Filtro sipas

Kategoritë

Kategoritë

Disponueshmëria

Disponueshmëria

Marka

Marka

Pesha

Pesha

  • 0,07 kg - 1,78 kg

Çmimi

Çmimi

  • 3,00 CHF - 49,00 CHF

Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,40 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,91 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Filtrat aktiv
  • Marka: Onufri
  • Marka: Pegi
  • Marka: Zenit Editions

Botuesi: Onufri

Katër marrëveshjet, Don Miguel Ruiz

Në librin "Katër marrëveshjet", don Migel Ruiz, zbulon burimin e koncepteve kufizuese që na heqin lumturinë dhe krijojnë vuajtje të panevojshme. Bazuar në mençurinë e lashtë Tolteke, katër marrëveshjet ofrojnë një kod të fuqishëm sjellje i cili mund të na e kthejë me shpejtësi jetën në një përvojë të re lirie, lumturie të vërtetë dhe dashurie.
6,94 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Konfuci nga zemra, Yu Dan

Shkruar thjesht me synimin për ta bërë të lehtë për lexuesin e gjerë, Konfuci nga zemra e paraqet Konfucin bashkëkohor. Ai mund të na mësojë si të arrijmë lumturi shpirtërore, si të rregullojmë rutinën ditore dhe si të gjejmë vendin tonë në këtë jetë moderne.
7,93 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Onufri

Libri i Vogël i Hygge, Meik Wiking

Shpesh thuhet se Danimarka është shteti më i lumtur në botë. Dhe kjo vjen prej një gjëje: hygge. Hygge është përkufizuar në disa mënyra, që nga "arti i krijimit të intimitetit", "rehatia e shpirtit" dhe "mungesa e mërzisë", deri te "Kënaqësia nga prania e gjërave qetësuese" dhe, e preferuara ime, "kakao nën dritën e qirinjve".
14,86 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Libri i vogël i shëndetit, Michael Spira

Sa e vlerësoni shëndetin tuaj? Shëndeti i mirë është baza për një jetë të gjatë dhe të kënaqshme. Dhe lajmi i mirë është se mund të jeni të shëndetshëm për një kohë më të gjatë, nëse ndiqni disa hapa të thjeshtë.
7,93 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Areali kulturor i veriut në shek. XVI – XIX, Bardhyl Demiraj

Në këtë monografi i përmbahemi një koncepti të diferencuar teorik të "kulturës", duke u përqendruar në fushën e formimit dhe të produktit intelektual që është përftuar ose ka pasur synim largvajtës mbarështimin e tij në Veri të hapësirës kulturore – etnike shqipfolëse.
24,77 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Për bukurinë e fëmijës suaj, Pëllumb Karagjozi

Ky libër ka qëllim t'i përgjigjet problemeve të nënave ose të kujtdo që kryen funksionin e nënës, edukatores, pra të kujtdo që mundet, në njëfarë mënyre, të ndihmojë fëmijën të rritet mirë dhe shëndetshëm. Në këtë libër, paraqiten shkurtimisht proceset e rritjes, tek i porsalinduri, te fëmija dhe tek adoleshenti.
7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Bon Ton, Olesia Leço

Në një shoqëri ku marrëdhëniet, të cilitdo lloj qofshin ato, normat i kanë si rregullator të tyre, etiketa si një kod sjelljeje, mund të konsiderohet si vlerë e veçantë dhe e domosdoshme. Një vlerë, e cila vjen si një përsosje e këtyre normave në formën më të hollë dhe elegante.
7,93 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Faqe të panjohura nga vepra e Pjetër Budit, Blerina Suta

Zbulimi i një ekzemplari të ri të veprës së njohur të Pjetër Budit, Dottrina Christiana (1618), në një biblioteke të Romës, i ndryshëm në një fashikull prej kopjes së njohur, entuziazmoi menjëherë specialistët e fushës.
9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Dekorimet, nga Princ Vidi deri sot, Filip Rrumbullaku

Shteti... që ndodhet ndërmjet meritës si vlerë e veçantë dhe dekoratës si një mjet nderimi – e akordon këtë të fundit vetëm kur ajo meritohet në mënyrë të padiskutueshme. Në këtë rast, ai mban një qëndrim aktiv dhe promovues ndaj meritës.
14,86 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Sarkozy, emri i ç'gjëkafshë është, Alain Badiou

Mania për fitore dhe reale u përqendrua në problemet e organizimit dhe disiplinës dhe përmbahet krejtësisht që në 1902 dhe që me Ç'të bëjmë? të Leninit, në teorinë dhe praktikën e partisë së centralizuar dhe homogjene të klasës.
4,95 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

James, studenti im amerikan ushtar në Irak, Fatos Tarifa

James Perkins. Një emër i zakonshëm. Një prej mijëra studentëve, të cilëve u kam dhënë mësim deri më sot. Dhe një prej miliona ushtarëve amerikanë që kanë shërbyer―ose luftuar―përtej dy oqeaneve që i ndajnë Shtetet e Bashkuara nga pjesët e tjera të globit. Megjithatë, një njeri i jashtëzakonshëm. Një qenie njerëzore e mahnitshme.
4,95 CHF
More
Në gjendje