbajtur të burgosur diku në një humbëtirë.
10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Gjyzlyket e arta, Giorgio Bassani

Njeriu ngjan shumë me kafshën, e megjithatë, a mund që njeriu të dorëzohet? Ta pranojë se s'është veçse një kafshë? Sërish skena e romanit të Bassani-t është qyteti i qetë e i përgjumur i Ferrarës, në Itali, qyteti i tij i lindjes, me të cilin është e lidhur tërë vepra e shkrimtarit të madh italian.
5,53 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Libri i Baltimoreve, Joel Dicker

Në plot 430 faqe, Markus Goldman, protagonisti i shkëlqyer rrëfen në vetën e parë historinë e familjes së madhe Goldman – tashmë të ndarë në dy shtresa shoqërore: Goldmanët e pasur që jetojnë në Baltimorë dhe Goldmanët e mesëm të Montklerit, të cilëve u përket edhe Markusi.
11,90 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Cirku i iluzioneve, Amita Parikh

Pa mbështetje, e detyruar t’i zgjidhë vetë problemet, Lena gjendet përballë mëdyshjeve të forta dhe guxon të besojë në të pamundurën - te vetja.
8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Monarku i hijeve, Javier Cercas

“Monarku i hijeve”, si hetim personal dhe kolektiv, si një roman për luftën thellësisht kundër luftës, u përgjigjet në mënyrë të papritur dhe iluminuese pyetjeve të ngritura nga autori mbi pesëmbëdhjetë vjet më parë me “Ushtarë të Salaminës”.
10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Agim, Eli Vizel

Gjatë një nate tipike të Palestinës nën sundimin britanik, Elisha i ri mediton për vrasjen që duhet të kryejë në mëngjes.Elisha, i mbijetuar i Aushvicit dhe Buhenvaldit, ka humbur gjithçka, përfshi edhe familjen, mësuesin e Kabalës dhe një pjesë të fëmijërisë.
4,25 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Pema

Profeti, Libani yt dhe Libani im, Kahlil Gibran

Temat mahnitshëm shtjellojnë çështje kryesore në jetën e njeriut: Dashurinë, Martesën, Bijtë, Të dhënit, Të ngrënët dhe të pirët, Punën, Harenë dhe Dhimbjen, Shtëpinë, Veshjen, Tregtinë, Krimin dhe Dënimin, Ligjin, Lirinë, Arsyen dhe Pasionin, Dhimbjen, Vetënjohjen, Mësimdhënien, Miqësinë, Fjalën, Kohën, Të Mirën dhe të Keqen, Lutjen, Kënaqësinë,...
5,95 GBP
More
Në gjendje