Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • I ri
Zama, Antonio Di Benedetto
  • Zama, Antonio Di Benedetto

Zama, Antonio Di Benedetto

Aleph

Romani i shkrimtarit argjentinas Antonio Di Benedetto çmohet si një kryevepër e letërsisë moderne latino-amerikane të shek. XX.

1 200 Lekë
1 080 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Zama

Me ese nga Esther Allen

Origjinali: Zama

Autori: Antonio Di Benedetto

Shqipëroi: Mirjana Avdiaj

Kategoria: Roman

Botues: Aleph

Specifikimi: Kapakë të hollë

Viti i botimit: 2025

Pesha: 0.35 kg

Faqe: 254

ISBN: 978-9928-3236-2-0

Ky libër është në gjuhën shqipe

1. Letërsi nga Amerika Latine. 2. Argjentina 3. Romane

Mbi librin

Romani i shkrimtarit argjentinas Antonio Di Benedetto çmohet si një kryevepër e letërsisë moderne latino-amerikane të shek. XX. I shkruar me një stil sa të thukët aq edhe luksoz e çuditërisht arkaik, Zama zhvillohet në dekadën e fundit të shek. 18 dhe përshkruan ekzistencën e vetmuar të Don Diego de Zamas, nëpunës me pozitë të lartë në kurorën spanjolle, i cili është emëruar në Asunción, Paraguaj. Atje, i mposhtur nga krenaria, epshi, inatet e vogla dhe fantazitë paranojake, ai as nuk merr mundimin të shpëtojë dhe ndonëse gjithçka duket pa shpresë, ai ka besim se gjërat do të bëhen më mirë. Rrëshqitja e pashmangshme, e frikshme e Don Diegos në humnerë nuk ëështë vetëm historia e shuarjes së një njeriu, por një eksplorim i vetmisë ekzistenciale edhe për shumë amerikano-oatinë. Zama, me prozën e zymtë, ëndërrimtare plot imazhe të stresuara, është njëherës i dendur dhe i befasishëm, i përmbledhur dhe fatal, kaq evokues mes fjalive, paragravëve dhe pjesëve sa të bëhet se çdo fjalë sikur del nga një oqean gjërash mbetur pa thënë... Thellësitë filozofike të këtij libri gjenial burojnë drejtpërsëdrejti nga proza verbuese e Di Benedettos. 

Vlerësime

"Zama mbetet kryevepra e Di Benedettos dhe një nga kulmet e letërsisë amerikano-latine." 

- J. M. Coetzee, The New York Review of Books

"Di Benedetto është ai lloj romancieri i rallë që nuk kërkon të rindërtojë të kaluarën për të nxjerrë ndonjë përfundim. Ai e jeton të kaluarën dhe na vendos ne përballë përvojash dhe forma sjelljesh njerëzore që përmbajnë të gjithë çudinë e tyre."

Julio Corázar

"...Di Benedetto ka shkruar faqe të paharrueshme që më kanë tronditur dhe vazhdojnë të më tronditin."

Jorge Luis Borges

Detajet e librit
9789928323620
9789928323620
1 produkt tjetër në të njëjtën kategori:

Botuesi: Aleph

Vetëvrasjet, Antonio Di Benedetto

 Nga braktisja kozmike tek ‘Zama' tek inventari metodologjik i rrethanave dhe shkaqeve që mund të legjitimojnë vetëvrasjen, njeriu i Di Benedettos jeton i rrethuar nga zhaurrimat shkatërruese të botës.
810 Lekë 900 Lekë
More
Në gjendje