• Banner

Lista e librave të autorit ose përkthyesit Irvin D. Yalom

Irvin D. Yalom ka lindur në Wasington D.C. në vitin 1921. Është profesor i Psikiatrisë në Universitetin e Standfordit. Është autor i shumë tregimeve dhe novelave që lidhen me psikoterapinë si Kura e Shopenhaurit dhe shumë të tjera. Jeton dhe punon në Palo Alto, Kaliforni. Me librin Kur qau Niçja ka fituar medaljen e artë për novelën më të mirë të vitit 1993 nga Commonwealth California.

Filtrat aktiv

Referenca: 2127

Botuesi: Morava

Kura e Shopenhauerit, Irvin D. Yalom

"Kura e Shopenhauerit" është një libër unik, i shkruar mirë, që gërsheton filozofinë dhe trillin në një mënyrë mahnitëse. Është nga ata libra që të ndryshojnë mënyrën e të menduarit.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001210

Botuesi: Morava

Kur qau Nicja, Irvin D. Yalom

Në Vjenën e shekullit XIX, një dramë dashurie, fati dhe vullneti do të luhej në mendjen e bërthamës intelektuale që përcaktoi epokën. Zhozef Brojeri, themeluesi i psikanalizës, është në kulmin e karrierës së tij.

Çmimi 900 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Morava

Problemi Spinoza, Irvin D. Yalom

Amsterdam, 1656. Bento, në hebraisht Baruk, Spinoza është njëzet e tre vjeç dhe fort i përkorë e sqimatar në pamje: tipare të hijshme, lëkurë pa pikë ceni, sy të mëdhenj, të errët e të thellë. Dhe, pas atyre syve, një mendje që nuk stepet të bluajë mendime ekscentrike mbi besimin, që ushqen ide kaq të përçartura për botën, sa ngjall dyshimin për herezi.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Krijesat e një dite, Irvin D. Yalom

Një burrë i ri që përpiqet të largojë tmerrin nga vdekja përmes vitalitetit seksual; një i moshuar që lufton me kufizimet e plakjes dhe kapet pas spontanitetit rinor, që ofron horizonte të pakufizuara; një paciente që është duke vdekur kërkon të gjejë kuptimin e jetës.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Rrugëtim drejt vetvetes, Irvin D. Yalom

Një nga psikoterapistët më me ndikim të kohës sonë, Irvin Yalom – i e ka kaluar jetën e tij si në një udhëtim me mision eksplorimin e jetëve të të tjerëve. Tani, ai e kthen vështrimin e tij terapeutik drejt vetes në këto kujtime prekëse.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Xhelati i dashurisë, Irvin D. Yalom

Në këtë libër, rrëfehen historitë e dhjetë pacientëve që iu drejtuan terapisë, gjatë së cilës u përleshën me dhimbjen e ekzistencës. Kjo nuk ishte arsyeja për të cilën ata iu drejtuan për ndihmë psikoterapisë; përkundrazi, që të dhjetë ata ishin duke vuajtur nga probleme të zakonshme të jetës së përditshme.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje